Shqipëria do të armatoset me sistemin antitank, Peleshi: Nuk ka vend për panik, ne na mbron NATO

21 Maj 2022, 13:49Politika TEMA

Shqipëria do të armatoset me sistemin antitank, Peleshi: Nuk ka vend

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të kenë pjesë të tyre një nga sistemet më të mira raketore antitank “Javelin”. Lajmi u konfirmua nga vetë Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Nga Pogradeci, ministri sqaroi për gazetarët se kjo është në kuadrin e modernizimit të Forcave të Armatosura.

Megjithatë ministri ka qetësuar me faktin që nuk ka nevojë të përhapet panik, pasi kjo nuk ka lidhje me një kërcënim të mundshëm.

“E konfirmoj është e vërtetë, është në kuadrin e modernizimit të forcave tona të armatosura, rritjes së kapaciteteve tona, të plotësimit te objektivave të kapaciteve.

Sistemi raketor antitank që po prodhohet nga kompania amerikane më e madhja në botë e indrustrisë ushtarake, është e vërtetë që ne kemi porosinë tonë aty si pjesë e gjithë rrugëtimit tonë, forcimit, forcave të armatosura, modernizimit, rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së vendit tonë.

Nuk ka kërcënim, mos krijojmë panik, ne jemi në Nato, na mbron neni 5 i traktatit të Natos, hapësira e Natos është e paprekshme por natyrisht ne do të ndjekim ritmin e NAtos për tu forcuar si pjesë e një aleance difensive.

E theksoj Nato sado e fuqishme që është nuk është kërcënim për botën, për Rusinë, për rajonin, sepse është një forcë jo onfensive nuk ka për qëllim të kërcenojë por ka për qëllim të garantojë mbrojtjen e vetë.

Ne i përkasim një rendi botëror t bazuar te rregullat i cili duhet thënë që pas agresionit Rus në Ukrainë, është tronditur fort dhe po na fut në një epokë të re. Nuk është një çudi në kuptimin që ne kemi edhe shumë procese të tjera, blerje të tjera apo donacione të tjera si ky nga partneri ynë strategjik apo partnerë të tjerë në NATO.

Ne zgjedhim vende të Natos për të shkëmbyer, dhënë dhe marrë kapacitete, armatim, modernizim të forcave tona.

Nuk e çmojmoj me vend që në këto momente të flas për shifra dhe numra por bëhet fjalë për një sistem që është risi, sistem raketor antitank që është më i miri në botë”, është shprehur ai.

13 Komente

  1. c
    ceni, boston

    shume e vertete pe leshi, juve rini kafeneve gjithe diten dhe pini kafe dhe vine tju mbrojne europianet se juve ne fakt jeni race superiore

    Përgjigjjuni
    1. G
      Genti

      Se për ç'farë i duhen antitanket "ushtrisë" sonë të lavdishme se narr vesh. Apo që ti bëjë qefin SHBA-ve duke i mbushur xhepat industrisë amerikane të luftës. Në kishim ç'do arnatim të mundshëm pa qenë në NATO ndërsa sot s'kemi një mut. Për tu mbrojrur do dalin me legenin në kokë dhe me garuzhde në dorë pasi ktp na ka dhënë NATO deri tani.Të na rruajë NATO-ja se ushtira jonë ka 30 vjet që ka kthyer patkojkë nga dielli.

      Përgjigjjuni
      1. k
        kushtrimi

        Une jam i mendimit qe e gjithe Biroja politke dhe parlamentaret te paisen urgjentisht me arme antitanke se ndoshta mund tu kercenohen pasurite e vene ne kurriz te ketij populli!Sa per popullin nuk i duhen keto arme sepse Ju ,prej leshi ose siç ju thone andej nga Korça Peleshi e keni lene laskuriq ne mes te kater rrugeve!Partine e pare te kontigjentit qe do merrni jepjani Saliut dhe Likes se u duhen! Z.Prejleshi e ç'fare e gjeti Shqiperine tash e 30 vite ku e late pa asnje arme ku edhe kufinjt ajror na i ruan Italia!Pas kesaj nisme te papare filloni dhe paisni popullin me arme te ligjeruara duke u bere tamam shtet demokratik si ata pertej Atlantikut ku çdo qytetar ka te drejte te paiset me arme.Me ju ne krye po kapim majat e demokracise fale miqesise shqiptaro-kineze. Ndaj o Pelesh sa me shpejt nxitoni se nuk i dihet e do gejndeni te pambrojtur jo nga ana monetare por nga pasurite tashme te paluajteshme.Bleni me djersen e ketij kodosh populli jo antitanke por edhe raketa se ka zera qe do filloje popullimi i Marsit e me mire se atje ju nuk mund ta gjeni vehten.

