Kryetari i PD-së Shkodër: Nuk do të mbështesim Bardh Spahinë për kryebashkiak!

29 Mars 2023, 08:57Politika TEMA

Kryetari i PD-së Shkodër: Nuk do të mbështesim Bardh

Ka ardhur një përgjigje e qartë politike nga dega e Partisë Demokratike të Shkodrës pas vendimit të kryesisë qendrore që të mos dalin me kandidat në bashkinë më të madhe në veri.

Kryetari i degës së PD-së Shkodër, Xhevdet Amuli, ka deklaruar në televizionin lokal TV1 Channel, se strukturat e Partisë Demokratike nuk do të mbështesin Bardh Spahinë për kryetar bashkie.

”Struktura është e përgatitur dhe strukturës i intereson vetëm PD, edhe pse janë zgjedhje lokale, por më shumë se aq janë zgjedhje politike.

Kështu që në këtë moment, unë dhe strukturat e PD-së, do të punoj për PD, për listën e këshillit bashkiak, ku secili prej tyre mund të ishte një potencial për drejtimin e bashkisë.”

Amuli deklaroi se nuk e sheh të arsyeshme t’i orientojë demokratët për të mbështetur koalicion Berisha-Meta, për faktin se sipas tij, PL-ish LSI, ishte ajo që ka çuar në shkatërrimin e PD-së ndër vite.

”Unë nuk kam si të votoj PS, as PL, janë dy pole që ndër vite janë munduar të shkërmoqin PD-në. Ne do të votojmë PD, figurat e PD, këshillat bashkiakë, kjo është zgjidhja.

Unë nuk kam lidhje me asnjë subjekt te tjera dhe siç e thashë shkatërrimi i PD-së ndër vite është LSI, që në koalicionin e parë. Kandidati, pra Bardhi kujt i shërben? Berisha-Meta e kanë shkatërruar PD, e ka ardhur koha që ne të vazhdojmë drejt rrugë së saj, të ndahemi nga e kaluara.

Foltorja e ka filluar ‘reformën’ e administrates në Shkodër, duke larguar me personat më të vlefshëm të PD, dhe disa herë e kam denoncuar për këto largime nga puna, se janë larguar pa asnjë motivacion, kështu që nuk mund tu them demokratëve dhe t’i orientoj ata që të votojnë PL”, tha Omuli.

Ndërkaq, kreu i PD-së së Shkodrës ka folur edhe mbi vendimin e marrë nga kryesia qendrore për të mos nxjerrin kandidat në këtë bashki.

Xhevdet Amuli, shprehet se vendimi për të mos marrë pjese më një kandidat të PD zyrtare, atë të Alibeaj, u mor nga kryesia e PD-së, dhe si e tillë duhet respektuar.

”Kështu e ka parë të arsyeshme, kryesia e PD-së, vendimi merret nga kryesia e PD-së, pavarësisht se Alibeaj është kryetari në detyrë, por gjithsesi ai nuk mund të vendos pa marrë vendimin dhe votimin e kryesisë së PD-së.

Në fakt në shumë gjera nuk ka tingëlluar mirë marrja pjesë me më shumë se një kandidat, por sipas kalkulimeve, dhe të çdo gjeje që është bërë, është parë e arsyeshme qe në disa degë të mos merret pjesë me një kandidat.”

TemA

 

12 Komente

  1. Q
    Qytetari jo dixhidal

    Bukur fort ! Vize kandidatit te grupimit " fitojme se bashku" dhe plus Partise Demokratike, e cila ka siglen ne fleten e votimit. Problemi eshte i zgjidhur. Po do te fitoi PS-ja. Pune e madhe. ta provojme nje here !

    1. D
      Dardan

      Bravo Xhevdet Amuli, Shkodra eshte e demokrateve dhe jop e agjentures serbo-ruse ne Tirane me ne krye Sali Sheqere Vuk Berishen!

      1. P
        Pilo Lala

        Tani qe doli hapur, e hengri ky, shkon sot Flamur Noka me horrat e Malesise Madhe, e pushton seline. Ishalla nuk vriten njerez, se Saliu nuk ndalet.

        1. R
          Realisti

          Një mendje kisha edhe unë. Do vazhdojë 2 prilli tani se Berisha kështu ka jetuar...

      2. D
        Didi

        Po cilat struktura mo AMUL nuli

        1. s
          shkodrani

          A e keni pyetur Xhoden nese di shkrim e kendim?

          1. Y
            Ylli

            PD e "Kryetar" A-Mulit, aq sa jane ne foto, pra 4 vete.

            1. F
              Fatmiri

              Shqip eshte:Zoterija nuk pranon te fleje me mulligjeshen ,per hater te vjerrit pa moral.

              1. N
                Noci

                Shkodra ka votuar vazhdimisht PD.Tani del se po te degjosh Berishen njerezit do te votojne per Meten e kete do t'a shohin pas zgjedhjeve kur shumicen ne keshill e bejne njerezit e PL.Shkodres i kujtohet besoj se nga inati me PD votuan Boriçin.Kete radhe mund te tradhetohen duke votuar te majten e Metes.

                1. L
                  Lol

                  AFERIM O TRIM VOTONI RAMEN E DO TA HANI SA KRAHU SALA E EDVINI JANE SHPIRTERA BINJAK SALA JU DHA NOC RROKUN RAMA JU FUT DAJAK KEQ DO E KENI PUNEN MUND TA NXJERR NE PAZAR EDHE LIQENIN EDHE BUNEN

                  1. t
                    toni

                    shkodra akoma voton si te ishte 91-shi ...prandaj eshte ne ate gjendje . edhe vete shkodranet ankohen si u prish qyteti me zbarkimin e malesise se madhe dhe rrethinave .....shkodra tani eshte sinonim i vrasjeve ,atentateve,klaneve te krimit ....shkodra eshte ne vend numero tash e sa kohe .....mburren me te shkuaren ...

                    1. O
                      Oh sa kom qesh

                      Ky koqja i PD se AliBashes nuk voton Bardhin se i duhet shkaterimi i PD dhe per kete po ndihmon per fitoren e PS, pra te Benet Becit. Pas sa gota rakije qe ke pire dhe sa kg. krap ke ngrene qe kete vendim e more ne nje lokal. Te qofte per hajer, toc.

                      Lini një Përgjigje