Ngjela: Vizita e Blinken në Tiranë, favor për shqiptarët! Jemi të domosdoshëm në konfliktin mes SHBA dhe sllavëve në Ballkan

10 Shkurt 2024, 21:50Politika TEMA
Ngjela: Vizita e Blinken në Tiranë, favor për shqiptarët!

Avokati Spartak Ngjela në një lidhje skype për Report Tv tha se vizita që pritet të mbajë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në Tiranë më 14 shkurt, është favor për shqiptarët në Ballkan në konfliktin mes SHBA dhe sllavëve.

“Duhet të kemi disa favore në kuptimin politik duke menduar që jemi të domosdoshëm në konfliktin mes sllavëve dhe Uashingtonit.

E përmendi edhe politika amerikane. Të gjitha këto japin një favor por sa do jetë e aftë politika shqiptare t’i shfrytëzojë këto, do ta shohim hap pas hapi”- tha Blinken.

Mes të tjerash, avokati tha se vizita vjen në një moment kur ka edhe një ‘qejfmbetje’ të SHBA ndaj Kosovës për vendimin që heq nga qarkullimi dinarin serb.

1 Komente

  1. Z
    Zagori

    Jeni i madh fisnik zoti Ngjela!

    Lini një Përgjigje