Rama u tërheq vëmendjen ministreve për negociatat me BE

16 Janar 2026, 12:45Politika TEMA
Rama u tërheq vëmendjen ministreve për negociatat me BE

Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar dhe kabinetit qeverisës, Edi Rama duke folur për rrugët që ka Shqipëria drejt anëtarësimit, iu drejtua dy ministreve të tij përgjegjëse për negociata me BE, Majlinda Dhuka dhe Adea Pirdeni, duke u thënë se duhet që të shpjegojnë dhe informojnë më shumë deputetët e PS.


Sipas Ramaës ata duhet të jenë të informuar për çdo gjë në lidhje me rrugën që Shqipëria ka në finalizimin e këtij objektivi, në mënyrë që ata të ndihmojnë me eksperiencën dhe profilizimet e caktuara të tyre.

“Duhet shumë më tepër punë për t’u shpjeguar me grupin dhe për t’u dëgjuar, duhet shumë më tepër informacion i ndërsjelltë në mënyrë që të gjithë deputetët, të cilët mund të kontribuojnë në një proces draftim, të jenë të informuar. Është një format i domosdoshëm”, tha Rama.

 

3 Komente

  1. R
    Ramses

    Po popullin, të paktën atë që të zgjedh, kush e informon?,

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!..!!!!

      E pse duhet te informoje njeri popullin ? Populli duhet sa te hedhe voten , pastaj ku te kam pare. Por shqiptaret jane popull injorant , si nuk e kuptuan ne keto 35 vite , se vota ne Shqiperi vlen vetem "Per te bere rotacion te menaxherit te korrupsionit"......Ti bojkotojne njehere 100% votimet , dhe te shohim cdo behet pastaj .

      Përgjigjjuni
    2. U
      Ushtari.

      O Rame kerko mendim tek specialistet e te gjitha fushave se ke me shumice atyre percillja e bejua te qarte prioritetet e jerkoju mendim per rruget e pershpejtimit.S pi qe per deputetet ata ne cdo mkment di te thine " ok" e rrezik do te futesh ne rruge qorre.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje