Basha ‘thumbon’ Berishën: Të tmerruar, mundohen ta fusin debatin në rrugicat pa krye të sharjeve dhe fyerjeve

10 Shkurt 2024, 19:12Politika TEMA
Basha ‘thumbon’ Berishën: Të tmerruar, mundohen ta fusin

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvendin Zgjedhor në degën e PD në Sarandë, ndër të tjera tha se një grup i vogël interesash tenton të kontrollojë çdo aspekt të jetës së shqiptarëve.

Ai shtoi se kjo është arsyeja se pse ata janë të tmerruar nga dalja e një alternative, e një korpusi politikm që artikulon alternativat dhe rrugëdaljet nga kjo krizë.

Basha: Një grup i vogël interesash kontrollojnë ekonominë, kontrollojnë tregtinë, kontrollojnë subvencionet, kontrollojnë taksat, kontrollojnë minierat, kontrollojnë aktivitetin tregtar, kontrollojnë mediat, përpiqen të kontrollojnë çdo aspejt të jetës së shqiptarëve.

Dhe natyrisht që janë të tmerruar nga dalja e një alternative, e një korpusi politik që jo vetëm është shkëputur mendërisht, kulturalisht, politikisht nga kjo vath 34 vjeçare, por po kështu artikulon alternativat, rrugëdaljet nga kjo krizë.

Ndaj i mohojnë qytetarëve debatin për këto çështje dhe mundohen ta fusin debatin në rrugicat pa krye të sharjeve dhe fyerjeve.

1 Komente

  1. P
    Populli

    Bravo Luli qe Sales ja NGULI...

    Lini një Përgjigje