Kulluri: Situata në Partinë Demokratike është e rëndë

22 Maj 2022, 12:59Politika TEMA

Kulluri: Situata në Partinë Demokratike është e

Edvin Kulluri e ka konsideruar si shumë të rëndë situatën në Partinë Demokratike, pasi votoi për kreun e ri të kësaj force. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kulluri tha se sot në selinë e PD ishte e njëjta situatë si më 13 qershor, kur Basha kërkoi të zgjidhej pas 4 zgjedhjesh të humbura.

Sipas Kullurit, mungon totalisht optimizmi dhe kjo sipas tij vjen pas leximit keq që iu bë Kuvendit të 11 dhjetorit dhe Referendumit 7 ditë më pas.
“Ashtu siç pritej dhe e kam konstatuar prej muajsh, situata në Partinë Demokratike mbetet po aq e rëndë sa përpara 9 shtatorit 2021!

Sot në orën 11:15 shkova të votoj për kandidatët për kryetar të PDSH pranë qendrës së votimit në degën nr. 2, Tiranë. Me keqardhje konstatova se krejt ndryshe nga Referendumi i 18 dhjetorit, pjesëmarrja në votime ishte shumë e ulët. Në 18 dhjetor ashtu siç edhe mediat disponojnë pamjet filmike, radha e votuesve në pritje për të votuar ishte e gjatë.


Sot, ishte e njëjta situatë si ne 13 qershor kur Basha kërkoi të zgjidhej pas 4 zgjedhjesh te humbura! Sërish pas 1 viti, atmosfera është dramatike. Mungese totale optimizmi, indiference dhe zhgënjim!

Për arsye qe i kam thëne e stërthënë me vite e muaj të tërë, PD nuk po del dot nga kriza e thellë politike që e ka pushtuar të paktën që nga viti 2017! Leximi i keq qëllimisht apo jo qëllimisht që ju bë Kuvendit të 11 dhjetorit dhe Referendumit të 18 dhjetorit nga zoti Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit na çoi në rezultatin e 6 marsit dhe zgjedhjet e sotme!


Uroj që Komisioni Elektoral mos të bëjë të njëjtën gjë si në 13 qershor, ku u mbushen  kutitë e votimit duke manipuluar hapur zgjedhjet për kryetar te PDSH”, shkruan Kulluri.

3 Komente

  1. q
    qytetar

    E rende ka gjithmone.

    Përgjigjjuni
    1. N
      NY

      E Kulluro nuk të doli gjë, boj telef Imamin tani, ore me sa lekë e shitet skrapin e ushtrise me Imamin, pash zotin na e thuaj....

      Përgjigjjuni
      1. E
        Evropiani

        Per mua indiferentin situata me duket konfjuze. I lexoj lajmet nga larg dhe rralle. Nuk marr vesh dhe nuk kuptoj se pse situata ne PD eshte e rende. Duket sikur ka vdekur dikush dhe une nuk marr vesh se kush. Bile nuk kuptoj cdo te thote PD. Njerzit zihen dhe flasin per PD dhe une mundohem te kuptoj per cilen PD. Sa idjote qenkan keta debila qe nuk kuptojne se nje parti dallohet nga platforma dhe jo nga emri. Duket qe idjotet e kane mendjen tek trashegimia e babait ndersa babai do e marre trashegimin ne varr. Dhe mire do beje se u bera me dhimbje koke. Flmnd.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje