Kuvendi miraton kryesitë e komisioneve parlamentare, opozita bojkoton seancën

16 Shtator 2025, 17:19Politika TEMA
Kuvendi miraton kryesitë e komisioneve parlamentare, opozita bojkoton

Kuvendi është mbledhur për herë të dytë ditën e sotme, ku janë miratuar kryesitë me deputetët socialistë të komisioneve parlamentare.

Me 77 vota pro dhe 1 kundër u votua përbërja e këtyre komisioneve vetëm me deputetët e mazhorancës. Që do të thotë se u votuan vetëm kryetarët e PS që drejtojnë komisionet parlamentare, dhe nënkryetarët e PS në ato komisione që drejtohen nga opozita.

Kjo për shkak se Partia Demokratike nuk i ka dorëzuar emrat e deputetëve të saj që do të jenë kryetarë dhe nënkryetarë komisionesh të përhershme parlamentare.

 

Lini një Përgjigje