Loti 7 i aksit Elbasan-Qafë Thanë, Rama: Po punohet për ndërtimin e veprave të artit

15 Qershor 2025, 15:31Politika TEMA
Loti 7 i aksit Elbasan-Qafë Thanë, Rama: Po punohet për

Në lotin 7 të aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII vijon me ritme të larta puna për ndërtimin e tij. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna në kantierin e këtij aksi të rëndësishëm rrugor.

“Korridori VIII – Loti 7 i aksit Elbasan – Qafë Thanë ku po punohet për ndërtimin e veprave të artit, bokse dhe nënkalime”, shkruan Rama. Segmenti i ri i rrugës Elbasan-Qafë Thanë shtrihet përgjatë shtratit të lumit Shkumbin, me një gjerësi 22 metra, me 4 korsi.

Ndërtimi i këtij aksi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar kohën e udhëtimit si dhe duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore.

Projekti shtrihet në një gjurmë tërësisht të re buzë lumit Shkumbin, duke i dhënë zgjidhje edhe një problematike që lidhet me mungesën e ndërhyrjeve ndër vite të sistemimit të shtratit të lumit Shkumbin dhe duke ndikuar drejtpërsëdrejti edhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së zonave përreth, të cilat do të lidhen me qendrat administrative dhe qendrat administrative kufitare, por edhe do të nxjerrë në pah fushëpamjen panoramike të zonës.

4 Komente

  1. G
    Goni Ijes

    Or rrot k... kryeminister bej by pasin e Elbasanit se lan lesht njerezit ne trafik.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kerpudha

      Mire ja bere o Goni i Ijes!

      Përgjigjjuni
    2. r
      rrezi

      Prit gomar të mbi bar bari doli gomari ngordhi,ka 20 vite që ka filluar njëlloj si hekurudha Durrës Tiranë dhe akoma thuhet do të do të pirdh në të....

      Përgjigjjuni
      1. C
        Ceceni maloqeri,,

        Doni saliun ju BQ,,se edhe per ate keni votuar,,qe nuk boni i meter rruge,,,,goni ijes me brekushe

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje