Kush janë deputetët pro Alibeajt, por mbështesin kandidatët e Berishës

10 Janar 2023, 16:33Politika TEMA

Kush janë deputetët pro Alibeajt, por mbështesin kandidatët

Në zgjedhjet e 14 majit, Partia Demokratike pritet të dalë me 2 kandidatë në shumë prej bashkive. Sali Berisha dhe Ilir Meta i kanë gati kandidatët në të gjitha bashkitë, me përjashtim të atyre që ua kanë lënë aleatëve të vegjël dhe Malësisë së Madhe që kandidati do të zgjidhet nga demokratët atje.


Enkelejd Alibeaj ka paralajmëruar në fundin e muajit dhjetor se grupimi që ai drejton do të ketë kandidatë në gjithë bashkitë, por deri më tani i ka prezantuar vetëm në 9 bashki, kryesisht njësi të vogla.


Ndërkohë, një zhvillim interesant që është vërejtur gjatë javëve të fundit ka të bëj me angazhimin e deputetëve në fushatën për zgjedhjet e 14 majit.

Janë të paktën 4 deputetë që deri më tani njohin Alibeajn si kryetar të grupit parlamentar, por që për 14 majin po mbështesin kandidatët e Berishës të dalë nga Primaret.

Kështu, Ilida Dhori në Divjakë ka dalë haptazi në mbështetje të kandidatit Aurel Malko për këtë bashki. Edhe deputeti i Devollit, Bledjon Nallbati të njëjtën gjë ka bërë për garën në këtë bashki. Deputeti demokrat po udhëheq fushatën për kandidatin e dalë nga primaret Elvis Hajdërlli.

Me të njëjtën lëvizje kanë vepruar edhe disa deputetë të tjerë, si Dashnor Sula në Peqin e Belsh, apo Dhurata Çupi në Mat. Këtë lëvizje më herët gjatë dhjetorit e bëri edhe deputeti i Kurbinit, Kastriot Piroli. Me interes të veçantë pritet të shihet kandidati që do të dalë për Malësinë e Madhe, ku prej kohësh përflitet emri i deputetit Ramadan Lika.

2 Komente

  1. T
    Tirana

    Kryetarët e bashkive të PD, në këto 30 vjet, sollën vetëm 47 WC në qendër të Tiranës për vitet 1992-1996. Më tej, me Lulzim Bashën si kryetar bashkie, Skënderbeun e bënë polic të Sheshit dhe në këtë Shesh ofruan tortën e 100 vjetorit të Pavarësisë që i paraqiti shqiptarët si qena. Pra: e ashtuquajtura “e djathtë e Shqipërisë” (që veçse e tillë nuk është), në dash Foltorja, në dash Gaforja, nuk kanë asnja kapacitet, jo vetëm për kryeqytetin, por as për Laprakën.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Adrian

      Keta Duan te hane ne 2 sini, qeroini dhe keta, ata s'kuptojne gjene me elementare per nje demokrat dhe shqiptar qe eshte: " nuk mund te kete ne trojet shqiptare individ ose grupim politik mbi miqesine me SHBA.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje