Kush janë deputetët që Berisha i dha ‘borxh’ Metës për të formuar grupin parlamentar

16 Shtator 2025, 17:49Politika TEMA
Kush janë deputetët që Berisha i dha ‘borxh’

Partia e Lirisë ka zyrtarizuar grupin e saj parlamentar në Kuvend për Legjislaturën e re.

Katër deputetëve që ishin në listat e sigurta më 11 maj nga radhët e PL-së i shtohen dhe 3 deputetë të PD-së për të formuar grupin e dytë parlamentar brenda radhëve të opozitës në parlament.

Ina Zhupa dhe Ledina Alilolli, së bashku me deputeten më të re të Elbasanit Klodiana Çapja, i janë bashkuar Grupit Parlamentar të Partisë së Lirë, i cili gjithashtu përbehet nga Tedi Blushi, Erisa Xhixho, Edomnd Haxhinasto edhe Brunilda Haxhiu.

Një vendim i tillë është marrë, pasi për të krijuar një grup parlamentar duhen së paku 7 deputetë.

Duket se Berisha edhe Meta janë dakordësuar për krijimin e së paku dy grupe parlamentare, për të vijuar aksionin në Parlament dhe komisionet parlamentare.

Lini një Përgjigje