Mbledhja e Asamblesë së PS, Rama ultimatum anëtarëve të degëve: Kush nuk ka bërë detyrat që i takon të largohet

11 Shkurt 2024, 13:46Politika TEMA
Mbledhja e Asamblesë së PS, Rama ultimatum anëtarëve të

Asambleja e Partisë Socialiste nisi punimet me dyer të mbyllura në orën 11:00. Fokusi i mbledhjes do të jetë për raportimin e detyrave të lëna në Kongresin e Partisë Socialiste më 8 dhjetor. 

Raportohet se kryeministri Edi Rama ka kritikuar strukturat e Kavajës, veçanërisht kreun e tyre, i cili nuk ka një paraqitje të mirë në zgjedhjet e kaluara.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri ka kërkuar që kush nuk ka bërë detyrat që i takon të largohet, raporton ABC news. 

Sakaq, Taulant Balla ka përjashtuar një nga anëtarët e strukturave të qarkut Fier pasi nuk ka bërë detyrat që i takon.

Sipas ABC news, bërja e disa shembujve qoftë në nivel të ulët apo të lartë, është një shënjestër nga kryetari, për të dhënë një lloj sinjali që në të kundërt do t’i lënë rrugën të rinjve.

 

2 Komente

  1. S
    Sara

    kjo d.m.th. demokraci e "brendshme"

    1. T
      Tani

      Detyrat per gocat e harremit te qeverise jane shume te qarta. Ahaahha

      Lini një Përgjigje