Murrizi: Deputetët e PD nga listat e mbyllura, një tufë brumbujsh dhe qelbësirash

16 Shtator 2025, 16:34Politika TEMA
Murrizi: Deputetët e PD nga listat e mbyllura, një tufë brumbujsh

Myslim Murrizi, ka shpërthyer ndaj deputetëve që dolën nga lista e mbyllura të PD-së, pasi tha se janë një tufë ‘brumbujsh’ që nuk kanë marrë asnjë votë. Ndërsa më tej, ish-deputeti demokrat bëri thirrje për ndryshimin e reformës zgjedhore.

“Aty janë një tufë brumbujsh, që u futën në listat e mbyllura si qelbësira, dhe tani flasin në emër të qytetarëve! Të kujt qytetarëve? Këta nuk kanë asnjë votë në kurriz. Më thuaj sa vota ka marrë Berisha? 0, se 7250 vota janë të miat.

Shumicën e votave, PD i mori nga emra, 18 mijë ka Tabaku, 17 mijë Alihmehmeti, 7330 Asllan Dogjani, 7200 Myslimi. Pra sa vota ka Strazimiri, Ina Zhupa, Gaz Bardhi, Gent Strazimiri  apo Boçi? Që unë të shkoj pas tyre, duhet që këta sot të flasin për reformën zgjedhore që t’i japin fund këtij çifti bastard Bylykbashi-Gjiknuri.

Opozita ka vetëm fjalën dhe të marrë nisma që të mbrojë qytetarët dhe kauzat e tyre. Ato nisma që duhet ti dëgjoj nga opozita, i dëgjoj nga goja e Ramës, sepse për sa kohë që unë nuk kam dëgjuar asnjë fjalë nga Berisha për 101 deputetët kam dilemat e mia”, theksoi Murrizi në ‘Frontline’ në Report Tv.

Një ndër temat që u diskutua në ‘Frontline’ ishte dhe gara për Bashkinë Tiranë, teksa Murrizi përmendi emrin e Jorida Tabakut si kandidate potenciale.

“Unë mendoj se morëm një mësim në 11 maj dhe deputetja më e votuar ishte Tabaku. Duke qenë se është e artikuluar, tironse apo ka qenë në të njëjtën bankë me Manasterliun, do të ishte një betejë e mirë zonjash. Do të na motivonte. Tiranës i duhet një administratore, dhe Jorida me formimin e saj të ekonomisë është e duhura”, u shpreh Murrizi në Report Tv.

4 Komente

  1. C
    Cufe

    Po murro per te mjele lopet dhe te tund bythet para Saliut eshte fiks Tabakaja

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ec perpara o Myslim Murrizi

      Bravo z.Murrizi, por aman na trego sa jane e kush jane ish spiunet e sigurimit dhe shiksat e Sali vrasesit ne Kuvend. Ndryshe mbylle gojen se behesh bajat.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Murri i zi

        Sa qe deputet rinte si muti e sndihej , kur nuk e zgjodhen hidhet perpjete dhe sajon sigurimsa , hajdute , bythlepiresa dhe cdo lloj epiteti , jo se ata nuk jane ….mirpo do te ishte me e volitshme qe te te akuzoje kedo dhe te ishe dorehequr nga deputet atehere do kishin vlere akuzat tani me teper ngjan me llapaqen revanshist e inatcor se sa me nje njeri qe e mbyti padrejtesia Me thoni nje akuze ose nje deklarim korupsioni kur Murizi ishte deputet….gjeni nje te vetmen ….2005-2013 qe u bene gjera te temershme ne korupsion , jedhje dhe vrasje ….gjeni kur doli Murizi dhe akuzoj dike …..asnje gjall ne Bot …

          Lini një Përgjigje