
SPAK ka rihapur një nga dosjet e njohura si vjedhja më e madhe e buxhetit të shtetit, ndryshe dosja CEZ-DIA. ReportTv mëson se dy prokurorët, drejtuesi i SPAK Arben Kraja dhe prokurori Altin Dumani, po ndjekin këtë hetim, ndërsa pak ditë më parë kanë pyetur një ndër kryesorët e kësaj afere, Kastriot Ismailajn.
Ismailaj qëndron në burg pas një dënimi dhënë ndaj tij, për të njëjtën aferë, nga Gjykata Penale e Tiranës me 11 vite burg. Ky është një hetim i ri dhe sipas burimeve për Report TV nga SPAK është regjistruar pas padisë së juristit të OSHE Romeo Kara.
Denoncimin Kara e ka bërë për momentin e lidhjes së kontratës, që sipas tij ka qenë korruptive dhe se çështja duhet të shqyrtohet edhe për korrupsion, jo vetë për vjedhje.
Kara prej kohësh ka akuzuar për këtë aferë ish-zyrtarë të qeverisë së PD-s, mes tyre dhe ish kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentitn Ilir Meta, asokohe ish-ministër Ekonomie dhe Energjetike.
Kastriot Ismailaj është dënuar në vitin 2017 me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”. Gjykata ka urdhëruar edhe sekuestrimin e 5 milionë eurove. Ai ishte administrator i kompanisë DIA, e ngarkuar për mbledhjen e borxheve të CEZ, ku u përfshi në një skemë mashtrimi, duke shkatërruar edhe raportet mes shtetit shqiptar dhe CEZ, me kosto të madhe për buxhetin e shtetit.
Ai u arrestua në 12 maj të vitit 2015 nga Sektori i Pastrimit të Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar ne Policinë e Shtetit për veprën e mashtrimit në shuma të mëdha dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Në 6 muaj, 9 kompani private përfituan nga CEZ-i 12 milionë USD nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara. Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë “Debt International Management”, me administrator Kastriot Ismailaj, 649 milionë lekë, ose gati 6.5 milionë dollarë.
Nga “Debt International Advisori” paratë kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në llogaritë e dhjetëra kompanive të tjera, që veprojnë në rreth 15 shtete. Sipas burimeve nga prokuroria, bëhet fjalë për shuma financiare që ka dyshime të forta se i përkasin njerëzve të politikës dhe personave VIP në Shqipëri, pasi kjo kompani fantazmë nuk ka kryer as vjeljen e borxheve të “CEZ Shpërndarje”, për të justifikuar transfertat, aq më tepër që shuma e transferta është shumë më e madhe se 5 milionë euro.
Kastriot Ismailaj, nën “maskën” e marrëveshjes me kompaninë çeke, “CEZ Shpërndarja”, për mbledhjen e borxheve kreu mbi 100 transaksione bankare, para këto që kanë qenë të personave të rrethit shoqëror të tij.
Lidhur me rihapjen e dosjes së CEZ-DIA, ka reaguar edhe kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla. Gjatë fjalës së tij në Kuvend përmendi faktin që SPAK, pavarësisht shpalljes së tij si “non grata” dhe përfshirjes së tij në këtë skandal ende nuk e ka thirrur.
Çështja CEZ-DIA, Balla: Për çfarë duhet t’i besoj SPAK kur nuk po thërret Berishën?
“Si mund t’i besoj unë SPAK kur nuk po thërret Berishën?”. Kjo ishte pyetja që i drejtoi kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deputetëve të Kuvendit, teksa po fliste lidhur me skandalin e pahetuar të CEZ-DIA.
“E di e gjithë Shqipëria dhe nuk dihet ku kanë shkuar paratë që ka dhënë qeveria japoneze për sistemin e kanalizimeve. Meqenëse zotëria kryeministër në atë kohë, le të shkojë dhe të hetohet. Meqë u hap kjo historia e SPAK gjej rastin ta përshëndes, se më në fund kanë vendosur të hetojnë CEZ-DIA. Qoftë e vërtetë që
SPAK të jetë zgjuar dhe të hetojë edhe atë çështje. Kastriot Ismailaj është marrë në pyetje nga prokurorët. Është Berisha i pari që duhet të merret edhe si i akuzuar edhe si dëshmitar. Është Nuel Kalaj, personi që mori një thes me euro dhe i ngarkoi në makinë”, tha Balla.
Ai theksoi se Kalaj në emailet që shkëmbente në partnerët çekë thotë se kishte marrë garanci nga Berisha për të vepruar. “Nuel Kalaj në emailet që shkëmbente me partnerët çekë thoshte se ka pengesa nga qeveria, por Berisha do i thyejë çështjet burokratike të qeverisë së vet. Në këtë vend ka ndodhur që ke shitur një aset shtetëror pa ia parë vlerën. Është nga ato raste që nuk dihet nëse shteti shqiptar i ka marrë lekët apo jo ”, tha ai.
Z.Balla ti,Rama dhe PS dhate aprovimin per Arben Krajen ne krye te SPAK. Nuk vute mend nga gabimi historik kur bete Meten president por shkuat e bete nje pazarxhi shef te SPAK. Mos u cudisni kur nje dite ta shihni Arben Krajen deputet te PD ose LSI. Ju kujtohet kur Arben Ristani si gjykates i mbushte kutite Lul Bashes dhe e beri kryetar te bashkise? Per ate nder Sala e beri deputet.Sot Ristani mburret me faktin e korrupsionit te tij dhe nuk ka kurrfare frike apo turpi kur deklaron se ai e beri Bashen kryetar bashkie. Te njejten gje do te beje dhe Arben Kraja pas disa vitesh kur do te mburret se si i shpetoi Berishen e Meten nga drejtesia.
Kthhh,mendoj se ka shume te drejte.Arben Kraja nuk eshte shprese per popullin, por shprese per Sali Berishen.Kjo eshte e sigurt pasi Kraja deri tani nuk ka bere asgje ndaj Sali Berishes si njeri i korruptuar,i cili eshte shpallur non - grata nga SHBA. Duket qe SPAK,eshte edhe kundra Amerikes.
Nuk ka shans qe Arben Kraja te marre ne pyetje,pa le me si te pandehur kryebanditin vicidolas,sepse po te kishte ndermend ta bente kete do e kishte bere prej kohesh.Keshtuqe Taulant Balla ka te drejte kur thote se nuk ka perse te kete besim tek Spaku.Edhe une nga me entuziastet e tij jam ftohur dhe e kam besimin zero tek Arben Kraja personalisht dhe jo tek Spaku si institucion ne pergjithesi.Dhe kjo duket dhe nga sondazhet qe behen ne publik lidhur me besimin e shqiptareve,pra jo me kot shqiptaret nuk kane besim tek Spaku,perjashto ketu rreth 3% qe akoma nuk jane zhgenjyer ...Ka rreth 11% te shqiptareve qe besojne (per te qeshur e per te qare) tek kryemafiozi president i floririt e i dekoratave prej llamarine per te vdekur e per lloj lloj zhabulanesh pa kriter dhe vetem 3% tek Spaku!Hajde merre vesh kete!Shpresoj te jem i gabuar! U ka shkuar lodren e femijeve Salih Bajraktari dhe nuk guxojne ti permendin as emrin e jo me ti hapin ndonje dosje nga me te voglat e deri tek me te rendesishmet e me te fundit...
Po nuk besoj se Arben Kraja do ta gezoje edhe vilen ne Lalez edhe jeten e tij sepse po e derdh kupen dhe nuk eshte me koha e djalit dobiç te Sheqeres, por do ti vere rreth te rende kokes te tij dhe si duket po e zvarrit deri sa ta gjej ajo qe kerkon;
Ky KRAJA dhe Banda e tij ngjitur si myshk ne trupin e Kapokrajes duhen pushuar e derguar hetuesise per sabotim skandaloz te Drejtesise me dashje ! Nese nuk kane prapanica te cojne para Drejtesise binomin kriminel e mafioz te te gjitha kohrave Sali Monstren dhe Ilir Floririn kot I gezojne privilegjet marramendese dhe te hapin krahun, ndryshe nje dite do te behen pishman qe kane lindur kur shqiptaret ngrihen nga letargjia 31 vjecare Ju zoterinj ku do gjeni vrime ku te futeni ! Deklaroni hapur e me ze te larte: Ose jeni frikacake dhe leroni kolltuqet ose jeni bashketeko- rruptuar me ata qe ju vune ne keto poste nga Gjiri i Lalezit. Zonja e nderuar KIM,ambasadore e Mikut tone te Madh,SHBA mos u mashtroni nga KRAJAT e SPAKU-t Ata duan t’i nxjerrin geshtenjat nga zjarri me duart e Amerikes, megjithese Amerika e ka the- ne troc : Ne beme punen tone , Ju , beni punen tuaj! Valle nuk e di KRAJA. me suiten e tij malin me krime ate S.B dhe I.M. Krimet e ketij binomi i di e gjithe Shqi- peria, i madh e i vogel , ndersa krajanet na kerkojne DOSJEN nga Amerika kur e dine fare mire qe shteti ligjor Amerikan ka rregullat e vet per ekspozimin e domumentave shteterore……!
Arben Llalla i SPAK-ut e ka rihapur ceshtjen e skandalit te pahetuar të CEZ-DIA-s per ta varrosur me thelle, me porosi te Perbindeshit te Vicidolit qe e ka komshi ne Gjirin e Lalezit.