Sali Berisha, në betejën e tij për të marrë Partinë Demokratike pasi u shpall non grata, deklaroi se në statusin e partisë do të ketë një nen, sipas të cilit, në rast të humbjes së zgjedhjes, kryetari i partisë duhet të largohet.
Berisha tha se ky nen do të quhet neni Basha.
Tashmë që humbi zgjedhjet, neni Basha i ri si çekan tek koka: A do e zbatojë Sali Berisha?
Çfarë deklaronte Berisha?
Teksa numërimit të qendrave të votimit në rang vendi po i vjen fundi, humbja e thellë të së djathtëve tregon jo vetëm një mungesë vizioni, por edhe një konsumim të thellë të lidershipit aktual.
Në qendër të këtij diskutimi qëndron kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. I rikthyer me forcë në krye të një pjese të PD-së, pas përjashtimit të tij nga strukturat e Lulzim Bashës, ai premtoi ringritje të kësaj force politike dhe fitore.
Por, ajo që ndodhi ishte krejt e kundërta! Demokratët janë duke shënuar një humbje më të thellë se kurrë, madje dhe më të thellë se në vitin 2021 kur në zgjedhjet e prillit blutë drejtoheshin nga Lulzim Basha.
Tani pyetja që lind natyrshëm është: A do të japë dorëheqjen Sali Berisha? A do të respektojë ai atë që dikur e quajti “neni i Bashës”, një normë e brendshme e etikës politike që një kryetar partie që humb zgjedhjet duhet të tërhiqet?
Ai vetë, ka deklaruar në nëntor të vitit 2021 se nëse një kryetar i Partisë Demokratike do të humbë zgjedhjet, atëherë ai do të duhet t’i thotë lamtumirë PD-së.
Sipas Berishës, statuti i ri i cili do kalojë nga Kuvendi në 11 dhjetor, do sanksionohet me nen se nëse një kryetar i PD humb zgjedhjet duhet ti thotë lamtumirë PD-së dhe t’i hapë rrugë ndryshimit.
“Kush do mund të imagjinonte se partia që solli votën e lirë ta përjashtonte votën e lirë nga hapësirat tona. Unë i dëgjoj ata se në vend që të japin dorëheqjen dhe të thonë se jemi të paligjshëm, si kryesi jemi të paligjshëm por thonë, po ja ne u miratuam nga Këshilli Kombëtar.
Jo jo Këshilli Kombëtar nuk ka autoritet kurrë të dhunojë statutin e miratuar nga Kuvendi. Ky është një dhunim nga peng-kryetari sepse ai i mbodhi shpejt e shpejt lexoi emrat pa asnjë llojë vote. Dhe këto do marrin fund. Kryetari s’do mund të veprojë kurrë në këtë mënyrë dhe ai që do marri një akt të tillë do dënohet me ligj.
Së fundi, kryetari që humbet zgjedhjet do ti thotë PD lamtumirë. Edhe këtë nen në statut do ta quajmë ? neni Basha? që mos ta harrojnë ata që do vinë pas nesh në PD. Që ishte një kryetar që vinte nga humbja në humbje dhe thoshte nuk jap dorëheqje se nuk e thotë statuti. Tani do ja themi dhe e quajmë ? neni Basha?”, ka deklaruar Berisha në nëntor të vitit 2021.
Sa her i ka ngrën goja m .Bufit
Absolutisht jo.Berisha i duhet PS te pakten edhe nje mandat tjeter. Le te jete si Andreotti dhe po qe se do jete i pamundur le te largohet ne 2033.
Absolutisht jo.Berisha i duhet PS te pakten edhe nje mandat tjeter. Le te jete si Andreotti dhe po qe se do jete i pamundur le te largohet ne 2033.
Absolutisht jo.Berisha i duhet PS te pakten edhe nje mandat tjeter. Le te jete si Andreotti dhe po qe se do jete i pamundur le te largohet ne 2033.
Talluni talluni ju , po ky u tregua me i zgjuari nga te gjith politikanet …..vodhi , beri para te papare nga politika , dhe nga spiunlliqet ne Kosove , nga pjesmarja ne vjedhje kur ishte minister i PD se , kur te gjithe u tkuren ekonomikisht nga covidi ku u pasurua dhe shumfishoj vilat , po dhe me renien dakort me Ramen ne 2017 ten qe te bente se cdonte ai vetem e vetem mos te ndiqej penalisht …..qellimit ja harit , pallatin ne buze te detit ne Vlore e mori si demshperblim , po te llogaritesh dhe te te shikosh qe disa te tjere jane brenda , u bene gazi i botes neper ballkone duke pellitur …ca te tjere shkojne si debila e japin llogari ne SPAK dhe polici….mos me thoni qe Lul brava eshte loser …..nuk eshte i humbur …….jemi ne te gjithe te humbur qe kujtojme se ky eshte i humbur …..eshte me fat dhe eshte i zgjuar …..po dhe tani beri sikur desh te kantidonte , doli e bente takime komplet light dhe i pastresuar , bente shaka dhe tallte rocken me kedo , ne fund mori noc rokun vec se besoj se donte te zgjidhej …..eshte e pamundur te fitosh vendin ne parlament me te tille rrugetim qe beri Lyli , vec se besoj se i duhej ….thjesht konsumoj parat e dhena nga ne rotat e karit nepermjet sistemit zgjedhor dhe nga krvanaja e buxhetit ….i mbaroj , beri detyren dhe tani ri e kruan koq3t dhe tallen me kedo …..he si thoni ??? Eshte ne rrugen e gabuar ????
Çfar fytyre e shperfytyruar, hajduti , vrasesi , antishqiptare lulush , prite se shume shpejt do te paraqitesh si I akuzuar .O lullooooo 7 ×7=2029 .
Ky le te kete triliona, ka lindur dhe do ngordhè, KARRÈ....!
Po 7x7,qe nuk i doli asnjehere 49,a do jete deputet!?Jemi ne mrak mi!?
Neni basha trashegoi dhe ate palaçon e belind kellicit
Me kete nenin Basha, jo ky qe nuk iken, po nuk iken edhe vete Basha !
O zoti Basha ne fushate pa edukate Je prind i dy vajzave si mund ti edukosh ti kur ske edukate per vete O RAme ku i ke ahoket 7 here 7 313 vetem me kete i humbe te gjitha . Jo sot por as 30 vjen nuk vini ne pushtet
Luli aman mos ikni ti dhe berisha tallet populli me ju