Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave nga Greqia lidhur me replikat mes tij dhe gazetarit greko-amerikan John Defterios gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi, ku kreu i qeverisë shqiptare pasi kuptoi që ai kishte grek, i tha “mendoni se jeni pasardhës të Platonit dhe Aristotelit, por nuk jeni”.
"Jam i mahnitur nga reagimi i disa mediave në Athinë e i ndonjë politikani të lodhur grek lidhur me tonet e mia aspak tendencioze, po me humor miqësor gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e nderuar John Defterios në panelin e organizuar gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi!
Është e pabesueshme që një fjali e thënë me humor, të shkëputet totalisht nga konteksti e të kthehet në polemikë publike me pathos nacionalist, gjë që fatkeqësisht në Athinën mediatike ndodh shpesh!
Por i siguroj të gjithë të shqetësuarit e të lënduarit, se nuk kam as më të voglin dyshim që Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë dhe që Greqia e Lashtë është shtrati i qytetërimit europian; që kultura greke meriton vetëm admirim, jo vetëm për filozofët e lashtësisë po edhe për poetët, shkrimtarët, kineastët e muzikën që i ka dhënë njerëzimit; që Greqia është një vend për të cilin unë ushqej ndjenjat më pozitive, që populli grek është për mua një fqinj i pazëvendësueshëm e vëlla i patjetërsueshëm i popullit shqiptar dhe që për kryeministrin e Greqisë ushqej një respekt të veçantë!
Por ama mos më kërkojë askush ndër të shqetësuarit dhe të lënduarit me humorin tim, që kush shkruan e flet greqisht me pathosin nacionalist të të larpërmendurve, të më duket si pasardhës i Platonit dhe Aristotelit!"- shprehet Rama.
DOMETHENE ,,,,,, PO BRENDA E KANE,,,,,,,PO MOS U MERZIT SE SHQIPETARE JANE , ME EMER GREK DHE SI GJITHEMONE SHQIPETARET KUNDER SHQIPETAREVE........
Ne politike sidomos nderkombetare nuk ka te flasesh konrad mbas bregut. Cdo fjale ka nje mesazh brenda. Dhe mbas kaq vitesh nuk po kupton ca gjera. Nuk e shpike ti rroten. Ti mbase je I pari qe dole me atlete por vetem kaq.
Po mire i ka thene. Ne rastin konkret ky gazetari "puro helen" ka mbiemer turk Defterios. Defter ne turqisht dmth fletore, bllok shenimesh.
Bravo Edi Rama. Dy here ja nguleve nacionaliste greke qe nuk kane asnje lidhje farefisnore me greket e lashte. Pa merak, ata e dine mire nga vijne dhe ju djeg keq e verteta. Por ata nuk dijne se ku po shkojne.
Po te dalin jashte kontekstit shume thenje, don zoti e te kemi mire me shendet se na mori lumi. Dhe me Trapin ta nxorren jashte kontektit,beju serioz merre ne dore qeverine se dhe pastruset jan qelbur nga vjedhjet. Jo cdo here ka justifikime, largo sa me shpejt nga qeveria hajdutet qe e ke mbushur me ca femije hajdut. Kot kisha nje pyetje: me ate Durana tech si vajti puna se lopet po bejne bajga dhe sfitat cdo dite tek vendi i planifikuar,nuk po hyjme tek satelitet dhe shpiragu se me kap diarrea
Bravo i qofte KM, kjo eshte nje pergjigje nje burri te madh shteti, e nje atdhetari e patrioti te jashtezakomshem por edhe nje njohesi te shkelqyer te qyteterimeve dhe filozofeve te lashtesise greko romake e deri edhe ato hindu e kinez. Kjo na ben krenar dhe jemi shume te lumtur qe kemi nje kryeminister te permasave te tilla te gjithe ditur ne te gjitha fushat si ajo politike, filozofike, shkencore, artistike e letrare e sportive. Bota nuk ka pare kurre nje kryeminister kaq te ditur, kaq te vendosur, kaq largpames e kaq patriot. Ne jemi me fat qe jemi bashkekohes se tij dhe qe fati e solli qe te na udheheqe drejt majave te zhvillimit e progresit te pandalshem. Eshte pikerisht largpamesia dhe madheshtia e tij qe ka bere te mos shikoje disa gjera te vogla si puna e korrupsionit te gjithperhapur dhe vjedhjet marramendese te ministrave e zyrtareve te cdo niveli deri edhe tek z/v e tij. Eshte nje rast uniukal dhe nje merite e jashtezakonshme e KM qe megjithese gjithe rrethi i ministrave dhe zyrtareve qe nga z/vendesit e tij dhe deri tek punonjesi me i thjeshte i administrates jane perfshire ne nje gare se kush po vjedh me shume , vetem ai ka mbetur i paster si kristali dhe i paepur ndaj tundimit per tu pasuruar.
Rama është nona Është njish
Kur ke ndjenja inferioriteti ndaj dikujt atëhere humbet qetësinë, llogjikën e arsyetimin duke nxjerrë nga shpirti vrerin e urrejtjes dhe arrogancës me shpërthimet e llumit të një propagande nacionaliste qesharake e të turpshme. Dhe ky tip idiotizmat e tij i quan "humor"!!!!! Kur ADN-ja e atij populli është vërtetuar shkencërisht si pasardhës të Platonit e Aristotelit, kur historia, arkitektura, gjuha, shkenca, kultura, filozofia e gjithçka tjetër është e lidhur me atë popull që quhet grek dhe që respektohet nga e gjithë bota, do dalësh ti more langaraq që zbrite nga shpellat e pyjet vetëm një shekull më parë pa gjuhë e identitet të thuash çfarë?!!!! Sharlatan!
I qete...se nje te vertete ka thene mos u acaro....
Na thuaj ti Klimaqis se cfare kuptimi ka ne greqisht mbiemri Defterios i atij gazetarit sternip i Aristotelit ??
Klimax, merre shtruar. Kulturen e lashte dhe klasike helene e respektojne te gjithe qe kane nje njohuri qofte edhe minimale historike. Ajo eshte nje fakt. Por ajo qe greket e sotem (qysh prej 200 vjeteve) bejne nga fqinjeve te vet dhe sidomos shqiptareve me te cilet kane ndare historine te pakten 4000 vjetet e fundit nuk ngjan me kulturen helene. Kjo shkakton nje debat te natyrshem mbi nje pyetje te thjeshte: a jane greket e sotem perfaqesues te denje te kultures helene qe ndricoi boten e lashte apo jane nje perzjerje e mbetjeve te tyre, epiroteve, ilireve, shqiptareve, vlleheve, sllaveve, turqve dhe te tjere? Gabimi i gazetarit grek me emrat e dy kryeministrave dhe gafa me numrat e marrveshjes Shqiperi-Arabia Saudite mund te duket si gabim feminor, por duke njojtur politiken e sotme greke, te le per te dyshuar se ishte nje lapsus
Klimax, Greket e sotem qe edhe ti nuk e di kush jane, kane pak DNA nga ajo kohe, por kane gjithashtu DNA sllave, vllehe, shqiptare sepse vete pozicioni dhe kultura e tyre ka terhequr shume popuj te vine ne Hellas dhe te perzihen natyrshem me helenasit e lashte. Kjo ka ndodhur edhe me epirotasit, iliret apo te tjere, por zakonisht migrimi godet me fort zona te hapura dhe te zhvilluara sic ka qene dhe eshte Greqia, dhe s'ka asgje per tu turperuar. Turp eshte te mos gjykosh sesi gjerat jane zhvilluar ne shekuj. Per fat te mire apo te keq hapesira ku jetojne sot shqiptaret ka qene malore dhe me pak e zhvilluar, prandaj DNA shqiptare ka ndryshuar pak. Nuk ja mohojme grekeve te sotem qe ata kane disi lidhje me kulturen e lashte helene, por ata duhet te kuptojne qe ajo kulture s'ishte e kufizuar apo zhvilluar vetem nga banoret e hapesires se sotme greke, por nga gjithe Gadishulli ilirik, Azia e vogel, veriu i Afrikes, Italia...etj
Keshtu,,,,i do mushka drute,,,,,mire jake bere pjellave turke....