Ylli Manjani: Parlamenti s’mund të mbrojë vetëm Ballukun, duhet të ndalë abuzimin me arrestet

16 Mars 2026, 11:00Politika TEMA
Ylli Manjani: Parlamenti s’mund të mbrojë vetëm Ballukun,

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për të mos autorizuar arrestimin e deputetes Belinda Balluku, duke theksuar se ky vendim nuk duhet të mbetet një rast i izoluar, por të shërbejë si pikënisje për një reformë më të gjerë në drejtësinë penale.

Në një postim të tijin, Manjani argumenton se Parlamenti nuk mund të ndërhyjë vetëm për të mbrojtur anëtarët e tij, ndërsa hesht për problemet sistemike të drejtësisë, sidomos për atë që ai e konsideron përdorim abuziv të masës së arrestit me burg.

Sipas tij, në Shqipëri paraburgimi është kthyer në një praktikë të tepruar dhe të pajustifikuar, ndërkohë që Parlamenti nuk ka ndërmarrë ende asnjë hap serioz për të rritur garancitë procedurale dhe për të kufizuar këtë fenomen.

"Parlamenti ende nuk ka bërë asgjë nga ajo që duhet bërë...

Bllokimi i arrestimit ndaj Belinda Ballukut duhet të jetë fillimi dhe jo fundi i një ndërhyrje të domosdoshme që duhet bërë në drejtësinë penale.
Padyshim që nuk shkon fare që parlamenti të marrë vendim vetëm për anëtarët e vet. Parlamenti presupozohet të marrë vendime për të gjithë të tjerët në radhë të parë. Ndaj nuk shkon fare që marrin vendim për Belindën dhe heshtin për të tjerët!!!
Kujtoj përsëri (kam vite që e bëj) se:
Arresti me burg në Shqipëri është në kulmin e përdorimit abuziv të tij.
Tani, sa i takon teorisë se duke ndërhyrë për të ndaluar këtë praktikë abuzive do na bllokohen negociatat, mendoj se:
Kurrë mos vijofshin!
Nëse qenka kusht për anëtarësim në BE burgosja kuturu e njerëzve, për t'u bërë qefin turmave, nuk e dua këtë anëtarësim!
Këtë mendim e kam patur, e kam e do ta kem sa të kem frymë.
Por, bindja ime është se kjo që sugjeron teoria në fjalë është spekulim dhe se nuk bazohet në realitet.
Askund në BE nuk ndodh kjo që ndodh tek ne me burgosjen e njerëzve pa ua provuar më parë fajsinë e tyre nga një gjykatë që nuk kontrollohet nga prokuroria!
Askund në hapërisën demokratike nuk bëhen arrestime për të kënaqur turmat, sepse nuk do quhej demokraci, por talebanizëm!
Nuk jam në dijeni që BE nxit e sugjeron talebanizma akund!
Ndaj dhe teoria që duhet të arrestojmë sa më shumë që të hyjmë në BE, nuk ka kuptim. Por edhe sikur të ketë, prap po e përsëris, më mirë jo në këtë lloj BE-je!
Nuk ka ndodhur asnjë hata më shumë se ç'ndodh në vetë vendet e BE, me imunitetin e Belindës. Rasti i kryeministrit Çek është më i freskët. Madje ky i fundit e kishte akuzën për fondet e BE. Por kjo e fundit as gëk e as mëk bëri. Aq më pak pati deklarata ambasadash në Pragë që të komentonin vendimin e parlamentit atje...
Nejse, se historia është e gjatë dhe nuk mbaron, por Parlamenti i Shqipërisë ende nuk ka bërë asgjë për të ndaluar proçedimet abuzive dhe veçanërisht burgosjet pa prova.
Nuk ekziston asnjë standard demokratik që paraburgosja të shndërrohet në masë dënimi paraprak!!!
Parlamenti ende nuk ka bërë asgjë për të vendosur gjykatën e paanëshme dhe të për të rritur garancitë procedurale që ndalojnë abuzimet ndaj shtetasve të vet.
Nëse parlamenti do mjaftohej vetëm me ndalimin e arrestit të Belindës, do ishte padrejtësia më e madhe që i bëhet këtij vendi!" - shkruan Manjani. 

7 Komente

  1. T
    Tellalli

    Shumë drejt si gjithmonë Ylli .

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rudolf Zaharia

      Ja fut kot Manjani. SPAK po frikesohet. Liroi nga fakti penal Genc Burazerin, horrin e Shendetit publik ne Fakultetin e Mjekesise, njekohesisht kusheriri i pare i megahajdutit Ilir Beqja.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Per korrektese

        Pa na thuaj, kush e frikesoi SPAK,-un? Genc Burazeri, apo Ilir Beqja që është vetë në burg. Me se e frikesoi? Nuk kam dyshim per atë që thua ti per Genc Burazerin si karakter, pavaresisht se nuk e njoh. Por po e marrim të vertetë. Por çfarë lidhje ka kjo me akuzën? Ose me lirimin nga salla e gjyqit? Ai mund të jetë kokërr maskarai por po nuk e vertetove dot krimin, ai del nga burgu. Do apo nuk do ti. Apo ta denojme se "e njeh filani që është maskara"?!

        Përgjigjjuni
      2. H
        Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

        Shumë e saktë. Ketij Manjanit, kije inat, por jepi hakun. Sepse ketu nuk.ka rendesi mendimet tona personale per Manjanin. Ai në fakt flet per ne, njerezit e pambrojtur, sepse perballë pa-Drejtesise abuzive, në nuk ka avokat we të na mbroje. Nuk është vetem Balluku njeri i rendesishëm. Jemi edhe ne. Futen në burg njerezit per 300 mijë lekë, ndersa per 300 miljonë euro bredhin pazarit. Nuk arrestohen njerezit per një arkë me peshk. Sepse i bie që të hyje në burg gjysma e Shqiperise. Jo vetem ata që ka inat SPAK-u. Prandaj nuk duhet parë problemi tek Balluku, dhe o bo bo u dhjene negociatat. Siç i ra fyellit me vrap Preç Zogaj, dhe nja dy të tjerë u turren me vrap se mos u ikte radha. Kjo nuk ka lidhje fare me negociatat. Parlamenti nuk ndaloi hetimin ndaj Ballukut. Tridhjete mije faqe dosje, aty janë, per çfarë mutin i kanë, apo per të fshire menderen. Çoje në gjyq, dhe me vendim gjykate e arreston kur të duash. Por siç duket flasim kot per mijera faqe akuzash, sepse dhjete faqe mjaftojne të fusesh në burg Saliun dhe Ramën. Me dhjete mije faqe futet në burg e gjithë Vlora, madje ka vend edhe per Fierin dhe Lushnjën per kusur. Siç duket paskemi zgjedhur njerezit më të paafte per prokurorë.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Ton

          Ne kodin penal te shtohet sekuester pasurive nga korrupsioni.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlora 97

            Çeta e hajdutve q mbrojn njeri tjetrin nderkoh qe popullin po e ha kanceri

            Përgjigjjuni
            1. d
              drejtesi e munguar

              Ne nje shtet demokratik themeli eshte liria dhe drejta e cdo qytetari.Fjala burg eshte dhe duhet te jete e fundit.(Perjashtohen rastet e flagrances).Kjo qe ndodhi me Znj.Balluku eshte fundi i veprimit te padrejtesise.Keqdashja apo paaftesia e prokurorise duhet te shihet me kujdes nga organi i kontrollit dhe emerimit te prokuroreve.Vete ligjevenesi duhet te saktesoj me ligj te gjitha veprimet e nevojshme.Po keshtu ,mendoj se gjykata te marre rolin e gjyqtarit dhe jo rolin e "noterit" te prokurorise.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje