
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka deklaruar se nëse opozita bojkoton 3 raundet për zgjedhjen e Presidentit, atëherë maxhoranca në votimin e katërt do ta zgjedhë vetë kreun e ri të shtetit.
Nga Fieri ku pa nga afër procesin për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të PS, Balla u shpreh se nuk e kupton pse PD u tërhoq nga marrëveshja e arritur në konferencën e kryetarëve ndërsa shtoi se orët në vijim duhen përdorur me përgjegjësi në mënyrë që të mos digjet pa kandidatë edhe raundi i dytë.
“Apeli im edhe sot këtu nga selia e Ps të Fierit është që për çdo djalë vajzë që të bëhet pjesë e kësaj gare. Në 61 bashki në synojmë të zgjedhin 61 burra dhe gra që synojnë të marrin bashkëdrejtimin e selisë. Konstatoj me keqardhje që nga ana e opozitës nuk ka një qasje për të marrë përgjegjësinë për të propozuar zyrtarisht kandidatura.
Për t’i kërkuar PS e grupit të saj mendimin për kandidaturat e tyre. Nuk e kuptoj pse PD si grupi më i madh në Kuvend u tërhoq nga një proces për të sjellë kandidatura. Orët në vijim në mbyllje të këtij afati mendoj se duhen përdorur me përgjegjësi. Do të ishte jo produktive që të digjnim edhe raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit.
Sikurse e kam thënë ne e respektojmë marrëveshjen që kemi rënë dakord me grupin parlamentar të PD dhe grupet e tjera që dy raundet janë raunde që i takojnë propozimit për kandidat për president nga opozita. Nëse dhe në raundin e tretë opozita nuk vendos që të marrë pjesë në proces, natyrshëm që në raundin e 4 do të zgjidhet presidenti apo presidentja e re e republikës”, tha ai.
Keta te PD vazhdojne me mendesine e Saliut edhe pakice edhe kerkojne te vendosin vete.Shkojne edhe me tej me budallallekun e tyre duke i kerkuar PS te bashkoje votat me ta.
Komplet si Kim Jong IL ( babai i kim jongut) taotaua me këtë xhaketën. Si duket e ka studiuar mirë profilin kur ka qenë për shkenca politike ne Rumani...!