Asambleja e PS, Klosi: Jemi në kohë të përgatitemi për zgjedhjet e 2025! Në pranverë nisim fushatën elektorale

10 Shkurt 2024, 19:52Politika TEMA
Asambleja e PS, Klosi: Jemi në kohë të përgatitemi për

Në mbledhjen e Asambleja e Partise Socialiste që pritet të mbahet ditën e nesërme (11 shkurt) do të ketë riorganizim të strukturave dhe analizë të gjetjeve të bëra nga 400 anëtarët sa i takon përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi në një lidhje ‘skype’ për Report Tv duke theksuar se pret që deri në pranverë të jetë mbyllur procesi zgjedhor brenda partisë deri në nivelet e anëtarëve të asamblesë për të nisur fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare 2025.

“400 anëtarët e asamblesë janë shpërndarë në terren këto 2 muaj dhe nesër do kemi një raportim të tyre për raportimin e problematikave dhe gjetjeve në terren. Deri në pranverën e këtij viti ne duhet të kemi përbyllur vakancat që kemi brenda partisë.  Punë përgatitore që PS e ka traditë para çdo provcesi zgjedhor. Presim të kemi një prezencë maksimale të anëtarëve të asamblesë.

Jemi në proces zgjedhor në PS, kemi një lëvizje statutore, zgjedhja e kryetarëve të organizatave. Do ketë një vlerësim për gjithësecilin prej tyre dhe do hyjë në një test gjatë kësaj periudhe.  Do preken të gjithë nga kryetarët e organizatave e deri në të gjitha nivelet për të shkuar më pas në zgjedhjet e Asamblesë që do zhvillohen në pranverë”- u shpreh Klosi.

Sa i takon rezultatit që pret që PS të ketë në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, Klosi tha se është ende herët për të folur për këtë pjesë por u shpreh i sigurt në fitore.

2 Komente

  1. 2
    222

    Vazhdoni se te sigurt e kini fitoren ju socialistet,sepse ashtu siç po bejen keta te tanet me Salin e mbyllur ne kotecin e derrave larg jane pashklet. Keshtu thoshte prifti. Bllokimin e punes se parlamentit nuk da duket i drejte. Deputetet e opozites po te jene te zot te shkojn dhe te ngren problemet kundra qeverise se keqe te Edi Rames. Vet Saliu me ata deputet qe ka e prishi partine demokratike. Nuk kemi shpres per fiitore,per pushtet.

    1. 3
      332211

      Per cfare shprese te keni me zgjedhjet 2025. Del si I ndershem, ketej keni vila te gjithe hajdutet, bashke me Ahmetaj te zaptuesi betonit ne bregdet Samir Mane. Pasuri marremendese dhe ku shkoni ti prishni ne kazinote shqiptare, po akoma qendron ne politike ti. Ste ka gerryer akoma diabeti, sic po masakroni popullin ne korrupsionin e madh qe jeni ne pushtet me taksat e qytetareve. Te gjithe vafshit ne biruce.

      Lini një Përgjigje