Ervin Salianji i përgjigjet Berishës: Ndryshimi i rregullave në parti dhe sulmi ndaj ndërkombëtarëve, shërbim për Ramën!

16 Mars 2026, 13:45Politika TEMA
Ervin Salianji i përgjigjet Berishës: Ndryshimi i rregullave në

Fill pas deklaratave të Sali Berishës nga mbledhja e Kryesisë së PD, ka reaguar Ervin Salianji, duke theksuar se opozita nuk mund të bjerë në kurthin e ndryshimeve të njëanshme në Kushtetutën e partisë dhe as të sulmojë ndërkombëtarët. Salianji thekson se nuk ka shërbim më të madh për Ramën se sa të veprosh si ai.

Opozita nuk mund të bjerë në të njëjtën kurth me ndryshim rregullash dhe sulm ndaj ndërkombëtarëve! Partia Demokratike nuk mund të hapë rrugë për ndryshime të njëanshme në Kushtetutën e partisë dhe në Statut. Neni 46 është i qartë dhe i sanksionuar. Nuk ka shërbim më të madh për Edi Ramën sesa të sillesh dhe të veprosh njësoj si ai. Rama është nën presion ndërkombëtar për shmangien e ligjit, për shkeljen e barazisë para ligjit dhe për përpjekjen për të ndryshuar rregullat për pezullimin e ministrave Kryeministrit”, shkruan Salianji në platformën “X”.

"Çdo veprim që imiton modelin e Ramës nuk është zgjidhje, por uzurpim. Dhe çdo uzurpim i tillë i bën autorët e tij përgjegjës përpara opozitarëve dhe përpara shoqërisë. Sot po shohim të njëjtën logjikë që kemi denoncuar tek qeveria: uzurpim të rregullave, shkatërrim të degëve përjashtim të demokratëve, sikur Partia Demokratike të ishte pronë private e disa individëve dhe jo një parti e ndërtuar mbi vullnetin e demokratëve.  Nëse opozita fillon të sillet si pushteti që denoncon, atëherë dëmton jo vetëm veten, por edhe besimin e qytetarëve tek alternativa. Sepse në fund lind pyetja që askush nuk do ta dëgjojë, por që shumë qytetarë tashmë e bëjnë: mos vallë loja është e njëjtë dhe palët janë më afër se sa duken?”, vijon ai.

10 Komente

  1. S
    Shqiptari patriot.

    Po hiqeni o demokrat se ua shpifi njerezve nuk shihet me me sy e ju kerkoni ti jepet vote ketij kafke rrezik vdekje.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muharem Kaso Laprake

      Hiqet vetem me vote . Ta geqin anetaret e partise demokratike . Nese nuk e heqin d.m.th. Qe e meriton ate vend . Por duhet te pranoje pozicionin ne opozite se dhe ne ate rol eshte me voten e shqiptareve . Demokracia eshte vetem vote . Cdo popull i meriton lideret e vet

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tunxh Dynjaja

      Kjo perballoja e Salianjit me Berishen me kujton fabulen e harabelit me elafantin: nje harabel i vogel kishte qendruar te pushonte te fundorja e trupit te elefantit. Ketij te fundit i shpetoi nje pordhe fuqia e se ciles e hodhi harabelin nja 20 metra tutje. Aty pari kaloi nje harabel i madh dhe e shikon harabelin e vogel pa pende ne trup! I shqetesuar e pyet se cfare i ka ndodhur? Asgje-i tha i vogleli, jam zhveshur lakuruq se do q… elefantin!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Flamur Paloka

        Salianj Xerxebili , eshte inversi I asaj qe thua zotrote . Modeli dhe Njeriu qe imitihst ne kete vend eshte Berisha dhe berishizmi , mallkimin dhe lubia e Shqiperise . Rama Po imiton Berishen , sepse ne kete zanat Berisha eshte prekursori .

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drejtesia.

          JE NJE SALI I VOGEL DHE AS GJE ME SHUM DUKE KRAHASYAR VEPRJMET E SALIUT ME RAMEN JU TAMAM SI I MBYTURI QE NE VENT T KAPET TEK I FORTI TE SHPETOI KAPET TEK FIJET E BARIT.LERE RAMEN PO PATE MENDEEE BYTH PERBALLU HAPUR ME KRIMET E SALIUT E TE PARTIS TENDE.JU SE BENI FOT KETE SE NUK JENI KRLLQE.JENK VET NE VORBULLEN E PISLLEQEVE.

          Përgjigjjuni
          1. U
            Ustai

            U bere dhe t'i o kerme lozhani qe ste ka ik era qepes akoma te bejsh politikanin interesant.te sjell ne terezi maloku mos u shqetso.te co ke tufa qe ka varros

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kadria

              Opozite e shitue me pseudo deputet belo ezmerin

              Përgjigjjuni
              1. E
                Edi Rama ( dru me te bardhe)

                Shyqyr që kam përpara Salihun se ky Sali-anji do më kish coptuar dhe do ma kish marrë partinë dhe pushtetin. Edhe Lindën. Edhe Ymerin..

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bake

                  Ik o Babale se nuk je per ate pune ti........ Pyet Berisha per Salianus sa c'pyet NEVOJTORJA per nje PORDHE

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Squk

                    Nje gje te mire ka ky muhabet! Pd ja eshte bere me liberale se PS ku Rama i zgerdhin te tere ne dru!!! Dhe ku nuk pipetin asnjeri!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje