Kryeparlamentarja Spiropali vizitë në Turqi, vendos kurorë me lule në mauzoleun e Mustafa Qemal Ataturkun: Nderim Atit Themelues dhe Presidentit të parë të Republikës

17 Korrik 2025, 19:05Politika TEMA
Kryeparlamentarja Spiropali vizitë në Turqi, vendos kurorë me

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Turqi, ku ka marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore në Anıtkabir, mauzoleun e Mustafa Qemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne.

Në nderim të figurës historike të Ataturkut, Spiropali vendosi një kurorë me lule në monumentin përkujtimor, një gjest simbolik që u shoqërua me nderime zyrtare.

Pamjet e ceremonisë janë publikuar në rrjetet sociale nga vetë kryeparlamentarja, e cila e ka shoqëruar videon me mbishkrimin:

“Ceremonia e vendosjes së kurorës në Anıtkabir, në nderim të Mustafa Qemal Atatürkut, Atit Themelues të Turqisë moderne dhe Presidentit të parë të Republikës.”

3 Komente

  1. l
    loni

    I jati i Qemal Ataturkut ishte shqiptar na Dibra, kurse e jema turke

    Përgjigjjuni
    1. T
      Turi

      E ema ka qene bullgare.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Agim

      Ne kena shtet me tradhetare. Nuk mjaftun 500 vjet roberi e percudnim te shqiptareve po prap atje doni ne shku. Shtet lecke qe mbulon skenderbeun kur erdhi sulltani. E mbushen shqiperine me xhamija e hoxhallare turq, qe rrijne tu mallku shqipen. Kur shef ca bahet te shkon menja ma mire me enverin si patriot se kto legena politikane qe kemi.ne jena kuq e zi e jo turq.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje