Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot lirimin e Nënadmiral Adnand Dëfrim Agastra nga detyra e Komandantit të Forcës Detare dhe dekretoi emërimin e Kundëradmiral Arsen Burhan Mullaj në detyrën e Komandantit të Forcës Detare.
Presidenti dekretoi dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Razije Kadri Mehmeti, me detyrë “Drejtor” në Drejtorinë e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak J-9 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Gjithashtu, Begaj dekretoi dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Fatmir Sadri Neziraj, me detyrë “Drejtor” në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes J-3/7 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Presidenti dekretoi edhe dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Edmond Abaz Voci, me detyrë “Komandant i Qendrës së Kontroll Raportimit” në Forcën Ajrore.
Keta jane te gjithe Gjenerale te ushtrise se Vdekur… gallate presidencisle ..!!
sa varka ka në dispozicion ky admirali?
Interesant qe komandante te flotes shqiptare keto dya tre dhjetyevjeçare te fundit emerohen devollinj qe nuk kane te bejne me detin. I pari Muçollari me origjine nga bilishti dhe i biri i kapterit magazinier te depove te ushqim, Bilbilit, pas stadiumit Flamurtari dhe ky i fundit Agastra nga Babani i devollit. Nuk u gjet ndonje vlonjat a durrsak ose ose sarandiot qe te drejtoje floten tone?