Në historinë e tranzicionit shqiptar, dështimi i standardeve për zgjedhje të lira dhe të ndershme janë prova më e rëndësishme e standardeve demokratike që ka vendi ynë. Problematika që e kanë mbajtur të tensionuar politikën në 36 vjet. Në 20 procese zgjedhore të zhvilluara në tranzicion, janë kryer reforma të shumta zgjedhore, por pa rezultatet e kërkuara sipas standardeve ndërkombëtare. Së fundmi, po zhvillohet një reformë e re zgjedhore përmes një komisioni bipartizan drejtuar nga Damian Gjiknuri i PS-së dhe Oerd Bylykbashi i PD-së.
Juristi Ylli Manjani bën një analizë të historisë së reformës zgjedhore në Shqipëri, si një ndër ekspertët që drejtoi procesin e Kodit Zgjedhor në vitet 2000. Në një intervistë për TemA, Manjani e rindërton këtë histori përmes një reflektimi kritik mbi reformën zgjedhore, duke e përshkruar atë si një proces të mbushur me ndërhyrje të shpeshta politike dhe me një standard që ka lëvizur vazhdimisht.
Sipas juristit, ndershmëria e votës është cenuar thuajse në çdo proces, por jo domosdoshmërisht liria e votës, pra liria e votës. Ai thekson se në kuptimin formal, proceset zgjedhore mund të jenë zhvilluar në përputhje me ligjin, por kjo nuk ka garantuar gjithmonë drejtësi dhe barazi në konkurrim.
Manjani e lidh këtë fenomen me atë që ai e quan “stabilokraci”, një logjikë politike ku, në emër të stabilitetit, tolerohen deformime të standardeve demokratike. Në këtë kuptim, sistemet zgjedhore janë ndërtuar kryesisht përmes marrëveshjeve të dy partive më të mëdha, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, të cilat shpesh kanë vendosur rregullat e lojës me “kartonin e më të fortit”. Një nga argumentet kryesore të juristit është paqëndrueshmëria e sistemit zgjedhor shqiptar. Në 36 vite pluralizëm, Shqipëria e ka ndryshuar sistemin zgjedhor të paktën gjashtë herë. Për Manjanin, ky është një tregues i qartë se politika nuk ka ndërtuar kurrë një arkitekturë të qëndrueshme të votës. Ai e krahason këtë me demokracitë perëndimore: Shtetet e Bashkuara kanë mbi dy shekuj që zhvillojnë zgjedhje me të njëjtin sistem, ndërsa Gjermania prej rreth shtatë dekadash nuk e ka përmbysur modelin e saj zgjedhor.
Ndërkohë në Shqipëri, sistemi jo vetëm është ndryshuar shpesh, por në shumë raste është përmbysur tërësisht. Sipas tij, një sistem zgjedhor duhet të jetë i aftë të përmirësohet, por jo të rrëzohet vazhdimisht nga themeli. Kur kjo ndodh, krijohet pasiguri dhe procesi zgjedhor largohet nga standardet e stabilitetit institucional.
Një kritikë tjetër e fortë e Manjanit lidhet me mënyrën se si është trajtuar Kushtetuta. Në vend që të konsiderohet një dokument themelor i shtetit, ajo është trajtuar shpesh si një ligj që politika e ndryshon sipas nevojës së momentit. Ndryshimet e shpeshta kushtetuese, sipas tij, janë si prishje e gurit të themelit të rendit institucional, duke argumentuar se kur ndryshohet vazhdimisht baza e sistemit, edhe rregullat e zgjedhjeve humbasin stabilitetin dhe besueshmërinë.
Në analizën e tij, Manjani ndalet edhe te historia e kodifikimit të ligjeve elektorale. Në fillim të viteve 2000 u bë përpjekja për të bashkuar në një Kod Zgjedhor tri ligje të ndryshme që rregullonin procesin elektoral. Ky proces hasi në kundërshtime të forta, mes të cilave edhe ato të politikanit të ndjerë Bashkim Fino, i cili kishte rezerva për mënyrën se si po ndërtohej ky kod.
Në këtë histori nuk mungojnë edhe episodet që janë kthyer në simbol të manipulimeve elektorale, si fenomeni i njohur i “Dushkut” në zgjedhjet e vitit 2001, një mekanizëm politik që deformoi logjikën e sistemit zgjedhor të kohës dhe që mbetet një nga momentet më të diskutueshme të tranzicionit.
