
Dy fjalimet relativisht të shkurtra në krahasim me standardet e fjalimeve që Edi Rama mban sa herë merr foltoren e Kuvendit u përqendruan në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend te një mesazh i vetëm drejtuar deputetëve të Partisë Demokratike.
Mesazhi i kryeministrit për ta ishte i qartë: të shkëputen nga Sali Berisha për t’u bërë pjesë e negociatave për zgjedhjen e presidentit të ri.
“Kjo është çështje e juaja. Është mirë që gjërat të thuhen hapur dhe drejtpërdrejt: nëse ju doni të keni Saliun në krye, është zgjedhja juaj. Por nëse ju vendosni të drejtoheni nga një i vdekur, ne shkëpusim çdo marrëdhënie”, iu drejtua ai.
Arsyet se pse nuk do të negociojë me Sali Berishën nuk i lidhi vetëm me faktin që ish-kryeministri është shpallur ‘non grata’ nga SHBA, por edhe me dy procese të zgjedhjes së presidentit në 2007 dhe 2012.
Rama tregoi disa prapaskena të negociatave të dështuara të 2007-s, që çuan në zgjedhjen e njëanshme të Bamir Topit.
“Arriti puna që një kandidat për president e kërkuam në Golem. I doli emri dhe dikush tha, po ai ka ikur në Greqi. Pastaj u mor në telefon Fatos Beja që e njihte kandidatin dhe tha, në Greqi është por ka dhe shtëpi në Golem. U nis një makinë në Golem për të gjetur presidentin e për t'i thënë a e pranon detyrë.
Kur ai nuk u gjet në Golem, Saliu tha epo Fatosi na çorienton se është vetë latent. Kjo kulmoi me propozimin e Nard Ndokës për të bërë Ismail Kadarenë president dhe iu ngarkua atij të flasë me Kadarenë, por ai nuk i hapi telefonin”, deklaroi ai.
Për të vijuar, kryeministri tha se ishte gjetur një ushtarak që kishte dakordësinë e PS-së në atë kohë, por qe Berisha e kishte kushtëzuar zgjedhjen e tij me largimin e Theodhori Sollakut.
“Teatri u prish kur doli kandidati për president që nuk e njihte askush, një ushtarak dhe u ra dakord të riktheheshim në sallën e shfaqjes pasi të komunikonim me partitë përkatëse, por ushtaraku kishte rënë rrugës pasi i gjori Sali kërkoi kokën e Dhori Sallakut. Ne nuk kishim një kokë për t'i dhënë dhe këtu mbaroi”, deklaroi Rama.
Në 2007, PD nuk i kishte votat për ta zgjedhur president Bamir Topin dhe në ndihmë i erdhën 7 deputetë socialistë, 6 prej të cilëve Rama i përjashtoi më pas nga grupi parlamentar.
Rasti i dytë që iu referua Rama është zgjedhja e Bujar Nishanit në 2012. Mes kandidaturave që u përfolën para Nishanit ishte edhe analisti Artan Hoxha.
“Aty ishte më thjeshtë sepse PD i kishte votat. Si pasojë e një aksidenti rrugor, erdhi një president tjetër pastaj kur doli nuk ishte më se i kishte dalë një hije në radiografi. Procese qesharake. Procesi më normal që prodhoi presidentin më anormal u bë kur ju nuk ishit këtu se ishit në revolucion permanent", deklaroi Rama.
Gjithsesi, në fjalën e tij Rama tha se PS do t'i shfrytëzojë 3 raundet e para për të gjetur një emër konsensual me opozitën. Ai shpjegoi edhe arsyen se përse PS dorëzoi emrat me zarf.
"Ne të 3 raundet e para do synojmë një president që të marrë edhe votat e opozitës. Nëse do kishim kandidaturë që të na bindte plotësisht, ne do e bënim publike dhe nuk do ju pyesnim fare, por nuk e kemi, ndaj po ju pyesim, nëse doni, jepni kontribut.
Vini merreni me zarfat e një procesi konfidencial dhe na tregoni hipokrizinë kur ju nxorët 5 mijë veta në 2 mijë karrige", tha Rama.(SI)
Po tani pd eshte parti e mbaruar fare ca degjoni akoma keta
Ramuqi per President, i Al banistanit.............Lider Global, lol
rama aq i mir eshte sa qe do te japi leksjone dhe pds hahahahahahah
Parita demokratike ska me fuqi per asgje besoj ju vet si parti Socialste do merni vendimin e duhur per presidentin e ardheshem
Ore nuk kuptoj akoma si berisha nuk esht i arrestuar akoma ose te hetohet per 21 janarin kurse kta e dun nparlament.
Pyet babushin Edi Rama! Lol
Ne qofte se berisha vjen ne krye te pd do te thote qe demokratet nuk e kane marre mesimin dhe nuk meritojne te jene ne pushtet asnje prej tyre
Zgjidhni me kujdes Njeriun e duhur per Shqiperine ne kto Situata teper delikate e kriza te gjithaneshme qe eshte futur Bota . Presidenti duhet te jetz shembull i Atdhedashurise e Patriot i vendosur mjo si Kermat e shkerdhyera me janullatosin
Sa te lehte e ka putini te largohet nga ukraina ,aqe veshtire e keni dhe juve te ndaheni nga Berisha .FAKTI se eshte non grata nga SHBA per ju nuke do te thote gje .Mjaftonte nje referendume ne popull per ta denuar ,dhe mbrenda 24 oreve ishte perpara togave te zeza ,dhe jo te talli menderen SPAK U .
SI NGJALE HIDHET PERFRIDHET SI GJARPER PAS SHPINE KAFSHON MBUROJE KIMETEN PERDOR ZEUS VETEN NE ENDERR SHIKON LUM SI NE E LUM SI TI KE KE SULLTAN NENE SHQIPERI ATO MAJA RRIPA RRIPA NA CFILITE ME KTO QYPA
SI NGJALE HIDHET PERFRIDHET SI GJARPER PAS SHPINE KAFSHON MBUROJE KIMETEN PERDOR ZEUS VETEN NE ENDERR SHIKON LUM SI NE E LUM SI TI KE KE SULLTAN NENE SHQIPERI ATO MAJA RRIPA RRIPA NA CFILITE ME KTO QYPA
SI NGJALE HIDHET PERFRIDHET SI GJARPER PAS SHPINE KAFSHON MBUROJE KIMETEN PERDOR ZEUS VETEN NE ENDERR SHIKON LUM SI NE E LUM SI TI KE KE SULLTAN NENE SHQIPERI ATO MAJA RRIPA RRIPA NA CFILITE ME KTO QYPA
SI NGJALE HIDHET PERFRIDHET SI GJARPER PAS SHPINE KAFSHON MBUROJE KIMETEN PERDOR ZEUS VETEN NE ENDERR SHIKON LUM SI NE E LUM SI TI KE KE SULLTAN NENE SHQIPERI ATO MAJA RRIPA RRIPA NA CFILITE ME KTO QYPA
SI NGJALE HIDHET PERFRIDHET SI GJARPER PAS SHPINE KAFSHON MBUROJE KIMETEN PERDOR ZEUS VETEN NE ENDERR SHIKON LUM SI NE E LUM SI TI KE KE SULLTAN NENE SHQIPERI ATO MAJA RRIPA RRIPA NA CFILITE ME KTO QYPA
TI SOS PASKE SOS. TI SOS KE VESHTIRESI PER TE DALLUAR TE BARDHEN NGA E ZEZA. EDI RAMA NUK ESHTE PERFEKT SE ASKUSH NUK ESHTE PERFEKT POR ESHTE LIDERI ME I AFTE NE SHQIPERI KEO 30 VITET E FUNDIT, BILES EDIN E KANE VLERESUAR EDHE SHUME SHTETE TE HUAJA DHE E KANE NDERUAR ME TITUJ TE LARTE QYSH KUR ISHE KRYETAR I BASHKIS TIRANES E NE VAZHDIM, KURSE SALIQI JOT ESHTE KRITIKUAR, SHAR, AKUZUAR E DESKRIDITUAR NGA NJEREZ TE PA NUMURT BRENDA E JASHT SHQIPERIS. NGUSHELLIME SOS TY DHE SALIQIT JOT SI KINI SOS.
Kandidatura me e mire per President është SKEDER GJINUSHi
Do tket tik-tok at t shpise ose ato…. Lol