A ka pritur ndonjëherë të bëhej ministër? Braçe: Në 2019-n nuk pranova, s’i thuhet tjetrit “sot për nesër”

11 Shkurt 2023, 09:19Politika TEMA

A ka pritur ndonjëherë të bëhej ministër? Braçe:

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe, tha që, pavarësisht se i është propozuar, ai nuk ka pranuar të bëhet ministër.

“Më është propozuar diku nga viti 2019 që të jem ministër i Bujqësisë dhe kam thënë që nuk jam gati”, tha Braçe në “Intervistë” me Merita Haklaj, në A2 CNN. 

“Më është thënë që bëj atë që bën në Divjakë dhe kam thënë që Divjaka është “sui generis” në raport me bujqësinë e madhe të Shqipërisë. Në atë moment nuk isha gati. 

Sepse njeriu kur merr përsipër të bëjë një punë, patjetër që duhet të jetë i përgatitur. Dhe tjetrit nuk mund t’i thuhet sot për të shtunën që do të jesh kryeministër. 

Domethënë të enjten në drekë ka qenë ditë parlamenti, për të shtunën “do të jesh ministër”. Unë nuk funksionoj kështu”, tha ai.

Braçe tha se për emërimin e kabinetit duhet të ndërtohet një proces që ndan punën. 

“Unë nuk kam nevojë për ofiq. Më vjen keq, nuk e kam këtë lloj ndjesie. Jam shumë i lumtur të punoj me njerëzit, të lexoj libra, të shkoj në stadium, të bërtas, të bëj gjëra të zakonshme”, tha Braçe. 

“Nuk më shton gjë dhe nuk më heq gjë një ofiq. Mendoj që kjo gjë vjen nga fakti që nuk ka proces dhe nuk ka meritë”, shtoi deputeti socialist.

3 Komente

  1. X
    Xha Tasi

    Erioni Ben pjese tek kategoria e deputeteve, si Namik Dokle, te cilet Jane mjaft racionale.

    Përgjigjjuni
    1. s
      spata

      Brace ! Mos prano ! Eshte kurth qe te te mbyllin gojen .

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje i moshuar

        Po pse Bracja minister Bukqesie ku jane Agranomet e vertete qe te kthejne Buken ne vend mos tja kemi nevojen Serbit te na bjere grurin e qelbur.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje