Vizita e Blinken në Tiranë, Qafoku: Kosova arsyeja kryesore, çfarë pritet të ndodhë

11 Shkurt 2024, 12:19Politika TEMA
Vizita e Blinken në Tiranë, Qafoku: Kosova arsyeja kryesore,

Gazetari Roland Qafoku ka komentuar vizitën që pritet të ndodh nga sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken.

Sipas Qafokut arsyeja kryesore e kësaj vizite është çështja e Kosovës, por gjithashtu pritet të ketë mesazhe për demokracinë në vend.

“Arsyeja kryesore e vizitës së Blinken it në tiranë është çështja e Kosovës. Fokusi kryesor do të jetë te Kosova. Blinken do të kërkojë nga klasa politike shqiptare nga zoti Rama dhe zoti Begaj, të ndikojnë në një qasje tjetër të lidershipit të Kosovës, sepse duhet ta theksojmë se Albin Kurti ka bërë gafa të jashtëzakonshme në raport me SHBA-në, e ka quajtur edhe fajtore.

Mendoj se konsolidimi i marrëdhënieve të SHBA-së ndaj shqiptarëve, është një çështje kryesore dhe kjo është arsyeja se përse Blinken vjen në Tiranë.

Brenda kësaj unë jam i bindur se niveli i demokracisë dhe standardet e demokracisë do të jenë një kapitull tjetër që Blinken do të përmend në tiranë. Kjo është arsyeja se përse Edi Rama ka bërë një parantezë me defektet e qeverisjes së tij.

Gjithashtu mungesa e një ambasadori amerikan në Tiranë, ka krijuar një lloj perceptimi që ka një lloj tërheqje të diplomacisë amerikane në Tiranë, sepse nëse do kishim një ambasador të SHBA këto konfliktet në parlament, protestat apo çështja e komisioneve parlamentare, unë mendoj se kjo do të ishte zgjidhur nëse do kishim një ambasador amerikan.

Mendoj se Blinkeni do të japë sidomos mesazhe për nivelin e demokracisë, sepse ne kemi bërë hapa pas. Ne nuk kemi një opozitë funksionale'', tha Qafoku për Euronews Albania. 

4 Komente

  1. T
    Totila

    Sa do tu thuash nje dicka per te mire ,sidomos keshillat nga Amerika ,kiqevaret jane te trashe idiota nuk them vetem per politikanet pir edhe per popullin ,qe nuk reagon fare per gafat e dyshes Kurt -Osmani ,e jo me te degjojne Shqiptaret .

    1. I
      I interesuari

      Ku janë 39 komentet pse nuk i boton

    2. S
      Sokrati

      Janë bërë gazetarët si fallxhoret shëtitëse! Do të bëhet ajo, do të bëhet kjo, do të ndodhë kështu, do të ndodhë ashtu, keni për të bërë atë, keni për të parë këtë dhe më në fund keni për të bërë një rrugë të gjatë me pengesa, disa pengesa do tu dalin nga njerëzit tuaj, por ata nuk kanë ç'tu bëjnë, inatin ua kanë, po munë do t'ua hanë...dhe me kaq arixhofka fallëxhore mbaron punë, merr paratë dhe ikën e kënaqur, ndërsa "punëdhënësi" fillon të mendojë dhe të gjejë kundërshtarët brenda fisit...

      1. G
        Gabriel

        Vjen kot për këtë punë! Qeveria Rama, me gafat që ka bërë, ka zero influencë tek Qeveria e Kosovës!

        Lini një Përgjigje