"Llogaridhënia është e rëndësishme", paralajmëron ambasadori britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

29 Mars 2023, 09:15Politika TEMA

"Llogaridhënia është e rëndësishme",

Ambasadori britanik, Alastair King Smith tha se pritet të kemi një shtresëzim të lliogaridhënies në shkallë ndërkombëtare për të gjithë shkelësit e ligjit.

I ftuar në  emisionin “Now” kur u pyet nga Erla Mëhilli nëse do ketë shpallje të non gratave për shtetin britanik, ambasadori King Smith tha se do të ketë. Madje ai shtoi se nuk do ketë rëndësi se çfarë pune apo roli do kenë për aq kohë sa ata persona janë të lidhur me krimin dhe korrupsionin.


Pjesë nga biseda:

Erla Mëhilli:  A do ketë shpallje të tjera në listën e zezë të britanikëve apo u mjaftuat me listën e parë? Ju thatë që do të ketë?

Ambasadori Alastair King Smith: Ashtu siç e përmenda më parë, ne do të shohim se çfarë veprimesh të tjera do të ndërmarrim si në Shqipëri dhe në rajon, edhe në rang global sepse ne mendojmë se llogaridhënia është e rëndësishme dhe nëse mundemi të kemi një shtresëzim të llogaridhënies në shkallë ndërkombëtare.

Mbretëria e Bashkuar ashtu si edhe vende të tjera do të ndërmarrë hapa për konfiskimin e pasurive dhe presim vendimet e këtij viti.

Erla Mëhilli: Pra do të ketë shpallje të tjera non gratash brenda vitit thatë. Politikanë apo biznesmenë? Cilet keni në objektivin tuaj të shpalljeve?

Ambasadori Alastair King Smith: Nuk ka rëndësi se çfarë punë apo roli dikush ka. Nëse janë të lidhur me krimin dhe korrupsionin, politikane, biznesmenë apo të tjerë ata mund të specifikohen.

2 Komente

  1. E
    Erdogan

    Me Ukrahinen cdo beni you do ta fusni ne Nato sic futet Turqine pushtuese te Kombit Greko-Ilyre? Apo do ti jipni arme deri sa te ikin te gjithe nga Ruset? Kur do jepni llogari per Qipron e pushtuar you Angleset? Kini vjedhur Dynjane. Qe nga Parthenoni duke shfrytezuar pushtimin e Greqise nga Osmanet. Kini nxjerr miliarda we nje dite duhet ti villni.

    1. j
      janulles me rock kokes

      O mjeran , ke ndergjegje se cshkruan ?? Qiprua epushtuar nga anglezet ???O pederast , pa yeti nje here qipriotet se ke duan afer anglzein apo grekun , pastaj hajde dhe shkruaj .....ke te duan ?? Helenet ?? Helenet qe i lane zbuluar ne ngarjet tragjike te 74-es me turkun dhe qe atehere rojne te coptuar ?? Keni prtendime per anglezet qe ju bene shtet duke cvatur majtas djethtas lart e poshte krahina te gjitoneve ....poThesprotine kush ua dha ??? Ik o bythqir , ik se dhjeu Janulla , ik e rasja me llap....ptuuuuuu vromjari

      Lini një Përgjigje