VIDEO/ Kreu i Gjykatës së Lartë, Sadushi: Siguria në gjykatat shqiptare është zero, gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi

8 Tetor 2025, 10:02Politika TEMA
VIDEO/ Kreu i Gjykatës së Lartë, Sadushi: Siguria në

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi bëri homazhe në nderim të gjyqtarit të vrarë Astrit Kalaja. Pasi doli nga Pallati i Kongreseve ku po mbahen homazhet, ai foli shkurtimisht për mediat, teksa tha se siguria në gjykatat shqiptare është në nivelin zero dhe se gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi.

“Patjetër që duhen marrë masa se situata është shumë kritike. Gjendja në gjykatat shqiptare është e papranueshme, siguria është në nivelin zero. E them me bindje të plotë dhe nuk mund ta lejojmë një gjë të tillë. Gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi”, u shpreh ai.

28 Komente

  1. K
    Kadri

    Ne Itali kush hyn ne pallatin gjyqesor kontrollohet, ndodh kjo ne Shqiperi?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kendveshtrim tjeter

      Kadri ky ketu qe kemi eshte kuplara bordello.Kryetari Gj.Larte me shall te kuq komunist u shqetesua po pushtelleqet qe ju kane bere njerezve me pronat,apo lirimin e krimineleve,drogaxhinjve?Natyrisht qe akti ndaj gjyqtarit nuk pranohet se eshte jeta,por dhe njerezve u eshte nxire jeta ne kete shtet te djallit.Njehere ndodhi kjo dhe u hodhen te gjithe po gjithe ata njerez qe nuk marrin drejtesi prej 32 vitesh,apo atyre qe i kane marre jeten dhe kriminelet jane te lire cfare duhet te bejne?Ah i popullit eshte karma

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mara emigrante ne Itali

      Sigurin e keni por ju jeni kriminelet e ligjit ne Shqiperi .Si spjegohet qe jeni te pasur , me Vila qe dhe vete ju nuk I mbani mend .? Mjaft u justifikuat , qerrohuni nga drejtesia .

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nuk ka drejtesi me 99% gjyqtare te korruptuar ne s

        Tamam, drejtesia sot eshte shume here me keq se ajo e degjeneruara e Sali kriminelit.

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bureto

        Sigurisht që duhet siguri më e lartë në mjediset e gjykatave, edhe pse vetëm kjo nuk e zgjidh problemin. Ka shumë çështje të tjera që duhen rregulluar, dhe që me rastin e tragjedisë së ndodhur, vrasjen e gjyqtarit Kalaja, janë shpalosur mjaftueshim këto ditë. Gjithsesi Sadushi thotë: "Gjyqtari do siguri që të japë drejtësi!". Pak i çuditshëm ky pohim, por edhe nëse e pranojmë, natyrshëm mund të pyesim: Gjyqtari është më i sigurt kur jep apo kur nuk jep drejtësi?! Pa asnjë dilemë do pohoja, sigurisht kur e jep atë, se përveç betimit që ka bërë, mjaft të kujtojë se si shërbëtor i ligjit, paguhet për të dhënë drejtësi dhe vetëm drejtësi. Janë me qindra të tillë që e bëjnë, por thonë që një dru i shtrembër rrëzon gjithë barrën. Do rregulluar perceptimi negativ publik mbi drejtësinë, siç para dy shekujsh Hasan Zyko Kamberi ka shkruar: "Kadiut kur i tregon paranë, ters e vërtit sherihanë!". Me apo pa të drejtë kështu, nuk duhet harruar edhe se "opinioni nuk vritet me plumb!".

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hasoni

          Z. Sadushi, ju jeni nder autoritetet qe mbani pergjegjesi per sigurine ne gjykata, sic mban cdo drejtues per institucionin gjegjes. Mos merrni ne pune punonjes te sigurise qe nuk kryejne punen! Eshte me e thjeshte problematika sesa e paraqesni ju. Flas vetem per aspektin e rojes fizike, pasi ceshtjet tuaja, te sistemit te drejtesise jane shume komplekse!

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hasan Rustemi

            Po dhe mbrojtje doni ju se uligarket ju mbrojn dhe u mbulojn me para ka mbrojtje me te madhe u mbron kupola .por populli eshte me shum se ju. Demoni tradhetaret hajdutet. Pushtetar dhe shikoni sa mir do eci shqiperija.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Miku i Donald Lu

              Kryetar: Kur eshte siguria më e madhe per gjyqtarin, kur jepet apo kur nuk jepet drejtesi?

              Përgjigjjuni
              1. L
                Luani

                Po per vilat , apartamentet pronat pa funde qe i kini mare me vendimet tuaja pse sthoni gje, nenen tu qijne mu ne gope , kermat e qenit

                Përgjigjjuni
                1. @
                  @.

                  Faji u be qyrk dhe nuk e veshi njeri thoshte gjyshja ime. Analizoni veten dhe nxirni mesim. Nuk ja u ka fajin kerkush. Politikan e gjyqesor beni qokat e njeri tjetrit kurse popullit q… tëmën. Kjo ka ndodhur keto 35 vjet ne Shqiperi. Si ka mundesi që po thuaj se gjith politikanet e majmur kan marr prônât? Muli nga Kuksi me prona ne bregdet!!! Per te ven duart ne kok. Mos i sorollatni njerezit. Jeni shum arrogantë. Gjynah që problemi ka shkuar deri ne vrasje. Personalisht e urrej dhunen. Me vjen shum keq per te ndjerin. Ngushellime familjes

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    ADRIATIK:

                    Eh more Sadush,te eshte mbushur mendje se je me i mençuri i dynjas,por je kaush.Keshtu thone.

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Cekja

                      Po ke te drejte se jemi ne Kolumbi. Por me e drejte do ishte te jepnin ndonjehere drejtesi pa pagese ti dhe koleget e tu shpifesira. Si mund te rrish perkrah Enkelejda Metalise qe fjala korrupsion eshte flete lavderimi per te se ajo eshte perfaqesuese e mafies qe e coi ne ate detyre. Ajo eshte nje e cmendur qe duhet te kesh frike. Apo te ulesh prane S. Simonit qe vendin e kryetarit e mbajti me lloj lloj marifetesh dhe ishte pjese e nje grupi qe sajonte dosje, apo disa te tjera aty qe te vjen ndot kur i permend. Jepni drejtesi zoteri qe ke shume vjet si lepires pushteti, se nuk keni pare gje akoma do thoshte KM.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Linza

                        Ja fut kot, turp! Mos beni korrupsion, jepni vendime te drejta. JENI TE SIGURTE!

                        Përgjigjjuni
                        1. k
                          kacidhja

                          Po o Sadush ,gruan ne Gjykaten e Apelit vete kryetar i Gjykates se Larte.Ajo xjerr vendime te padrejta ti ja vulos.Le te hetohen te gjitha vendimet qe ka dhene bashkeshortja jote Dhe e verteta do te dal ne drite.Mos prodhoni padrejtesi se do te keni pasiguri.

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gjon Muzaka i ri

                            Dorzo detyrën legen.kthe pagat që ke marrë.Ti thua siguria është zero nuk japin dotë drejtësi ,përse qëndron në punë.Pra nuk keni bërë drejtësi po e thua vetë.jeni bërë institucion i krimit.

                            Përgjigjjuni
                            1. v
                              vv

                              PO ti zotrote per cfare je. U GJET PROBLEMI. ZOTROTE I PASKA LENE GJYKATAT PA SIGURI.. JEP DOREHEQJQN.

                              Përgjigjjuni
                              1. J
                                Jeniceri

                                Bravo te qofte . Mbas 36 vite shtet demokratike ti kerkon siguri.Je dhe nga brezi i vjeter qe ke punuar ne komunizem e nuk di se ku qendron difekti i Drejtesise . Kot te diskutosh . E ka marr perupia kete vende e s'ka per tu bere ndonjehere shtet me Drejtesi . Po nxirri ku jane defektet e kesaj Drejtesije . Permbysni rregullat qe jane antidemokratike . Keni force ta bene apo komentoni kur vdesin shqiptaret . Thembra e Drejtesise eshte Kushtetuta dhe mbrojtsi i saj i famshmi President letra .Ku ka shtet pa nje Kushtetute e nje gardija ,qe te ve me shpatulla per muri kedo qe shkel ligjin . Kushtetuta me nene qe kundershtohet nga nen nene te tjera, eshte me keq se pacavurja ,qe pastrojme . Ky eshte problemi zoti Sadushi e jo ato garanci me bodigarde . Nuk jemi ne situata lufte qe te kerkojme mbrojtje . Jemi ne paqe dhe mbrojtja vjen nga ligji dhe populli qe te vlerson. Merrni shembull nga 97. Kush i garantonte mjeket, prokuroret e gjukatsit te beni punen e duhur . Populli! Per pune te mire te merrte ne mbrojtje per allishverishe te jepte plumbin . Ja kaq e thjeshte eshte kjo puna juaj e jo babzija per tu pasuruar me fatkeqsit e tjetrit . Qe te mos perseriten me keto fenomene beni te pakten nje ndryshim . Te hiqen te gjitha detyrimet per te paguar nese ke shkelur ligjin. Te mos kete garanci me para, se krimineli ua merr popullit e ua jep juve per te shpetuatr .Kush gabon e shkel ligjin vendim i formes se prere pa bishta nga pas . Keshtu nuk shkelet e drejta por forcohet .

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  NACIONALISTI

                                  GJYQTARIN. KALAJA. E. VRAU VETE. KALAJA. DMTH E VRAU VETE DREJTESIA .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Po

                                    Siguri per ju ndersa per njerezit e thjesht vari k... Njerez plehra qe keni 35 vjet dhe e keni shakteruar drejtesine. Ne vend qe sot te pergjigjesh per gjykatsit plehra qe japin vendime konfuse e te kunderta por edhe vendime gjykatash qe nuk zbatohen del edhe kerkon me shume qe mos u ngopshi kurre.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      Rita

                                      Siguria eshte pergjegjesi e kreut te institucionit.Ai duhet te percaktoje nevojat dhe numrin e punonjesve te siguriseye cilat i zgjidh me polici private apo punonjes sigurie te trajnuar dhe me emerim nga vet kreu i institucionit.Deturat dhe pergjegjesite kane te percaktuara mr ligj dhe mos te luajne ping- pongun

                                      Përgjigjjuni
                                      1. s
                                        sapa

                                        Asnje lloj mbrojtje nuk ju shpeton!Keni hak per te lare!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Skraparliu

                                          Po kur keni mare mijra ero dhe po merni mijra ero per te dhene drejtesi kush mban pergjegjesi o Sadush ju duken te embla kur I merni dhe rrogen e shtetit nuk e perfillni ju gjyqtare e prokuror e keni sjelle ne kete derece kete drejtesi sepse ju shikoni nga duart jo tek ligji.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. x
                                            xxxx

                                            Drejtesi ka por eshte e shtrenjte .Apo jo Sadush ? Ti e di shume mire se ke qene ne vendin ku "prodhoheshin" magjistratet .Ata i ke perzgjedhur e trajnuar ti dhe shoket e tu , i vlereson ti , i promomovoni ti me shoke dhe ne fund ja rezultati , jeni te gjithe te burra te mire kur nderroni jete , e te gjithe skarco kur jeni ne jete .Me kete ju oroj te gjitheve jete te gjate dhe gjate kesaj jete ti therrisni mendjes ,jo sjellje arrogante , jo megallomani , mirenjohje dhe perulesi per te gjithe ata qe kotribojne si taksapagues qe ju te miretrajtoheni dhe ne emer te kesaj vendime te drejta .Nese ju prodhoni te kunderten eshte e veshtire te kerkoni respekt.Filloni analizen nga vetja , nga mosdhnie e drejtesise ne kohe , zvarritja e proceseve , efikasiteti i vendimeve , shkalla e parandalimt te cdo lloj konflikti dhe zgjidhja etyre me drejtesi dhe ndeshkimi i pandeshkueshmeise dhe pasi te jepni prova se i beni keto kerkoi edhe truproja po te jete e nevojsheme .Deri me tash vetem keni marre e nuk keni dhene asnjegje ,pervec keni mbjelle pakenaqesi dhe deri ne urrejtje .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. U
                                              USA

                                              Jo hidhni Qeverine ne gjyq per te marre rroga me te madhaja dhe jo per te siguruar SIGURIN. Siguria fitohet me drejtesi. N.q.s. ju kur shikoni njerez qe kerkojne me dokumenta te falsifikuara te marrin prona cojini ne prokurori dhe ti shikoni kush ju paguan me shume.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Populli

                                                Ku jeton ky ????

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Pensionisti

                                                  Ne shqiperi gjykatesit duan mbrojtje per te mos dhene drejtesi!,Ne privatizimin e banesave shteterore nuk ka pune asnje pronara toke!Pronaret e tokave vetem kompesohen ne para nga shteti.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. F
                                                    Franci

                                                    Sadushi je një nga shkaktarët që punët shkojnë deri aty sa të vritet gjykatësi në sallën e gjygjit në krye të detyrës. Ka disa vite që Sali Berisha godet drejtësinë , i bën presion gjygjtarëve edhe gjygjtarit të ndjerë Kalaja, po ashtu cdo ditë i bën presion gjygjtares Irena Gjoka me lloj lloj epitetesh ofenduese dhe nuk keni dalë një herë publikisht si KLGJ dhe ti si drejtues i saj të dënoni këto sulme të Berishës. Dhe nga këto qëndrime tuajat elementët krimielë marrin zemër. Atëhere ti ose je frikacak ose je i linjës berishiane.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Agimi

                                                      O sadush e sadusha te tjere. A e dini cfare rogash merni????? Ju nuk e dini sa pasuri keni , sa keni vjedhur , sa prona keni tjetersuar , sa njerez fukarej keni mashtruar, sa denime koti keni dhene dhe ato plot I keni liruar etj.Ju nuk e dini ose nuk doni ta dini por populli di gjithcka.Largohuni nga sistemi I drejtesise kur nuk keni siguri.Hajduti dhe xhambazi me ligjet e shtetit asnjihere nuk ndihet dhe nuk ka si te kete siguri. Gjemat dhe bemat tuaja 35 vjcare do kene nje cmim. Dhe ai qe I ka bere le te presi ndeshkimet nga cilado ane qe te vijne, nga drejtesia , nga ligji dhe nga vet njerzit e ndershem qe u keni nxire jeten .

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje