“Blendi Fevziu të nxjerrë faktet ose i bën shërbim Ramës”

16 Janar 2026, 12:55Politika TEMA
“Blendi Fevziu të nxjerrë faktet ose i bën shërbim

Duke komentuar debatin online mes moderatorit Blendi Fevziu dhe kryeministrit Edi Rama pas deklaratës së ministrat lënë kronikat e gatshme dhe ikin gjatë fundjavave me pushime, analisti Andi Bushati u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se Fevziu duhet të nxjerrë faktet, ndryshe i bën shërbim Ramës. Ndërsa Ergys Mërtiri u shpreh se Rama këtë shfrytëzon, duke u marrë me muhabete kot për të spostuar vëmendjen.

Bushati: Duhet të nxjerrë faktet Fevziu, sepse tha se shtatë ministra prodhojnë kronika pa qenë në punë. Rama tha se kanë qenë në punë s’kanë bërë kronika false. Ta godasësh Ramën me fakte të paqena është t’i bësh nderinë më të madh. Fevziu të nxjerrë faktet dhe debati mbyllet, jo hidh e prit.

Zogaj: Parimi i gazetarisë që themi ne është që një e pavërtetë rrëzon tri të vërteta. Duhen faktet. 

Mërtiri: Që këta (ministrat) çojnë kaseta kjo dihet. Se ku është ajo se kur e çon ti kasetën ky është muhabet kot. Problemi është pse Rama merret me këtë. Merret me debate pa ndonjë peshë, ndërkohë që i është kapur tjetra te AKSHI, bëhet nami, janë miliona euro dhe ai merret me kaseta. Rama prandaj e shtyn këtë gjë, se të spostojë vëmendjen do ai.

Bushati: Shuhet debati po i nxorre faktet dhe mbaron. Nuk e di çfarë faktesh ka Fevziu, por do të mbyllej debati po të dlinin faktet, as Rama s’fliste më, as Rama nuk i përgjigjej. 

5 Komente

  1. S
    Skraparlliu

    Si rri goja kermes se kapos. Njeri ordiner.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Az

      Mërtiri nkë lloj si Fevzoja Ja: "Që këta (ministrat) çojnë kaseta kjo dihet" !!!

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

        I nderuar Az. Nuk e di a perdoret më, por kjo ka qenë praktike punë para disa vitesh në qeverine Rama. Rama diçka di, prandaj i meshon kesaj pune me force. Siç duket ai e di që Fevziu e ka me të degjuar, dhe ndoshta është e vertetë, por mbase ka nja kater vjet a me shumë. Rama siç duket ua ka prerë këtë gjë ministrave, dhe i thotë Fevziut "fol, ku i ke provat". Fevziu e fton në studio, që të bëjë surprize me "Materiali Nr6 e Materiali Nr10". Mbase edhe Fevziu ka prova me video dhe data. Ku i dihet. Por Fevziut nuk intereson debati në gazeta se nuk fiton gjë. Ai fiton nga ardhja e Ramës në emisionin e tij, dhe shitja e reklamave nepermjet shikueshmerise. Ndersa Rama e perdor me mjeshteri - nuk shkon ne emision, dhe në publik mbetet fakti që "u hodhën genjeshtra dhe Rama ja dhjeu". Edhe Mertiri prandaj e ka thene këtë gjë. Lojen me kasetave e hapi Erioni Veliaj. Të tjeter e kopjuan, derisa Rama u terhoqi veshin, si mesuesi me nxenesit çamarrokë.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Degelisi

        Nuk besoj qe kasetat Jane ne perdorimi ne 2025-2026 Faktet mbyllin debatin

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noli

          po ushtron te drejten e tij per te shpifur, se e ka te amnistuar tashme!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje