Luan Baçi: 11 shkurti do të mbahet mend, protestën e kanë qytetarët për të larguar Ramën

11 Shkurt 2023, 10:32Politika TEMA

Luan Baçi: 11 shkurti do të mbahet mend, protestën e kanë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka deklaruar se protesta e sotme është e rëndësishme edhe për vetë PD-në, pasi Rama kërkon të pengojë mosfutjen e kësaj partie në zgjedhje përmes lojës me vulën që po bëhet me gjyqet.

Në studion e lajmeve në "MCN TV" tha se protesta që do të zhvillohet nesër është e vërtetë dhe do të jetë shumë e fuqishme.

“Së pari dua të them që nuk ka vendosur opozita, por qytetarët për protestën e nesërme.


Ka qenë kërkesë e herëpashershme, qytetarët kërkojnë protestë për të larguar Ramën. Protesta e nesërme është e veçantë, është më e fuqishmja që do bëhet, është e vërtetë si 2-3 të fundit, sepse kemi bërë të tjera, por që kanë rezultuar që kanë qenë të shitura, për të bërë 'show'-n e radhës.

Është protestë që do të mbahet mend, është thirrur nga qytetarët, është në situatë krejt të veçantë të vendit dhe të PD-së. Nuk duhet të harrojmë që përveç skandaleve të qeverisë, si vjedhjet, skandalin me McGonigal-in”, ka thënë Baçi.

Sipas tij, PS kërkon të eliminojë PD-në dhe opozitën, ndaj kjo është arsye madhore që demokratët të dalin të protestojnë.


“Me veprimet që po bën Rama po shkon drejt një instalimi të diktaturës. Rama i ka kapur institucionet.

 Me zgjedhjet e 14 majit do të fillojë opozita në institucione, se kemi 4 vjet me Këshilla Bashkiakë monistë, si rezultat i presionit dhe lojës së Ramës me Bashën. Rrezikohet seriozisht me ndërhyrjen e Ramës, hyrja e PD-së në zgjedhje. Si në 2019 që e lanë PD-në jashtë zgjedhjeve.

Rama kërkon mosfutjen e PD-së në zgjedhje. Mund ta realizojë me vulën.

 Prandaj e ka zvarritur gjyqin. Sot nxorën datën e Apelit për të shqyrtuar ankimimin që ka bërë Alibasha për Kuvendin. Ankimimi nuk duhet të pranohej. Por është bërë me porosi të Ramës.

 Fuqia e Ramës është t’u japë vulën dy deputetëve dhe të mos lërë PD-në të futet në Zgjedhje. Protesta do të jetë e fuqishme në numra”, është shprehur Baçi.

5 Komente

  1. H
    Hoxha

    Mos harro te lyesh floket dhe te tregosh se si e ke vendosur pasurine! Sa dyqane ke tek komuna e parisit?! Mjaft o hajdut!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trotski

      Pirdh te shfryesh or Edepsez! Me Sali Kermen dhe Like Hajdut-Spiunin jeni te Mbaruar pa Filluar Ende.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Myzeqari

        Luan baci perse ke mare fytyren e nje te vdekuri more palaco ,kaq idiot paske qene sa te mendosh se basha nuk u fute ne zgjedhje me koken e tij ,JO ore kaqol po ishte urdheri i berishes ai ,si ishte dhe urdheri berishes e metes per te dorezuar mandatet e debuteteve. Ti i kupton gjerat po je DEBIL I LINDUR ,palaco burre,e quan veten dhe gjirokastrit .

        Përgjigjjuni
        1. R
          Realisti

          Sa ta shpifje ky njeri!!! I rri Berishës nga pas si muti pas këpucës por në fakt ai mendon se është krahu I djathtë I non-gatës. Pjesë e kopesë!!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luan?jo vemje

            Nuk e di cfare pjellje eshte ky floklyeri.Habitem qe ka meshkuj te tille te tredhur nga te gjitha anet.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje