
Presidenti i KE, Charles Michel, tha në Tiranë se në situatën e krijuar nga agesioni rus ndaj Ukrainës integrimi europian ka nevojë për mënyra inovative, përtej modeleve tradicionale.
“Përballë situatës së krijuar nga agesioni rus ndaj Ukrainës integrimi europian ka nevojë për mënyra inovative, përtej modeleve tradicionale, ka nevojë për stimuj të rinj, që të përshpejtohet procesi i integrimit europian.” – deklaroi Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel gjatë një vizite në Tiranë. Si një mënyrë të tillë për vendet që nuk janë ende anëtarë të BE, ai paraqiti krijimin e një “Platforme Politike.”
“Objektivi ynë kryesor është t’i japim energji të reja procesit të integrimit në BE. Është shumë e rëndësishme të mos presim vendimin përfundimtar për anëtarësimin në BE por të kemi një platformë politike që mungon. Ky nuk është një justifikim tjetër, që të shtyjmë procesin, përkundrazi është që t’i japim një shtysë më të madhe politike bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës”, tha Charles Michel.
Ai theksoi se “duhet të përfshijmë në nivel politik të gjithë udhëheqësit që t’i kemi së bashku me 27 udhëheqësit e BE-së. Këtë qasje duhet ta zbatojmë menjëherë pa pritur aspak një vendim përfundimtar për anëtarësimin në BE”.
Kryeministri Edi Rama e vlerësoi të nevojshme një “Platformë Politike” për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor,(BP) “në mënyrë që Bashkimi Europian të kapërcejë këtë fazë kur e gjithë marrëdhënia jonë me BE kalon vetëm përmes procesit të integrimit europian, të kapitujve dhe të hedhur një hap më tutje për t’u afruar politikisht shumë më pranë BP”.
“Në parim flasim për një integrim të menjëhershëm në aspektin politik, që do të thotë në aspektin e pjesëmarrjes së vendeve tona në tryezat europiane, në proceset e përgatitjeve të vendimmarrjeve që lidhen me sigurinë, përballimin e krizave që na prekin bashkërisht, në mënyrë që të bashkëjetojmë si një komunitet i njëjtë, ku brenda tij vendet kanë edhe detyrimet e tyre. Nëse vendet e Bashkimit Europian kanë një numër të caktuar detyrimesh si anëtarë të plotë të Bashkimit Europian, ne kemi të tjera detyrime sepse nuk jemi ende anëtarë të plotë”, tha kryeministri Rama.
Platforma politike, anëtarë të asociuar në BE
Presidenti i KE, Charles Michel, prezantoi në Tiranë edhe idene e “anëtarëve të asociuar ” me BE që e cilësoi ” shumë të afërt me atë të “Platformës politike.”
“Idenë e anëtarëve të asociuar në BE dëshirojmë të fillojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Dëshirojmë të kemi formatet e duhura, që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, të njihemi më mirë me njëri-tjetrin, të kuptojmë se cilat janë mundësitë, vështirësitë, sesi mund të kujdesemi për njëri-tjetrin, të jemi shumë konkretë dhe operacionalë, ” tha Presidenti i KE.
Kryeministri Rama tha se “ideja e anëtarëve të asociuar të Bashkimit Europian po merr shumë mbështetje”
Ai e lidhi idenë e “anëtarëve të asociuar në BE” me vizionin e Presidentit francez Macron për “Komunitetin politik europian” të paraqitur në fillim të këtij muaji, (09.05) në konferencën ” E ardhmja e Europës” lidhur me nevojën e “organizimit të Europës nga një perspektivë politike me mund/ësi më të gjera sesa ato të Bashkimit Europian, ” si pasojë e luftës në Ukrainë.
“E mbështes plotësisht vizionin e Presidentit të Francës, Një komunitet të ri politik europian, ku të jenë të përfshira jo vetëm vendet e Bashkimit Europian si anëtarë, por dhe vende të tjera jo anëtare. Për sa na takon neve, jemi shumë më afër Bashkimit Europian. Nëse do të vijë dita të jemi anëtarë të asociuar të Bashkimit Europian, kjo u jep fund të gjitha spekulimeve, teorive të konspiracionit, që Bashkimi Europian na mban larg” tha kryeministri Rama në konferencën e përbashkët për shtyp.
Shqipëria i ka mbushur të gjitha kushtet për hapjen e negociatave por….
Presidenti i KE Charles Michel e vlerësoi Shqipërinë si “një partnere të besueshme dhe një mike dhe aleate të vërtetë të BE”.
“Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për çeljen e negociatave për anëtarësim dhe bisedat për anëtarësim duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai të premten në Tiranë.
Ai theksoi se nuk është “100 perërqind i sigurtë që 27 shtetet anëtare duhet të marrim një vendim të përbashkët, por unë kam vendosur që këtë çështje ta diskutojmë në takimin e Këshillit Europian, në qershor. Do të bëjmë çdo gjë që është e mundur që negociatat e anëtarësimit të fillojmë sa më shpejt, ” theksoi ai.
Kryeministri Rama tha se ” shpresojmë që Bullgaria të hapë rrugën që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, (MV) të fillojnë negociatat formale. Në rast se kjo nuk do të ndodhë gjatë presidencës franceze, që përfundon në qershor, Shqipëria duhet të kërkojë të dalë nga rrezja e konfliktit që Bullgaria ka hapur me Maqedoninë e Veriut.”
Presidenti Michel e cilësoi një kërkesë të tillë të kryeministrit Rama “plotësisht të arsyeshme dhe të përligjur.” /DW
Lepijani prapanicat Makron, thoni se sa bukur,sa mire, sa...qenka asocimi!
Kjo eshte ide e vjete e Jacques Chirac ( Europe en deux vitesses ) pa u futur 10 vendet e europes lindore tani per ke duhet europa me dy vitesse per Shqiperine se ne nuk ka ngelur vende pa u antarsuar ne KE ne Europe .
Kjo platforme eshte teper e vecante dhe efektive per te gjithe. Bravo z.Rama per keto sugjerime
Ka ardhur koha qe vendi yne te shperblehet per permbushjen e kushteve te negociatave dhe te antaresohet me ne fund ne BE. Falenderime i shkojne z Rama per punen qe ka bere qe e ka sjelle Shqiperine deri ketu
Besoj se shume shpejt do te hapen negociatat per anetarwsimin ne be per vendin tone. Kemi perparuar shume si vend dhe qeveria po ben cmos qe ne te hyjme sa me shpejt ne be
Teper e favorshme! Si gjithmone plot ide ne te miren tone sjell z.Kryeminister
E kur shikojme qe te tilla vendime shihen te arsyeshme veme re se jemi ne hapat e suhur. Ashtu sic tha dhe presidenti ne si vend kemi permbushur plot detyra dhe duhet qe ne te jemi ne BE.
Pozitive kjo gje mendoj se na nevojitet kjo platforme
I vetmi kryeminister qe ka bere cmos per vendin me keto ritme jemi shum prane integrimit ne Be
cfare fitimi ka Evropa nga skiperia? skiptaret duan te futen ne BE vetem qe te emigrojne, asgje tjeter. cfare beren skiptaret keto 30 vitet e fundit? U beren turk, mijera xhami me zera arabesh qe degjohen edhe ne male.
Kjo vizite eshte nje nga vizitat me efektive persa i perkete integrimit tone ne BE.Me pelqen vertete shum kjo lloj qasje qe Kryeministri nxjerr ne pah.Bisedimi? Biseda normale qe do kene fol per vendet qe sjane antare por kjo sigurisht eshte fol per te miren e vendit tone!
Vizita e presidentit te Keshillit te Europes ne shqiperi tregon qe ne jemi shume prane antarsimit me te drejta te plota ne BE
Antarsimi ne be per vendet e ballkanit eshte m i nevojshem se kurr duke par situaten ne te cilen ndodhemi ndaj nje agresori zgjidhja me e mire eshte te antarsohemi ne be
Shqiperia ka bere perparime te medha te cilet jane mjaft te dukshme .Bullgaria duhet te hape rruge.Shpresoj sa me shpejt qe te hapen negociatat per ne BE!
Vwtem fal punes, investimeve pee ta ber nje vend me te mir, takimeve me vende te tjera dhe njerez te rendesishem qe ka realizuar z. Rama shum shpejt do futemi ne BE.
Se shpejti dhe ne do jemi pjese e BE
Shqiperia e meriton plotesisht anetaresimin ne BE sepse ka ndryshuar jashtezakonisht shume dhe eshte permiresuar pa fund ne nje kohe shume te shkurter. Ne pa qene akoma pjese e BE dhe po vleresohemi nga te gjitha shtetet e huaja e jo me kur te jemi pjese e saj. Uroj te na vije sa me shpejt lajmi i mire qe te shperblehet puna e bere dhe te rritemi akoma me shume si shtet.Jemi ne rrugen e mbare
Kryeministri gjithmon ka tentuar per fryma te reja dhe mir ka ber sepse na jep nje plus per anetaresimin e be
Ai e tha qarte ne Tirane qe Shqiperia duhet te jete anetare e BE
Shqiperia ka punuar shume per te plotesuar kushtet qe ka vendosur BE, shpresojme qe shume shpejt te antaresohemi ne bashkimin europian
Le te behet me e mira qe te mos jete e larget dita qe te futemi ne BE .
me te vertet zoti michels e pa vet me syt e tija se cfar shqiperia eshte dhe me te qe tha e zyrtarizoj te pakten hapjen e negocjatave
Vendi yn duhet te jet sty ku meriton,te shperblehet per ter mundin dhe kriteret qe ka si vend. E meriton futjen ne be
Zoti Rama ka punuar shume dhe mendoj qe duhet tr futemi ne BE sepse e meritojme
Objektivi ynë kryesor është t’i japim energji të reja procesit të integrimit në BE,ishallah shpresojme qe sa me pare te antaresohemi.
Gjithmone me ide te reja e inovatore.Bravo zoti Km