Në kujtesën politike të vendit kanë mbetur edhe zgjedhjet e vitit 1996, dhe më pas të tjera procese të ngjashme për të ndërtuar një histori zgjedhjesh, për të cilat palët politike prodhuan atë që u quajtën “librat e zinj” dhe “librat e kuq” të zgjedhjeve, dokumente të opozitave që kontestojnë proceset zgjedhore tek ndërkombëtarët. Për Manjanin, kjo është një metaforë e qartë e historisë zgjedhore shqiptare, ku çdo palë shkruan librin e vet mbi zgjedhjet, ndërsa një konsensus mbi të vërtetën mbetet i vështirë për t’u arritur.
https://www.syri.net/amp/index.php?id=731295_______________ https://www.syri.net/politike/685234/video-ylli-manjani-edi-rama-e-ka-lene-ne-renie-te-lire-erion-veliajn-gjuha-e-tij-si-e-nje-gomari/_______________ https://www.syri.net/amp/index.php?id=736289
Yllka Manjanka simboli i langaraqit pa dinjitet - deri ne 11 maj 2025 ja kafshonte pernate e perdite mollaqet Rames, ndersa pas 11 majit 2025 nuk le dite e nate pa ja lepire ne distance (sa pa ja lejuar nga afer_)
Vetem zgjedhjet e vitit 1992, 2005 dhe 2013 kane qene te rregullta por pas vitit 2013 nuk pas zgjedhje fare por nje inxhiniering te blerjes e manipulimit te votave, nje perdorim total te burimeve financiare , materiale e njerzore te shtetit ne funksion te fitimit te zgjedhjeve. Per mendimin tim intitucioni i zgjedhjeve ka marre ne keto vite nje goditje fatale qe nuk dihet nese do te rregullohet ndonjehere. Ketu nuk eshte pune sistemi zgjedhor por pune vullneti per te perdorur fuqine e shtetit per fitimin e zgjedhjeve. Ja , vetem te shikojme Kosoven ku askush nuk e konteston rezultatin pasi as nuk behet fjale per blerje votash dhe rezultati del ne kohe rekord, kurse ketu duhen dy muaj te dale rezultati.
Ky ti putting bythen Metes 100 here ne dite, ashtu sic baze saliut. Rama ju ka thjesh per te pastruar bolet. Lezhjan ,tepelenas popull shkerdhat historikisht
O Yll me 6 cepa , jo per c'do pale zgjedhje te behet nga nje kod i ri po sikur c'do 6 muaj te behen zgjedhje me kod te ri , zgjedhjet te rregulla quhen vetem po fitoj kafsha e malit i zbritur nga shpellat Sali karaxhic Berisha . Ai per c'do pale zgjedhje do te pregatise nga nje liber te zi qe ta lexoje Lira ne shtepi se askush nuk ja pierth nuk ja merr mundimin ta lexoje . Nuk ua ka fajin kodi terroristave te pd pordhes po mbushja e partise me kriminela , njeri me mut se tjetri duke filluar nga plaku mere qe eshte NONGRADA e qe i ka te mbushura breket plot mut e deri tek me te rinjte . O Yll po e vren bre burre qe edhe te rinj fare e te shkolluar jashte e me te njejte mendje e gjuhe te perbindeshit Sali haleja sikur te ua kete hequr trurin kafsha Sali e te ua kete mbushur me mut nga haleja e tij .
O Yll me 6 cepa , jo per c'do pale zgjedhje te behet nga nje kod i ri po sikur c'do 6 muaj te behen zgjedhje me kod te ri , zgjedhjet te rregulla quhen vetem po fitoj kafsha e malit i zbritur nga shpellat Sali karaxhic Berisha . Ai per c'do pale zgjedhje do te pregatise nga nje liber te zi qe ta lexoje Lira ne shtepi se askush nuk ja pierth nuk ja merr mundimin ta lexoje . Nuk ua ka fajin kodi terroristave te pd pordhes po mbushja e partise me kriminela , njeri me mut se tjetri duke filluar nga plaku mere qe eshte NONGRADA e qe i ka te mbushura breket plot mut e deri tek me te rinjte . O Yll po e vren bre burre qe edhe te rinj fare e te shkolluar jashte e me te njejte mendje e gjuhe te perbindeshit Sali haleja sikur te ua kete hequr trurin kafsha Sali e te ua kete mbushur me mut nga haleja e tij .
O jurist Manjani! Fjala "të ndershme" për zgjedhjet është shpikur nga "të pandershmit"! Në kushtetute dhe ligj thuhet shprehimisht "zgjedhje të lira dhe të barabarta!" Tironsi do thoshte: jeni bo t'gjith' kllufa!!!