Ndryshime në ligjin e Gardës, PS propozon heqjen e mbrojtjes për personalitetet e larta! Ruatja fizike dhe e banesës vetëm nëse u rrezikohet jeta!

10 Shkurt 2024, 18:11Politika TEMA
Ndryshime në ligjin e Gardës, PS propozon heqjen e mbrojtjes për

PS ka propozuar një tjetër ndryshim në ligjin e Gardës së Republikës, duke i hequr të drejtën e mbrojtjes nga Garda të ish zyrtarëve të lartë të shtetit, kur këta të fundit mbarojnë mandatin apo humbin funksionon.

Propozimi i amendamentit ligjore është bërë nga kreu i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço dhe parashikon një nen të posaçëm që i heq të drejtën e mbrojtjes për personalitetet kur këta të fundit lënë detyrën. E drejta për të patur mbrojtje nga Garda do t’u njihet vetëm Presidentit, Kryetares së Kuvendit dhe kryeministrit. Ndërsa për zyrtarë e tjerë nëse këta të fundit mbarojnë mandatin, do t’u jepet mbrojtja nga garda qoftë fizike, qoftë e banesës vetëm në rastet kur u rrezikohet jeta.

Sipas relacionit të projektligjit, theksohet se kjo nismë ka si synim të reduktojë kostot financiare të Gardës së Republikës. “Në pikën 4, të nenit 13 dhe në pikën 3 të nenit 14, të ligjit 33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, citimi “Kohëzgjatja e mbrojtjes së personaliteteve të tjera pas lënies së detyrës nga ana e tyre përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave”, nuk është i plotë dhe krijon hapësira për interpretime që e rrisin artificialisht numrin e personaliteteve që u takon ruajtje mbas lënies së detyrës.

Përdorimi i togfjalëshit “personalitete të tjera” në kuptim të këtij ligji dhe të VKM nr. 597, datë 13.10.2021, “Për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera, që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë”, përfshin të gjithë ato personalitete që kanë mbrojtje apo shoqërim nga Garda gjatë ushtrimit të detyrës, çka praktikisht është e pamundur të realizohet pas lënies së detyrës, pasi do të kërkonte një shtesë të konsiderueshme në numrin e punonjësve, e rrjedhimisht kosto financiare shtesë në buxhetin e shtetit. Në këtë drejtim, propozohet që kjo kategori personalitetesh, të mos ketë mbrojtje automatikisht pas lënies së detyrës, por të ketë mbrojtje vetëm në ato raste kur i rrezikohet jeta ose shëndeti, i tyre ose i familjes së tyre, për shkak të detyrës së mëparshme që kanë kryer. Në këtë mënyrë, sigurohet një përdorim më eficent i burimeve të Gardës si dhe ulet kosto e panevojshme për buxhetin e shtetit”, thuhet në relacionin e projektligjit.

Ndërkohë që  në relacion theksohet se: “Në nenin e parë dhe të dytë, është përcaktuar rregulli që e drejta e mbrojtjes personale gëzohet edhe nga personalitetet e tjera, por kjo e drejtë është e kufizuar. Pra, në ndryshim me Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin, që e gëzojnë të drejtën e mbrojtjes personale dhe të banesës, në mënyrë të pakufizuar, për maksimumi 5 dhe 4 vjet; në rastet e personaliteteve të tjera, kjo e drejtë është e kushtezuar, qoftë në kohëzgjatje, ashtu edhe në rastet se kur mund të përfitohet kjo e drejtë. Po ashtu, të dy dispozitat, i delegojnë të drejtën Këshillit të Ministrave, që me vendim, të përcaktojnë rregullat, procedurën dhe kohëzgjatjen e këtyre të drejtave”.

PROPOZIMI I PLOTE

Lista:

Prokurorin e Përgjithshëm;

Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit;

Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit;

Kryetarin e partisë më të madhe të mazhorancës parlamentare;

Kryetarin e partisë më të madhe të opozitës parlamentare;

Anëtarët e Këshillit të Ministrave;

Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë;

Kryetarin e Bashkisë së Tiranës;

Inspektorin e Lartë të Drejtësisë;

Kryetarët e Gjykatave kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit;

Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave;

Kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian;

Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve;

Kryetarin e komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kryetarin dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionerët Publikë, vëzhguesit ndërkombëtarë, të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit;

Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri;

Pjesëtarët e familjeve, si: bashkëshorti, bashkëshortja dhe fëmijët deri në moshën 18 vjeç të Presidentit, të kryetarit të Kuvendit e të Kryeministrit, kur ka informacione nga strukturat ligjzbatuese se kërcënohet jeta e tyre.

Garda e Republikës së Shqipërisë ruan e mbron banesat ku jetojnë apo akomodohen dhe objektet ku ushtrojnë veprimtarinë edhe këto personalitete:

Banesat e zëvendëskryeministrit; ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë;

drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit; prokurorit të Përgjithshëm; ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Objektet ku ushtrojnë veprimtarinë: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit; Prokuroria e Përgjithshme.

Objektet ku zhvillojnë veprimtarinë dhe akomodohen personalitetet shtetërore, konkretisht:

Në Tiranë: vila nr.4, vila nr.30, vila nr.31, Pallati i Brigadave;

Në Dajt: vila nr.1, vila nr.2;

Në Durrës: vila nr.6, vila nr.13, vila nr.20, vila nr.23,vila nr.29;

Në Vlorë: vila nr.1,vila nr.2, vila nr.6, vila nr.9; vila Dhërmi;

Në Pogradec: vila nr.2, vila nr.3, vila nr.4, vila nr.5;

Në Shkodër: vila Velipojë.

Objekte të tjera në ruajtje janë:

Në Tiranë: Parku i Delegacioneve, Parku i Kryesisë së Kuvendit; Klinika qeveritare;

Në Kërrabë: vendkomanda e përgjithshme, për kohë të veçantë;

Në Linzë: objektet, ku ruhen e mbrohen rezervat, për kohë të veçantë;

Në Dajt: vendkomanda e përgjithshme, për kohë të veçantë.

(Panorama)

2 Komente

  1. N
    Na mbyten bolet

    Jeni terezi more mortje?Po ndodhi ndonje vrasje do i vendosni prape keshtu dthm mbasi te haje koken njeri prej jush te ktheheni aty ku ishte?Mire e keni ne vend eksperimentesh jemi provoheni njere mbasi cojne per lesh nja 10 prej jush qe ne fillim.

    1. B
      Ben

      Hiqeni per te gjithe dhe kta ekzistues se nuk i duhen njeriu dhe na e shpifen tu pa gardiste ne pallate me eren e qelbur te uniformes. Nuk rrezikohet asnje se nuk i duhen kujt pik. Me taksat tona pagoni gardiste pa fund qe rrin me furnel elektrike te kembet te neveritshem...

      Lini një Përgjigje