“Të vendosim piketat për godinën e re të Parlamentit”, Rama i prerë me të vetët: Braktisja e territorit nuk është opsion!

16 Janar 2026, 12:25Politika TEMA
“Të vendosim piketat për godinën e re të

Pas mbledhjes prej disa orësh me grupin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama foli gjatë për procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian si dhe godine e parlamentit.

"Duhet të vendosim piketat për godinën e re të parlamentit të Shqipërisë. Deputetët duhet ndërkohë të mos e ndërpresin, por ta artikulojnë edhe më mirë punën që nisi pas zgjedhjeve në territor.

Ribraktisja e territorit nuk duhet dhe nuk mund të jetë opsion për këtë grup parlamentar. Dua ta theksoj këtë pasi besoj që 83 mandatet e kërkojnë këtë me një ngulm të panjohur më parë.

Imponojnë shumë gjëra për këtë forcë politike, në fund të 2027 të dalim para atyre që na votuan duke thënë e bëmë atë për të cilën nga dhanë votën. Pastaj detyra tjetër është pjesa e këmbënguljes me të gjitha qytetet e Europës të bëjnë ratifikimet për të anëtarësuar Shqipërinë në BE", deklaroi Rama.

3 Komente

  1. V
    Vjosa

    Nuk ju mjafton ndertesa qe keni ? Ne Shkoder tregojne , kur u ndertua Kafja e Madhe ku mblidheshin gjithe te pasurit e qytetit qe e mbanin veten me te diturit nje dite hyne nje Malesor trup larte ata qe ishin kapardisur brenda e pyeten si te duket ky hane , Malesori ju thote per keta kuaj qe ka brenda mire eshte .

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Nuk ka thane tamam ashtu por: Per cfare magjaresh jane mbrenda nuk ka te share.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parku Rinia

        Kjo foto, ne ngjyren e podiumit e me radhe ..... deri te vete SuperLeader-it ...., e ne rreshtim ...., duket shume e frymezuar nga ato te 85-86 viteve me pare ...., po ne te njeten salle .....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje