Konfirmohet pastrimi i parave dhe evazioni fiskal, nga televizioni i familjes Berisha

10 Shkurt 2024, 18:20Politika TEMA
Konfirmohet pastrimi i parave dhe evazioni fiskal, nga televizioni i familjes

Ashtu siç parashikuam në investigimin e publikuar dje, strategjia e vendosur nga administratori i Syrit Gezim Spahia, nga drejtori-inkuizitor Cim Peka dhe nga financuesi okult Shkëlzen Berisha ishte marrë gjatë një mbledhje të bërë disa muaj më parë: ''Nëse dikush na sulmon për skandalin e pastrimit të parave dhe të evazionit tatimor, ne do të reagojmë duke thënë se ky sulm bëhet nga qeveria ndaj një medie opozitare''.

Dhe në fakt sapo Shqiptarja zbuloi dhe publikoi që Tatimet kanë bllokuar llogaritë bankare të Syrit dhe të Ojf-së së tij pasi nuk ka paguar një gjobë prej 25 milionë lekësh të reja (deri tani ka shkuar 42 milionë lekë të reja për efekt të kamatvonesës), reagimi ishte ai i parashikuari: ''Carlo Bollino shpif për median opozitare'' shkruajti Syri duke thënë se investigimi është i sajuar. Burimi ynë, siç e konfirmon dhe vetë Syri, ne fakt është e mirëinformuar, jo vetëm për mbledhjet e brendshme, por mbi cdo veprime tjeter financiare qe ndodh atje brenda deri te ngjyrën e zarfave të përdorura për të paguar rrogat e të gjithë punonjësve në cash (duke bërë evazion të sigurimeve shoqërore) dhe për financierin E.S. që e bën këtë operacion e që shpejt do të merret si dëshmitar në prokurori.

Pra redaksia investigative e Shqiptarja.com jo vetëm konfirmon fjalë për fjalë investigimin, duke përfshirë lajmin mbi bllokimin nga Tatimet të llogarive bankare të Syrit dhe të OJF-së ''Qendra për informimim të hapur'' që është pronarja 100% e televizionit, po shton diçka më shumë lidhur me kallzimin për pastrim parash që trembet Syri dhe familja Berisha: Në datën 14.12.2021 Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka dorëzuar një raport prokurorisë së Tiranës ''për referimin e veprës penale'' duke kërkuar ''fillimin e procedimit penal ndaj subjektit ''Qendra per informim të hapur'' me perfaqesues ligjor shtetasin Clirim Peka, pasi lindin dyshime se ka kryer veprën penale ''fshehje e të ardhurave'' e parashikuar nga neni 180 i Kodit penal, si dhe pastrimin e produktit të veprës penale referuar nenit 287 te Kodit penal''.

Për kujtesë të zotit Peka, neni 180 i kodit penal përcakton se kjo vepër penale dënohet me burgim deri në tre vjet. Nderkohë që neni 287 dënon me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Redaksia investigative e Shqiptatja com vazhdon ta hulumtojë cështjen për të verifikuar cfarë ka bërë prokuroria në më shume se dy vite mbi këtë dosje, dhe ç’dokumente kanë zbuluar Tatimet për të argumetuar akuzat e pastrimit të parave, fshehje e të ardhurave, evazion tvsh dhe evazion sigurimesh shoqerore me nëndklarim të rrogave të stafit të televizionit Syri Tv. Të rrinë të qetë, se letrat ekzistojnë që të gjitha.

Sa i takon rolit të medias opozitare, ky ''status'' nuk është një autorizim për të shkelur ligjet e shtetit. (Shqiptarja.com)

11 Komente

  1. Z
    Zaza

    Qimi pyka duhet ne burg te pastroje bebelinat saliut qe hyn keto dite.

    1. g
      gimi

      Jo vetem pastrim parash dhe evazion. Do tja degjoni daullen dhe dallkaukeve te Syrit. Aty eshte cerdhe kriminelesh dhe jane te informuar e kane sjelle te dhena dhe ambasada te huaja. Spak eshte ne gjurmim te gjithckaje

      1. T
        Tit Vasili

        Sy Peshkaqeni TV

        1. k
          korcari

          Vereni se si Syrit i jane bllokuar llogarite prej shume muajsh dhe keta nuk kane thene asnje fjale. Ata kane frike nga punonjesit e tyre sepse dihet qe jo te gjithe janme te gatshem te jene bashkepunetore ne evazion apo me keq ne pastrim parash permes marrjes se rroges ne cash apo sic dihet nga thaset e zinj te Monikes dhe te Zenit e Argites. Prandaj dhe Qim Peka sot perpiqet te pergenjeshtreoje por nuk eshte i zoti. Ka te dhena te sigurta qe ky grup njerezish po syrvejohet posacerisht nga amerikanet dhe Spak sepse evazioni e pastrimi i parave jane guricka ne krahasim me krimet qe behen aty. Do te shihni se shpejti llumin qe eshte mbledhur gjoja ne ate televizion islamiko-kriminel

          1. Z
            Zaza

            Dhe bente pastrimn parave te evis martinit Krim

          2. S
            Shkembi

            Keta kampjone te ndershmerise e korrektesise resultino se cdo aktivitet i kesaj partie fashiste eshte ne kndershtim me ligjin. Qe te mos paguaj prape Shqiperia, duhet te perballen me pare me ligjin, pa le te llapen sa te duan.

            1. H
              Humoristi

              Kete lajm e konfirmon Lulbrava,apo ndokaj,manastirzeza,docimatufepsja!?

              1. A
                Ardo

                "Zoti " pjekshka

                1. S
                  Sllobodanka

                  Mos u shqetesoni, parate do te vine, mungon vetem firma e Vucicit, qe ka qene i zene me problemin e Albinit ne Keshillin e Sigurimit

                  1. K
                    Koli

                    Cpune ka rasti Bollinos. Bollino ka vjedh toke ne mes te Tranes e ka lene femijete lagjes pa shkolle. Ka marre oncesione pa tender dhe si shperblim eshekethyer ne Zerin e Qeverriae.

                    1. M
                      M Ismaili

                      Te gjitha komentet me pseudonime.pse komentin tim nuk e publikon.je gazeta me e shpifur.qe ekziston me para te pista.

                      Lini një Përgjigje