
Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë thirrje që SPAK që të marrë në pyetje Sali Berishën.
Nga foltorja e Kuvendit, Balla hodhi akuza ndaj Berishës për skandalin CEZ-DIA, ndërsa foli për rinisjen e hetimeve. Balla kërkoi që SPAK t’i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe theksoi se asnjëri nuk duhet të vërë në dyshim ato që thotë SHBA për Berishën.
“Gjej rastin ta përshëndes pasi e kritikova se thonë mediat më në fund SPAK kanë vendosur të rihapin dosjen CEZ-DIA. Qoftë e vërtetë që SPAK të jetë zgjuar dhe të hapë edhe atë çështje. Ai që foli këtu ka një kallëzim penal nga Kuvendi i Shqipërisë për një dëm të shkaktuar shtetit shqiptar.
SPAK të jetë zgjuar dhe të hetojë edhe atë çështje. Kastriot Ismailaj është marrë në pyetje nga prokurorët. Është Berisha i pari që duhet të merret edhe si i akuzuar edhe si dëshmitar. Është Nuel Kalaj, personi që mori një thes me euro dhe i ngarkoi në makinë.
Është shitur një mall shtetëror pa i ditur vlerën dhe nuk dihet nëse shteti shqiptar i ka marrë lekët apo jo. Nuk e di njëri që ato u dhanë, u paguan. Pas 3 vitesh Sali Berisha e riktheu pas e anuloi privatizimin. Të shkojë drejtësia dhe ta marrë njëherë në pyetje Sali Berishën.
Asnjë prej nesh nuk duhet të guxojë të vërë në dyshim atë që thonë SHBA. Kur thonë që është i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe drejtësia nuk guxon ta thërrasë ende për çështje që është i kallëzuar. Për çfarë duhet ta besoj unë SPAK nëse ai është i përfshirë. Harroje ti Sali se mund të kërcënosh ndonjë socialist, se çbën me të tutë. Harroje se mund të kërcënosh kryetaren e kuvendit dhe të nxjerrim…se s’po e them atë fjalën.”, tha Balla.
O Paola! Po PSE kryetare kuvendi eshte kjo fundrina!?! A e njihni safopak fjalorin e San banal?!? E gjithe Tirana e njeh kete monster dhe nuk e puneson as per puntore komunalje ,kurse ju e quani krytare te parlamentit! Ju pervec ,parave, imoralitetit dhe mashtrimit ,nuk dini gje tjeter o pusht.......etaret e vendit ,qe u shofts fara Juaj e ndyre! Po a behet shqiperia me piratet e Ali babes me dyzet hajdute, me gjiknurin, ahmetajn, beqjen, veliajn ,ramen, rulin, imamin ,boden, e deri ne numrin dyzete te hajduteve te kombit!
Balla bla-bla -bla leri fjalimet, por shko vete ne SPAK dhe denonco Perbindeshin e Vicidolit kryehajdutin dhe kryekriminelin Sali Berisha, sic beri trimeresha Jorida Tabaku me denoncimin e Lefter Kokes e Alqi Bllakos.
Banditi dhe kusari Sali udhehiqte turmen per ta mjelur ate vend sic donte Ai. Si fillim emeroj krushkun gomarin Malltez tek arkivi i shtetit si drejtor dhe me pas me femijet e gruan kunatin e kuc e mac piketoj gjithe pasurite e dukshme qe njerezit i shikojne por i duken pak. Po ministrat Ruli Bode Bregu Imami Pollo e shume te tjere ishin te babezitur dhe rrembyen pasurine e vendit me forma te ndryshme. Edhe te sotmit is kane nxjerre ujin e zi. Por Durim me radhe se ne jemi kalitur duke mbaj tir radhe.