        Përgjigjjuni
        1. N
          NdRR

          Për ç'farë i duhen antitanket "ushtrisë" sonë të lavdishme? Po ne fillim u shpik antitanku, pastaj tanku o xhan.

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vito mashtruesi, shoku i Nikos

          Niko i thuaj kryeministrit tone legen te na tregoje cfare u be me Satelitet , sepse kur te duhet te perdoren keto raketat nuk ka per t'u gjet njeri t'i perdore.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taulant

            2 satelitet do ishin hedhur ne hapesire qysh ne muajin mars. Ishte nje premtim " i madh " i kryeministrit. Do t'ja kete prishur punen Mimi Kodheli qe do te behet presidente (eksperte e fikjes se radareve gjate fushates se kanabisit).

            Përgjigjjuni
          2. S
            Shqiperia Etnike

            Mos se na preket me te tilla poezi bythqirash ne 30 vjet! Po na rrjedhin lotet e mallengjimit

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mal Cori

              Unë jam dakord. Por para se të merrni armë nga NATO , duhet të merrni ushtarë nga Afrika, sepse këtu nuk ke ku gjen................. Kush do ti përdorë raketat?

              Përgjigjjuni
              1. u
                ushtari

                Respekt Mal,mese e vertete!Por problemi eshte se nuk i duan keta por ua jaîn me detyrim se s'kane ku i çojne!Gjenerata e katert e armeve ka cofur neper depo ,Amerikani ka prodhuar gjeneraten e pesete e per pasoje depot duhet te zbrazen.Dikur nje ushtatark q..ej ne bythe dhe ai qe ia benete ate pune diçka e pengonte dhe e pyet personin ne fjale:Po ç'a ke ketu mbrapa qe po me vret?Ai iu pergjigj ,Ua kam pistoleten!Po hiqe i th ai se po me bezdis ,perse e mban!Jo iu pergjigj ai e kam per te rruajtur ndere.Edhe kjo pune Shqiperine e kane nxjerre ne treg e prostituon e keta duan te na paisin me arme per te rruajtur ndere.E papare kjo ,mire nenshkruajn po perse propagandojne xhanem apo kaq dine.

                Përgjigjjuni
              2. r
                roja parceles

                Oooo Mal Cori as ne enderrr .....aty maje ... ku ka mo "petlla afrikane" mer daje per me ardh ene me luftu e me u vra per ne te bardhet e rraces superiore !!!! Ato antitanke me mire jepjuani atyne te parcelave te sallat-hashit per me i pas kur shkon policia .

                Përgjigjjuni
                1. B
                  BALDAZARI

                  Sipas lajmeve te bottarga ne shtypin Shqiptar me dt 20-5-2022nje arme e tille kundertanke kushton 200 mije dollari. Pyetja qe lind natyrshem eshte .Sa arme te tilla i duhen ushtrise Shqiptare? A e perballon ekonomija dhe buxhetiivendit toner? Apo ikeni bere naften Sqipetareve dhe mjafton tu mbushim xhepat "miqve tane ,,

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mi

                    Nese doni te pushoni se bredhuri rrugve te botes si argat e te perbuzur, kthejuni ushtrise. Separi ushtria e pastaj tjerat.

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      km

                      Kjo eshte arritje shekullore,do marrin arme antitanke,sigurisht qe do ti blejne,se mbeten stoqe.Arme antitanke nuk kemi patur asnjehere.Kam qene ne komanden te nje batalionin kembesorie me 250 ushtaret aktive, per gatishmerine e menjehershem dhe pastaj batalionin kompletohej.Jo ne vije te kufirit,por ne qender te shqiperise.Kishim ne organike nje batteri kundratanke,ndersa cdo skuader kishte nga nje arme kundratanke.Por...kishim dhe ushtaret e oficera.Sot Shqiperia Ka vetem 1500 Rambo me gjithe oficera.Vetem pabrekesit mburren se gjetem dy pale breke.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje