"Libri i Zi" dhe tallja cinike e Ilir Metës me demokratët, pas humbjes së thellë në Kukës

26 Shtator 2023, 18:40Politika TEMA
"Libri i Zi" dhe tallja cinike e Ilir Metës me demokratët,

Nga Namir Lapardhaja

Rezultati i zgjedhjeve në Kukës, do të përfshihet në 'Librin e Zi' të manipulimit të proceseve zgjedhore.

Kështu është shprehur sot Ilir Meta, i pyetur për humbjen e zgjedhjeve në Kukës.

Meta njihet nga demokratët dhe shqiptarët si politikan thellësisht i korruptuar, që mishëron më së miri të gjitha veset e shoqërisë sonë.

Po ashtu, edhe për përgjigjet e tij cinike dhe të drunjta.

Dhe kjo, më tepër se sa politikisht korrekte, është një tallje cinike me demokratët.

Duke cituar 'Librin e Zi" të manipulimit zgjedhor, ai të kujton deklaratën e prillit 2013, tek pyetej për viktimat e 21 janarit dhe 'Bllokun e Zi' të korrupsionit.

Përgjigjja atëherë ishte po aq cinike sa kjo e sotmja: "21 janarin ia kemi lënë të merren arkeologët."

Nga lufta e madhe mes veti e demokratëve, përveç Ramës, Ilir Meta është i fituari i dytë më i madh.

I ngelur pa elektorat, me një strukturë thellësisht të shkatërruar, pa mbështetës dhe pa përkrahës, nën prozhektorët e ekspozimit të hetimeve të thelluara nga SPAK-u, nderi që po i kthen Sali Berisha për ta mbajtur në lojën politike, duke i çuar votat e demokratëve tek koteci i partiçkës së tij, duke bërë thirrje për t'u votuar sigla e tij pa militantë dhe anëtarë, është kontributi më i madh që mund t'i jepet për ta shpëtuar politikisht dhe për t'i larguar sa më shumë goditjen e pritshme nga drejtësia.

Meta, i cili nuk u duk asnjë ditë në fushatën e Kukësit, është i fundit që duhet të dalë dhe të flasë për ato zgjedhje.

Përpara tij është një radhë e gjatë, duke filluar nga Berisha, Bardhi dhe të gjithë deputetët e paçes dhe pilafit, që u ekspozuan ditët e fushatës në Kukës me poza dhe shfaqje sikur të ishin çlirimitarë dhe shpëtues të atyre zgjedhjeve.

Të gjithë ata së bashku janë përgjegjës për rezultatin.

Janë po të njëjtët që kanë akuzuar Bashën se nuk i ka humbur, por i ka shitur zgjedhjet.

Meqenëse Basha nuk mori fare pjesë në 'pazarin' e Kukësit, i bie që këtë radhë t'i kenë shitur ata, siç bënë edhe me zgjedhjet e 14 majit dhe siç pritet të bëjnë me zgjedhjet e ardhshme.

Nëse nuk do dalë askush prej tyre të marrë përgjegjësi dhe t'u tregojë demokratëve se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me rezultatin katastrofik të atyre zgjedhjeve, nuk do jetë e largët dita që do dalë 'filozofi' i politikës, bashkëpjesëtari tjetër i koalicionit "Bashkë firojmë", i famshmi Nard Ndoka, i cili do të thotë tërë seriozitet:

"Kur humbasim ne, fiton kundërshtari."

6 Komente

  1. N
    Nardi

    Po mire ka folur Likja se ai nuk ha . . t kot , po te shkruajne nga nje liber per c’do humbje do u duhen shume e keshtu i mbledhin ne nje te gjitha fitoret me kok posht .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Berisha

      O ilir spiuni ku fo të shkoni tani si familje kur të dalin nga burgu grupi i indikatorëve, se bucha jote monika i futi ato në burg. Shko e shit ato vilat që ke në Londër Angli

      Përgjigjjuni
      1. L
        Llaf Dibre

        Nese Meta misheron te gjitha veset e shoqerise tone, siç thote autori, atehere e mertuakemi denjesisht ate. Jo mor zotni. Shoqeria jone eshte viktima, eshte preja e veseve te tyre me te keqia njerzore. Kur themi vese njerzore, e specifikuar keshtu qe ne mitologjite, kemi parasysh njeriun, individin pa naciolanitet, pa entitet e pa parkatesi, pra kemi te bejme me nje qenie antisociale e jo me nje produkt apo ngjasues te shoqerise tone.

        Përgjigjjuni
        1. O
          O ilir o spiun ti je për në librin e zi

          More sikur thanë se do bënin një ligj për spiunat,pa u bë me këtë ligj apo na gënjyen edhe këtë radhë. Ky jo që është spiun,por është edhe hajdut e kriminel i akuzuar nga krimineli Sali

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dardhani

            Qe kush e ka udheheq shqiperin per 30vjet . Njeri i shitur tek serbi e rusi e tjetri hajduk i pa mshirshem.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Tamam, ashtu si shkruan Namiri eshte ! Por kjo dashuri e Salehut me Liken, dmth tandemit Salike, i ka rrenjet thelle. Nuk i heq asnje presje etiketimit te spiunit Metaj me gjithçka te keqe qe ai meriton, por "lideri historik' i atyre qe vajtojne sot katandisjen ne kete derexhe te PD, jane dha ata te gjithe fajtore, sepse "lexhenda" e ka njohur Ilir Meten shume para tyre. E ka shfrytezuar Berisha Meten, apo Iliri ate, kjo do kerkonte nje studim te thelluar, qe me siguri koha do na e sjelle. Në gjithe kete palaçollek politik, per mua i pari eshte dhe mbetet Sali Ram Shiqere Berisha. Ky per pangopesine e tij per pushtet dhe pasurim te familjes, nuk njeh asnje parim tjeter. Sali Berisha pa bashkepunimin e nendheshem me Ilir Meten, "pishtarin e demokracise", te dekretuar nga ai si president, i sapo dale nga divorci me Nanon, jo vetem qe beri te humbte PS, por beri qe te fitonte dhe PD apo koalicioni qe udhehiqte, fale kjo edhe sistemit zgjedhor te asaj kohe. Pra, "Sfinksi" i 1997-es u ngrit nga hiri. Deri në 2009, ujku Sali u shit si dele dhe "delet" e PD e hengren si te tille. U desh 2009, qe aleanca "Salike", te dilte mbi uje. Kjo aleance ishte fillimi i fundit te PD dhe atyre vete. Tani le te gelltisin cinizmin e Metes, se e kane hak. Nuk harrohen puthjet e perqafimet e Bashes me Moniken e Likes, para dhe gjate zgjedhjeve te 2021. Dhe perfundimi i vazhdimit te asaj aleance dihej, shkaterrimi i te dyve. Likja u katandis me kater deputete ndersa Basha (Berisha) mbeti ne opozite, duke i dhene mundesi Rames te marre 74 deputete e te qeverise rehat deri ne 2025. Epo fajin perseri Rama e ka, se pse ai shperndan para me thes dhe ata keta fakiret nuk i kane!!!...Ndaj Namir dhe te gjithe ju demokratet, heshtet në aleancat qe bente Berisha-Basha me te keqen e madhe, Ilir Metaj. Sot eshte vone, gjithsesi duhet te mos e ndani Bashen nga kjo marrezi. Ai eshte njelloj pergjegjes sa Berisha, në mos me shume se ai ishte kryetar i PD. Humjet kane ardhur sa per shume gabime te drejtimit te tij, por aq dhe nga aleanca e gabuar me nje super te korruptuar, si hajduti Ilir Metaj. Tani fajin e ka Saliu qe e mban akoma afer. Po ç'te beje, ku te veje i ziu pa siglen 'LSI' te konvertuar në 'LR'? Salehu, nuk ka parti legjitime, po gjithsesi per mefshtesine e Bashes dhe tuajen, pra te lidershipit te PD, defakto ua ka marre ate, po si e tille qe te jete në lojen politike i duhet bashkimi me Ilir Meten në te ashtuquajturen "Bashkimi per Fitore" (BF) qe rezultoi "Bashkimi per Humbje" (BH). Meqe duken si më shume, tani po u lepihet dhe Gaz Bardhi, Sekretari juaj i Pergjithshem me ndjeksit e tij. Ndaj në kete katrahure qe ndodheni sot, Berisha dhe Meta jane në te drejten e tyre, te luftojne per mbijetese, me shprese se mbase i shpetojne drejtesise. E pra, qysh nga 2009, në gjithe kete loje te piste eshte i zhytur koke e kembe edhe Lule Basha. Sa per paaftesi, sa per nenshtrim pa kushte ndaj mentorit dhe babait te tij politik sot"on grata", po aq lider qe nuk frymezon, hipokrit e genjeshtar, i mikluar se do ishte ai kryeminister, dedikim qe ia bente aso kohe vete lideri suprem Berisha, kur Basha doli në fotografi me Trampin!-Besoj u kujtohet!). Qe ta mbyll, në gjithe kete rokopuje ku po katandiseni, nuk duhet perjashtuar dhe qorrollepsaja, gati-gati nen efektin e substancave psikotrope, e mases se demokrateve, te cileve edhe pse kane vite e vite qe shkojne nga humbja në humbje prape u shkojne prapa shkaktareve Berisha Basha. Meta ka punen e vet, ju shikoni punen tuaj. Vëreni gishtin në plage dhe u thoni sikter te dyve. Nuk po beni asnjeren as tjetren, me Berishen kufizoheni vetem me togfjalshin se me "non graten" nuk bashkepunojme, por e pranoni dominimin e tij, dhe na ana tjeter i krefni bishtin Bashes dhe shpresoni tek ai. Çfare fitore prisni?! Qe do kete në dore te hartoje nje liste deputetesh dhe ca nga ju do t'ju veje në liste per deputet? Kete aspironi në nënvetdije?! Po qe keshtu, sigurisht qe jeni per t'u ardhur keq! Ju te gjithe aty, i trembni faktit se nuk do ju mbeshtesin militantet, dhe keshtu zvogelohet numri i mandateve per ju. Jooo! Kukësi tregoi se edhe atyre po u çelen syte. Po e shohin se nese ky lidership nuk largohet, PD nuk shperndahet per t'u ribere, deri në 2029 eshte e sigurt qe demokratet e vertete do jene në opozite. Po deshen kete atehere hallall te dy BB-të. Sido qe te vene punet deri atehere, sigurisht që si PD, nja 9-10 deputete do i merrni, por me to po ia froheni Likes dhe Mones se dashur te tij dhe do t'i afroheni daljes nga skena politikke, duke e mbyllur pander misionin si "Parti e Dhjetorit", e drejtuar nga "lexhenda", ishkomunisti-antikomunist, dhe mbasi kaloi ylberin u konvertua në 'demokrat". Dhe shume e hengren sapunin per djathe.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje