Shehu: Alibeaj ta mbajë vulën si hajmali, PD-në e drejton Këshilli Kombëtar ndërsa nga nesër do ta drejtojë kryetari i ri

21 Maj 2022, 21:30Politika TEMA

Shehu: Alibeaj ta mbajë vulën si hajmali, PD-në e drejton
Deputeti i PD Tritan Shehu në një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj ka folur mbi Partinë Demokratik.

Shehu u pyet nga gazetari për mundësinë e krijimit të një lëvizjeje të re politike në rast se gjykata do tju heqë të drejtën e vulës .

Shehu tha se gjykata nuk mund t'iu heqte të drejtën e vulës pasi sipas tij kjo do të vinte në dyshim gjithë establishmentin e gjykatës shqiptarë.

Tritan Shehu: "Së pari gjykata nuk mund të bëjë një veprim të tillë. Do të ishte një veprim skandaloz ashtu siç është skandaloz edhe fakti vetë i çuarjes në Apel. Megjithatë gjykata nuk mund të kalojë përtej një caku moral, caku profesional. Mendoj që nuk ka snjë mundësi të bëhet një vendim në kundërshtim me vendimin e shkallës së parë. Përndryshe do të vinte në dyshim gjithë establishmentin e gjykatës shqiptarë.  Nuk është një gjykatë e cila mund të thotë ku është partia politike. Atë e vendosin anëtarët e saj, militantët e saj, strukturat e saj, idetë e saj programi i saj. Le t'ia lëri vulën Enkelejdit bashkë me Bardhin se Enkelejdin, Bardhi e ka emëruar.  Imagjino ku katandiset partia kur Bardhi emëron Enkelejdin."

Ai tha se tashmë vendimet janë marrë përmes votimit një anëtar një votë për kryetarët e degëve. Dhe sipas tij kjo është partia, ndërsa për Alibeajn thotë se mund ta në xhep sa të dojë, si hajmali.

Tritan Shehu: "Tani vendimet i kanë marrë  Kuvendi i dhjetorit, referendumi i 18 dhjetorit, ju e patë sa morën pjesë, i sanksionoi një vullnet i 6 marsit dhe i mori pasaj Kuvendi i prillit. Edhe këto vendime i kanë marë pastaj të gjitha degët ku kanë kandiduar për kryetarët e degëve, për kryesitë e degëve në mënyrë një anëtar një votë për kryetarët e degëve, me një pjesëmarrje shumë të gjerë.  Kjo është partia. Ju thoni vulën. 

Atë vulë Enkelejdi mund ta mbajë në xhep sa të dojë, ajo vulë nuk vlen më se e kemi ndryshuar. Pra mund ta mbajë si hajmali po të dojë atë vulë. Partinë Demokratike e drejton Këshilli Kombëtar i zgjedhur dhe që nga nesër do ta drejtojë kryetari i ri që do zgjidhet. Mos të ketë iluzione askush që të mund të çbëjë Partinë Demokratike."

6 Komente

  1. F
    Falje per fjalorin

    Nderro PRASIN--- PRAS TROPOJE BIO

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arber iliri

      O SHQIPONJA shpk po pse nuk hidhet poshtë vendimi i Zhukrit,shoferit-gjyqtar,O car i Lalës mos fol sikur e ke preshin nga97 akoma.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qyli

        Ti " letyre" i rregjimit neokomunist, duro dhe pak. Ti ke te drejte, sepse ti njeh si shumica nje shtet , ate te Qeverise. Prit se do te flas , Gjykata, Shteti qe duhet te flase realisht ne demokraci. Bej ate qe ben me mire, o gjoja opozitar, merr ndonje tender nga Ministrja Manastirliu , si gjithe keto vite.

        Përgjigjjuni
        1. h
          hasani

          Alibeaj vulen ti prasin or debil.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drejtësia

            Idjot

            Përgjigjjuni
            1. q
              qytetar

              PRAS PRAS kush don PRAS!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje