Shqipëria mes Komisionit dhe Këshillit. Ende pa vendim të Brukselit për raportin kyç të negociatave

15 Mars 2026, 18:20Politika TEMA
Shqipëria mes Komisionit dhe Këshillit. Ende pa vendim të

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi ynë i ka plotësuar kushtet për të marrë një raport pozitiv të vlerësimit të standardeve të funskionimit të shtetit të së drejtës, luftës antikorrupsion dhe krimit të organizuar, si dhe funksionimit të demokracisë, disa vende anëtarë të BE janë skeptike, duke mos i dhënë ende dritën jeshil eShqipërisë për të vijuar me mbylljen e kapitujve.

Raporti IBAR është kushti formal për të filluar mbylljen e kapitujve të negociatave, shkruan A2.

Në dy takimet e fundit të 6 dhe 13 marsit grupi i punës në Këshillin e Bashkimit Europian nuk ka gjetur dakordësinë e vendeve anëtare për të lejuar Tiranën zyrtare që të kalojë në një stad tjetër të negociatave.

Këtë e konfirmoj zyrtarisht për A2CNN vetë BE: “Shtetet anëtare i drejtuan disa pyetje Komisionit Europian në lidhje me IBAR dhe morën përgjigjet e nevojshme. Pra, ishte thjesht një shkëmbim pikëpamjesh, pa përfundime operative në këtë faze”.

Për shkak të kësaj situate, Brukseli konfirmon për A2CNN se takimet e COELA-s për piketat e ndërmjetme të Shqipërisë do të vijojnë në javët në vijim: “IBAR shërben si bazë për të ashtuquajturin draft-pozicionin e përbashkët të përkohshëm të BE, të cilin Komisioni tashmë ua ka paraqitur shteteve anëtare dhe për të cilin diskutimet në COELA do të vazhdojnë në javët dhe muajt në vijim”.

Pak ditë më pare, Këshilli gjerman për marrëdhëniet me jashtë e paralajmëroi mazhorancën se Shqipëria ndodhet në një situatë kritike për të marrë raportin pozitiv të Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (IBAR) pasi Gjermania kërkon që të mos pengohen hetimet për zyrtarë të lartë kur vjen puna tek imuniteti. 

Vetë Kryeministri nuk e pranon që vendimi që morën në Parlment mund t’i mbyllë derën e BE-së, edhe pse nuk e mohon që me partnerët, anëtarë të BE, kanë patur qasje të ndryshme ndaj kësaj çështjeje.

“Unë ju siguroj që në asnjë mënyrë rruga jonë drejt anëtarësimit nuk është bllokuar dhe nuk do bllokohet për këtë shkak. Të tjerat, kur thoshte At Gjergj Fishta, janë dokrra hini”, tha Rama. 

11 Komente

  1. P
    Po shoku poooo

    Me vjen keq qe Rama se ka kuptuar mentalité e Europes perendimore , sa me shume kerkone ti afrohesh me shume te largojne , sa me shume i largohesh me shume te vijne nga pas....... Vuçiçi thote nese nuk do Europa ne kemi Chine , Rusie......dhe europa i shkone pas....vitin e kaluar Gjermania krijoje 95 mije vende pune ne Serbi, ne Shqiperi zéro. Rama thote objectif jone eshte vetem me nje drejtime, ai ne bashkimin europiéen..... dhe Europe talle trapin me shqiptaret.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po çfare europe kerkoni

      Ooo Rame leri perallat me europ , hape vendin me shtete si Kina dhe Rusia......bolle me zhgaravitje , sistemin kapitaliste eshte i tille .

      Përgjigjjuni
      1. A
        A edhte Kina alternative me e mire se Gjermania?

        Nuk ka asgje te keqe qe Rama te shohe edhe nga Kina, sepse edhe Gjermania, Franca, Kanadaja, dhe Anglia po shohin nga Kina. Pa le pastaj pjesen tjeter te Botes.

        Përgjigjjuni
      2. E
        Edhevpas 35 vitesh Gjermania eshte kunder Shqiperi

        Rama te konsultohet me popullin per qendrimin bllokues te Gjermanise. Mbase me nje referendum popullor Qeveria ti kerkoje Gjermanise te marri me koncesion sistemin e drejtesise, kuptohet me pagese. Le te na mesoje Gjermania te bejme drejtesi njesoj si ne Gjermani. Mbase Spak i drejtuar nga Gjermania do mbylle per gjykate edhe dosjet e Saliut per 21 janarin e Gerdecin. Nuk ka zgjidhje tjeter. Ndryshe Shqiperia mund te detyrohet ti thote bye-bye BE-si Turqia, duke pritur te ndodhe nje reformin i vete BE, nese kjo do mund te ndodhe para se BE ti mbylle deren edhe vehtes. Nese Gjermania, sot ne dore te CDU, mendon se vetem Sali vrasesi mund te na integroje ne BE, atehere shqiptareve nuk i duhet aspak Gjermania. Vendin e saj per ne te lutemi aa ndajne Amerika, Italia e Turqia. Nuk ka rruge tjeter. Nese vjen dita qe gjermanet te trokasin si miq ne dyert e shqiptareve, nga ne e kane te sigurte buken, kripen e zemren.

        Përgjigjjuni
        1. E
          E verteta qe dhemb........

          Erdogan: qafiri jem Rramadon,kom 30 vjt qe pres vendimin e kaurreve evropion edhe pse i kom plotsu te gjitha takem/qitapet.....!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Duam investime kineze ruse arabe ...

            Ukrainasit rrefugjat kane te drejte pune ne Europe , shqiptaret joooooo , rracisme i hapur. Rama duhe te reflektoje vendi nuk ka nevoje per oratoir boshe por per investime ------Shqiperi e hapur per te gjithe investitoret qofshin ata Kinez Ruse Arabe ---- Nese komunitetit europien nuk e do Rusi dhe Kine ne Ballkan te ndaloje rracismin ndaj nesh

            Përgjigjjuni
            1. D
              Detari

              Ukrainasit jane puro evropian, skiptaret jane musliman, mbetje turkarape me iftare, novruza, ramazon, xhamia etj. BE-ja e thote hapur -> qeveria islamike skiptare pengon drejtesine.

              Përgjigjjuni
              1. B
                BE po krijon ne Ballkan nje front urrejte kunder s

                BE e ka humbur Ballkanin! Fatin e tij e percakton vetem Usa, dhe kjo eshte fat per shqiptaret.

                Përgjigjjuni
              2. M
                Miri

                Nese nuk na pranojne ne Europe se kemi treguar kufirin drejtesise , kurre mos na pranofshin, as na behet vone. Ne jemi vend sovran dhe nuk pyesin cfare thote e s'thote Europa. Te arrestohen ministra vetem se do SPAK e Europa? Ateherte cfare sovranitetit paskemi ne. Pastaj Km me dhenien e Zvernecit e Sazanit dhenderiit te Trump ka siguruar mbeshtetjen e SHBA keshtu qe nuk na behet shume vone per Europen. Vetem perpara Gjigand.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Ka akoma shprese......

                  Evropa do na pranoje, pasi te bjere shpejt nga pushteti CDU-ja e Merz/Saliut. Sapo pushtetin ta drejtoje AfD-ja proamerikane, Gjermania do behet mbeshtese 100% per integrimin tone ne BE, nese deri atehere do kete BE!

                  Përgjigjjuni
                2. M
                  Mali

                  Diku po lexoj një komentues që i bën thirje Ramës që të jetë më mendje hapur d. m.th të ketë një vizion më të qartë për mardhëniet me shtete që kanë një pontecial politik ekonomik ushtarake diplomatik të admirueshëm Dhe merret si shëmbulk Kina .Në qoftë se do të shikojmë interesat e shtetit të popullit dhe rolin që ka sot Kina në politikën dhe ekonominë globale nuk mendoj se do të bënte gabim në se qeveria dhe parlamenti e orjenton diplomacinë edhe në drejtim të Kinës. Me një herë ndonjë lexues i këtij komenti do të më etiketoj si nostalgjik i sistemit kur ne kishim mardhënie të fuqishme me Kinën.Parë në një anshmëri dhe me një gjykim extra anti për çdogjë kjo edhe mundet të justifikohet . Por po ta shikojmë në një plan më të gjërë dhe më me realizëm del një pyetje Aduhet të qëndrojë Shqipëria në këto situata lidhur pas bishtittë Evropës dhe nga ana tjetër dhe pas Amerikës . A mos vallë nuk ka interes një zgjerim i marëdhënieve me Kinën. A mos vallë kina nuk e ka treguar dashamirësinë ndaj Shqipërisë Amos vallë nuk ka Kina mundësi për marëdhënie të një niveli të lartë ekonomik me Shqipërinë ."??? Këtë e dinë të gjithë që Kina është gjigant ekonomik dhe mundësitë për mardhënie ekonomikeme interesa të dy anëshme janë më se të mundëshme Eshtë pak larg koha që Kina me Shqipërinë kanë patur marëdhënie të shkëlqyeta në çdo fushë por ajo kohë u fshi nga historia .Por mendoj se në kohën që shtetet e Evropës bëjnë eksperimente me Shqipërinë ""i hap sihap"""kapitujt për në BE duke i ndërruar kartat sipas oreksit të njërit apo tjetrit shtet mbase do të ishte mirë që me një finesë diplomatike dhe taktike të kërkonte një koridor më të gjërë mardhëniesh me Kinën apo dhe shtete të tjera me fuqi ekonomike e politiko diplomatike . Kjo nuk do të thotë se Evropa do të trmbej ama do të rishikonin strategjinë e zgjerimit jo duke vënë stërkëmbësha dhe artifica siç është ajo e reformës në Drejtësi dhe gjoja mos krijimit të barrierave për SPAK dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit Kjo Evropë po ta ketë të sinqertë zgjerimin e BE me vëndet e Ballkanit Perndimor le ti hypi karocës se mase skanë naftë për makia dhe të vijnë në Shqipëri Të takojnë institucionin e Parlamentit të marin një informacion të saktë mbi Kushtetutën ligjet dhe veprimtarinë e institucionit të drejtësisëdhe pastaj të dalin me konkluzion se ka apo jo pengesë nga ligjëvënësi për SPAK . Por jo .Kjo Evropë e ka më të lehtë të flasë badiava dhe gjejnë sebepe për zvaritje . Me qënë se pret puna për tu pranuar në BE atëherë le të kërkojmë rrugë dhe mardhënie me ata që na pranojnë si jemi tani dhe jo si do të duan të jemi pas 15 -20 vjet të ardhshëm Trazoje pak ujin o zRama se se Evropi do të afrohet vet në rast se shikon në dyert e Shqipërisë shtete të fuqishme si Kina dhevatëherëdo ta ridimensionojnë qëndrimin as mish as peshk të tyre.Jo për gjë po Gjemani Inglizi dhe ca nordik sikur po e luajnë shumë me Shqipërinë Jemi të vegjël pa nivel të ekonomisë pa sistem sigurie pa ushtri por nuk jemi vas al dhe pa boshtë pa krenari dhe pa diplomaci e rol në arenën Evropiane dhe globale. Pra pa i dëmtuar këto mardhënie strategjike me Evropën dhe Amerikën le të kërkojmë frymëmarrje më të gjërë duke u zgjeruar në drejtime të tjera dhe me ato shtete që nuk na e kanë me hile dhe me kondita e kushte.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje