KE rendit Shqipërinë të parën për reformat e integrimit! Koopman: Jeni në pararojë të procesit

16 Janar 2026, 13:36Politika TEMA
KE rendit Shqipërinë të parën për reformat e

Komisioni Evropian, nëpërmjet Gert Jan Koopman, drejtor për zgjerimin, ka vlerësuar se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë arritur rezultatet më të mira në reformat e nevojshme për marrjen e fondeve nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Deri më tani, Shqipëria kryeson pasi ka zbatuar 21 reforma, ndërsa Mali i Zi 12.

Ndërkaq, Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosovës, brenda disa javësh, mund t’i hiqen të gjitha masat ndëshkuese dhe ndaj asaj do t’i jepen mbi 400 milionë euro.

Ne kemi filluar të heqim tashmë masat ndaj Kosovës dhe tani jemi në një fazë shumë vendimtare, ku do të donim të akordonim më shumë se 400 milionë euro. Prandaj, jemi në diskutime shumë të thella me autoritetet e Kosovës, ndaj shpresoj të jem në gjendje ta finalizojmë planin këtë muaj“, tha Koopman.

Ndryshimi i qëndrimit nga BE erdhi pas pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet e fundvitit të kaluar, që i risollën në pushtet në komunat e veriut.

Në total, deri më tani, nga plani i rritjes rreth 453 milionë euro u janë paguar shteteve ballkanike. Sipas Koopman, vijimi i pagesave për këto shtete varet vetëm nga zbatimi i axhendave të reformave, kryesisht në fushën e sundimit të ligjit.

3 Komente

  1. M
    Maro

    Po si shpjegohet...Mali I Zi ka .byllur shume kapituj por ne asnje....si mundet te jemi ne me mire.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Si thote ajo fjala: Fjalet e mira dhe guret ne traste.

      Përgjigjjuni
      1. d
        dyshuesi

        Dale mo djalë dale.! Pyet njëherë Fredin Bejleris atë eurodeputetit a dëshiron ai të futet Shqipëria në BE ? Ai e ka në dorë këtë punë. Deri më tani ai thotë JO .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje