Mbyllet dita e katërt e rinumërimit për Tiranën, u numëruan 106 kuti! PD i zbriten 207 vota që s’i takonin, PS 177! Edhe Mundësia 3 vota më pak

21 Qershor 2025, 16:54Politika TEMA
Mbyllet dita e katërt e rinumërimit për Tiranën, u

Prej orës 09:00 deri nw orwn 15:30, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kryeqytet janw rinumëruar 106 kuti në ditën e katërt të rinumërimit, ku deri më tani janë hapur 433 kuti nga 1282 në total të qarkut, ose rreth 33%.

Rezultatet e rinumërimit duket se janë larg pritshmërive të Partisë Demokratike, e cila është në kërkim të mandatit të 14 në Tiranë, në "kurriz" të Partisë Mundësia. Hapja e kutive deri më tani ka treguar vetëm gabime të vogla dhe që nuk sjell asnjë lloj ndryshimi as në rezultatin e mandateve për subjektet politike, por as në renditjen e kandidatëve në listën e hapur.

Me 433 kutitë e hapura deri më tani, PD rezulton se ka 219 vota të pamerituara, ndërsa PS 190. Këto vota u zbriten nga tabela e parë dhe llogariten si vota të pavlefshme. Edhe Nisma Shqipëria Bëhet rezulton se deri më tani ka 26 vota të pamerituara, Lëvizja Bashkë 10, Partia Social Demokrate e Tom Doshit 23 vota që i ishin shtuar padrejtësisht më 11 maj.

Ndërsa Partia Mundësia që po ‘lufton’ për të ruajtur mandatin e dytë, nga rinumërimi deri më tani rezulton t’i zbriten 7 vota. Ndërkohë, koalicionit të Lulzim Bashës i shtohen 13 vota më shumë dhe 6 vota më shumë i shtohen koalicionit të Enkelejd Alibeajt.  

 

Lini një Përgjigje