Mbrojtja nga zjarret/ Rama: Do prodhojmë zjarrfikëse, i vëmë në dispozicion të bashkive (VIDEO)

3 Prill 2026, 16:25Politika TEMA
Mbrojtja nga zjarret/ Rama: Do prodhojmë zjarrfikëse, i vëmë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të nisë edhe prodhimi i mjeteve zjarrfikëse të cilat do t’iu vendosen në dispozicion bashkive.

“Jemi të vetëdijshëm për mangësitë e trashëguara në logjistikën që lidhet me zjarrfikësit. Për këtë arsye kemi miratuar një projekt të paraqitur nga ministri i pushtetit vendosur lidhur me mobilizimin e një financimi të nevojshëm duke shfrytëzuar kapacitetet e kompanisë që është një shoqëri e përbashkët shtetërore dhe private e krijuar rishtaz në sistemin tonë të ministrisë së mbrojtjes. Do nisim të vëmë në dispozicion të bashkive automjetet zjarrfikëse që janë të domosdoshme”, tha Rama.

 

6 Komente

  1. N
    Një qytetare.

    Zoti k/ministër! Të gjitha fjalimet e dy- tre viteve të fundit ju fillojnë me "do të ...", dhe asnjëherë me "kemi bërë këtë apo atë" në dobi të popullit. Puna nuk matet me çfarë do të bëjmë, por me çfarë kemi bërë. Dhe kështu kanë kaluar këto vitet e fundit. Ju kemi zgjedhur për ti bërë gjërat dhe jo për të na informuar se çfarë do të bëhet. "Do të kemi ujë 24-orë, do të heqim depozitat e ujit nga taracat, do të kontrollojmë cilësinë e ushqimeve, do të monitorojmë rritjen e çmimeve, do të zhdukim qeset plastike, do të shtojmë plazhet publike, do të ... " e plotë të tjera që as mendojmë se do të realizohen ndonjëherë nga ju si k/ministër .

    Përgjigjjuni
    1. r
      respect per Nje qytetare

      koment teper I sakte.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Klimax

      Në katër vjeçarin tjetër do prodhojmë edhe avion .........

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cfurku

        -----------------Edi, -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------nisma të tilla të mëdha,------------------------------------------------------------------------------------------------------------------ nuk kryen esëll.------------------------------------------------

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loni

          Popo po e tha Rama e mban fjalen, tamam si uji 24 ore, si shendetesia falas, si prodhimi i makines Shota, satelitet made in albania e shume perralla nga e kaluare.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Roja

            Aman mos fol kot. Do prodhonim vaksina,arme etj Kur te jeni afer realitetit atehere flisni. Se beheni qesharak.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje