Nga Ylli Pata
Në narracionin politik 30 vjeçar, të së ashtuquajturës- e djathta shqiptare, flitet për rolin personal të Sali Berishës për të fuqizuar pushtetin e tij, deri në betonimin aktual, që është kthyer në një bunker politik.
Ka mjaft argumente për këtë, e në gjithë këto vite është folur shumë për rolin e doktorit për ta “pastruar” territorin, duke prerë që në rrënjë çdo mundësi pasardhësi që në gjenezë.
Për këtë fenomen është diskutuar mjaft e me hollësi, jo vetëm nga gazetarë apo diplomatë, por edhe nga ish-drejtues të njohur të Partisë Demokratike në vite.
E për të gjithë këtë tezë nuk ka ç’thuhet më, pasi është folur për shkaqe, pasoja e evenimente. Mirëpo përtej konstatimit, problemi më i madh është se e gjithë kjo shoqëri e thuajse gjysmës së elektoratit shqiptar, nuk ka gjetur mundësinë, idenë, fantazinë, por edhe kurajon për të mundur Sali Berishën me votë. Ose së paku thjesht ta konkurrojnë apo sfidojnë.
Gjë që do të lindte patjetër një proces politik, i cili do të gjeneronte realisht një demokraci sado të brishtë për të lëvizur ujrat e një kënete politike që po qelb dynjanë.
E më së shumti ata që jetojnë në atë mjedis, ku siç duket nga qëndrimi i gjatë nuk e vënë re. Madje me këtë mjedis të kontaminuar mësohen edhe ish-kundërshtarët e Sali Berishës, që për arsye krejt pragmatiste janë kthyer si djemtë plangprishës dhe e kanë nisur gavetën duke idolizuar doktorin.
Pamjet e profesor Neritan Cekës, i cili ka qenë ndër të parët rivalë të Berishës, krah doktorit në ditët e izolimit më të rëndësishëm politik e ndërkombëtar, janë një simptomë e kësaj situate problematike.
Por natyrisht nuk është kjo panoramë e vetmja, apo profesor Ceka protagonisti i vetëm i këtij ngërçi politik brenda opozitës.
Problemi më i madh është, se e djathta shqiptare nuk po prodhon në gjithë këto vite asnjë personazh politik aq të fuqishëm sa të imponojë një lidership të ri, të freskët, të fuqishëm, e imponues jo vetëm ndaj shoqërisë opozitare, por edhe asaj të paangazhuar apo ehe të majtës, duke arritur fitoren politike.
Shikoni Partinë Socialiste. Vetëm liderë politikë të nivelit të lartë ka prodhuar katër(Edi Rama, Fatos Nano, Ilir Meta, Pandeli Majko), ndërkohë “senatorë”, që përpos të tjerash janë grupe reale interesi ka pasur pafund. Mjafton pamjet e festës së PS-së më 12 qershor, kur u pa “parada” e profesorëve dhe udhëheqësve të hershëm, për të kuptuar një dialektikë që duket është një tharm real i fuqisë politikë të socialistëve shqiptarë.
Ndërkaq, sot ka edhe zëra të shoqërisë që janë kritikë me qeverinë, e madje të fortë që vijnë nga një përvojë politike në PS. Juristi Ylli Manjani, që sot është një nga kritikët më të fortë të qeverisë e ka nisur karrierën politike në PS-në e Fatos Nanos e më pas në atë të Edi Ramës. Gazetari që drejton një emision të rëndësishëm në prime time, Luan Rama, ka qenë udhëheqës socialist e ministër i rëndësisëm i qeverive të majta. Ben Blushi, po ashtu, sociologu Gëzim Tushe, i cili është thuajse çdo ditë nëpër ekrane për të folur për fenomenet shoqërore, ka qenë një nga udhëheqësit e parë të socialistëve të Vlorës, etj etj.
Ky komunitet socialistësh që ndodhet në shoqëri, ka qenë ndër vite, e ndoshte edhe sot, pjesë të proceseve kritike por edhe transformuese në të majtën shqiptare. Para ardhjes së Edi Ramës, procesi i debatit të ndezur ishte prezent edhe gjatë kohës kur PS ishte në qeveri, ndërkaq, kur të kalojë në opozitë, procesi do të ndizet, gjasat janë që edhe më fort sesa në kohën e KPD-së së famshme të vitit 2002. Megjithatë, edhe në qeverisje, socialistët kanë bërë qarkullime të shpeshta elitash qeverisjesh e siç tha Rama, në zgjedhjet e ardhshme do të ketë edhe një zëvendësim gjenerate të skuadrës politike për 2025-n.
Proceset në të majtë, nuk kanë ndodhur vetëm me vullnetin e liderëve, që përgjithësisht lëvizjet i bëjnë të komanduara, të llogaritura për të ruajtur pushtetin e tyre. Por janë nxitur nga shkundjet që janë dhënë nga personazhet e tjera, të cilët me mjetet që kanë pasur në dispozicion, kanë dhënë impulse e tyre.
Krejt ndryshe ka qenë procesi djathtas. Proceset kanë mbetur në vend, e personazhe nga më të rëndësishmit në logjikën historike dhe intelektuale janë squllur, apo konformuar për interesa më të vogla e pragmatiste.
Që nga kundërshtarët e parë të Berishës që krijuan një proces fantastik dialektike politike, si Ceka, Imami, Zogaj, Pashko, e deri tek Leka Zogu apo Abaz Ermenji, askush nuk arriti të nxisë një proces politik për të prodhuar anti-Berishën në të djathtën shqiptare. Ndërsa një pjesë iku nga kjo botë nga ana biologjike, të tjerët, në mungesë të arritjes së objektivit, shkuan e u ulën në prehrin e doktorit për të marrë ndonjë indulgjencë të vockël për vete apo edhe për familjarët e tyre.
Kjo “lodhje” e “mërzitje” në dështimin politik, ka dëmtuar fort procesin politik të rrotacionit brenda komunitetit politik të opozitës shqiptare. E ky ngërç është shkaku real i mbetjes në këtë situatë, kur nuk duket aq i vërtetë kërkesa e tyre për rotacion të Edi Ramës nga pushteti.
Edi Rama është politikisht anti-Berisha më i madh dhe më konseguenti në politikën shqiptare. Rama e ka refuzuar pushtetin e Berishës që në vitin 1991, kur ishte pjesë e opozitës së parë antikomuniste, e këtë konseguencë e ka vijuar edhe kur doktori u bë thuajse mbret në vitin 1992.
Kur hyri në politikën aktive, ushqeu sërish anti-berishizmin, e në vitin 2003 kur kërkoi për herë të parë të bëhej kryetar i PS, tezë kryesore kishte: “po kthehet Berisha”. Fjala i doli, e Berisha u rikthye në vitin 2005.
Më pas Rama nis opozitën e fortë, ndaj Sali Berishës, i cili siç ka deklaruar disa herë, kishte bërë gati karikatorin për ta ekzekutuar edhe me armë zjarri. Përpos të tjerash, Rama, është në pushtet edhe falë betejës së tij me doktorin e betonuar. Të cilin e ka mundur që në zgjedhjet e para kur erdhi në krye të PS-së e deri më sot.
Por ndërkohë që Nano, Rama, apo të majtët, kanë betejat e tyre, dialektika politike kërkon që dikush të bëjë betejën reale brenda së djathtës.
E natyrisht nuk është fjalë për betejë për “vdekje”, por një garë normale politike, ku në fund të votohet. E gjithçka nis me sfidë fillimisht. Lulzim Basha mund të ketë gjithë defektet politike të botës, por është i pari që e ka sfiduar më seriozisht Sali Berishën kur e përjashtoi. Sado prapaskena apo teori konspirative të ketë ajo lëvizje, ai vendim i Lul Bashës, logjikisht duhet të ishte fillimi i një procesi që do të ndizte skenën e opozitës. E cila që nga 2021 ka pasur të gjithë reflektoret mediatikë, por që nuk ka ndezur e s’ka ndezur. Përveç se ka prodhuar skena false alla reality show, që në fund s’ja vlejnë as për reflektorët e prime time. Ndaj jemi këtu që jemi.
Sado të mbushin opinionin enturazhi i Berishës për të justifikuar dështimin e tij. Në fakt Berisha dështimin e suksesin e ka ngrënë së bashku me livadhin e tij politik e financiar. Dështimi real është i gjithë kësaj shoqërie brenda opozitës që këto 33 vjet, vetëm ka bërë llaç pa fund për të betonizuar doktorin në bunkerin, që edhe në realitet sot ndodhet në një godinë simbol të Ushtrisë Popullore të Enver Hoxhës.
Nese Sali Berisha eshte kthyer ne permendore, ajo eshte veper e piktorit Ed'Ramsi.
Po si nuk bere nje shkrimim per rilindjen e kriminalizuar o zoti gazetar pir ajoma merreni me opziten .Kur lexoj shkrime te tilla qe merren me opoziten dhe jo me qeverin e kriminalizuar ne cdo qeliz te saj , me lind e drejta te them qe je nje gazetar i cili je dakord me kete qeveri te kalbur qe vin era kerm , ere te cilen ti z.gazetar per cudi nuk e ndijen.
Zoti ekspert ,qe te heqim ramen duhet cbetonizuar berishizmi ndaj shkruajne gazetaret per opoziten.qeveria ka probleme plote,sa te duash thuaj dhe ti,por ke te veme ? Prap saliun me tabore?. .thiri mendjes.po nuk ndyshoji opozita ,edi do betonizohet si saliu.pershendetje.
Ekspert! Qeveria ka shum mangësi ! Por kjo Qeveri nuk ka vrarë! nuk shkatërroj Shqipërinë dhe Shqiptarët siç boni ky krimineli ,që po puno për tja trashigue gocës së tija edhe ajo non grata si famijle vrastare dhe hajdutësh.
Mbaj mend se nje deputet doktor I ps, me mbiemrin Kuqi, ne 1998, pasi degjoi ustain e ' 97, Berisha qe kakariste, u ngrit e tha" pse kete budalla do te degjojme ne! Ky eshte budalla!" dhe I ngrit , doli nga salla dhe su kthye kurre me ne parlament. Dorezoi mandatin! Njerez gjykoni!
Ti mo Ylli Pata mbete debil o njeri nuk u rehabilitove dot ndaj nga mentja 7 vjeç mbete o qyqar. Mbaj ne mendje Gezim Tushi nje idiot si ti dhe mos ha mut!
partia ndoshta po ta dergoni ca dite te Lalzi edhe e rehabilitoni Paten si Gezim Tushen po deri te mandati i saliut nuk arrini te kaperceni hendekun e ngritur deri ne permendore nga piktori i shquar prandaj hani mut dhe mos kakarisni se u muros te gjitheve ne beton
I nderuar z Pata vertet per tu cuditur mire ata te vjetrit kur shohin Saliun i mbushin breketse e dine qe ai i zhduk nga faqja e dheut po edhe keta ne dukje te rinj sikur ja u kane mbushur trurin me kake pe Saliut , e njejta gjelle jane njesoj mendojne e njesoj flasin veproje tamam sikur ta kene te mbushur koken me mut nga Salmuti . E ketu nuk eshte flala vetem per Lulin po pr te gjithe te rinjte po kujtoj vetem njerin qe kur doli ne fillim eshte fjala per dr Alimemuti kur doli si morr i ngardhur harron Alimemuti qe para tij ka qene nje tjeter doktor i nderuar njeri i shkelqyer dr HALIM KOSOVA ku eshte . Por z Pata ne nje fare menyre kur te ngordhi Salmuti do pushoje se ekzistuari edhe ajo organizate kriminale se duket qe sa te jete gjalle ai nuk kakerin askush e i sigurte te jesh ti e tere bota qe vete ate gjoja pdista kur te ngordhi Salmuti do shkojne t'ja dhjesin varrin
I nderuar z Pata vertet per tu cuditur mire ata te vjetrit kur shohin Saliun i mbushin breketse e dine qe ai i zhduk nga faqja e dheut po edhe keta ne dukje te rinj sikur ja u kane mbushur trurin me kake pe Saliut , e njejta gjelle jane njesoj mendojne e njesoj flasin veproje tamam sikur ta kene te mbushur koken me mut nga Salmuti . E ketu nuk eshte flala vetem per Lulin po pr te gjithe te rinjte po kujtoj vetem njerin qe kur doli ne fillim eshte fjala per dr Alimemuti kur doli si morr i ngardhur harron Alimemuti qe para tij ka qene nje tjeter doktor i nderuar njeri i shkelqyer dr HALIM KOSOVA ku eshte . Por z Pata ne nje fare menyre kur te ngordhi Salmuti do pushoje se ekzistuari edhe ajo organizate kriminale se duket qe sa te jete gjalle ai nuk kakerin askush e i sigurte te jesh ti e tere bota qe vete ate gjoja pdista kur te ngordhi Salmuti do shkojne t'ja dhjesin varrin
Si t'a mundësh me votë Saliun.? Ai përdori çdo mjet për t'u kthyer në mit,dhe me mitet në Shqipëri nuk mund të matesh dot. Që të shkosh te vota,duhet të vendosësh përballë njësi të krahasueshme,të matshme me të njëjtën njësi,votën e ndershme. Nuk mund të krahasosh kilogramët me decibelët! Saliu shpiku faktin faktik,ai është Demokracia,ai është Liria,ai është Perëndimi ai është Kombi! Sepse e thotë ai,pra... Ai në të vërtetë nuk e ka idenë çfarë është Demokracia ( pushteti i shumicës që respekton ligjin dhe pakicën),ai edhe sot 80 vjeç nuk është Njeri i Lirë po vetëm dogmë e gjallë,atij Perëndimi i futi hunë në bythë dhe ai bën sikur nuk e di,ai Kombin e shet me pazarin më të parë që i jep dikush. Megjithatë ai është fakti , faktikisht! Sali Berishës i bën reaksion vdekjeprurës votimi i ndershëm. Besoj se as në familjen Berisha,ai me votim të ndershëm nuk fiton dot .... Ajo që më shqetëson mua është se më kot trembemi që trashëgiminë politike Saliu do t'a kalojë te e bija Argita Malltezi. Saliu e ka kaluar tashmë trashëgiminë e tij politike te i biri i tij ideal. Quhet Edi Rama!
Ne shqiperi gjithmone e majta ka qene .ë me shumice se e djathta. Neser te behen votimet, e majta fiton. Te majtet bene dhe fituan Luften Nac-çlirimtare, shporren pushtuesit pa nddihnen e asnje shteti te huaj. Te majtet me gjith ate prapambefje e shkatrrim, fukarallek dhe me arken e shtetit bosh, u vershlen ne berjen e reformave ne te gjitha drehgjnet, u ve rwforma agrare, filluan te formohen institucio et e shtetit. U perhap arsimi, shendetsia, kultura, u arrit te sigurohej buka be vend, u dergu drita elektrike e cdo cep te vendit. Mbeturinat e te djathtes qe u vu ne sherbim te okupatoreve nazifashiste u larguan me pushtuesit dhe pas pak nga qeverite perendimore qe mbanin qs drim armiqsor ndsj nesh u hodhen di versante nga toka, ajri e deti duke kryer akte terrori ne njerez, duke hedhur ne ere objekte qe i sherbenin rindertimit te vendit, etj, etj, etj. E majta ringriti Shtetin pas rrenimit me fir at pira.idale qe e djathta i krganizoi per te vjedhur kursimet e qytetareve te varfer, e majta ringriti shtetin pa grushtit te shtetit me 1996, 1997 e 1998. E majta e ringriti Shtetin pasi mori ne dore qeverisjen ne 2013, ku Shteti ishte rrenuar, vjedgur nga erishistet te cilet per te mbajtur pushtetin filluan dhunen, vrasjet e njerezve te pafajshem, etj, etj. Berishizmi i mbeshtetur nga elemente te kompromentuar thelle ne veprimtarine kriminale nuk jane ne gjendje te ndertojne. Ata ne zbatim te pla eve rusoserbe po te tojne ti vejne flaken Shqiperise per te zhdukur provat e krimit. E majta ka meriten e madhe ss sot eshte e vetmja force politike qe eshte ne krah te SHBA, BE dhe Britanise. Ndersa e djathta qe lidhet me berishizmin eshte hapur anti euroatlantike qe bejbe thirrje hapur per te perze e miqt e medhenj te popullit tone ku nded me agresivet eshte dhe hajduti dhe shkatrruesi i Drejtesise Ylli Manjani nje psikopat i futur ne politike nga sigurimi i Shtetit dhe shum aktiv ne perpjekjet per ta sabotuar Reformen ne Drejtesi.
Ore Ylli Pata apo Rosa nuk e di se çfar je degjo dhe mos fluturo me pras ne bythe: SH.Q.U.P.I. mor tutkun nuk ka qene i Enver Hoxhes por i USHTRISE POPULLORE SHQIPTARE. Ky mentaliteti juaj i servirur nga Sali Qeni shkaterroi dhe po shkaterron akoma kombin shqiptar. Sqarohuni nga parimet dhe trute se ju kane zene myk dhe pastaj beni gazetari.
Kesaj pates I ka rene gripi I shpendeve Kush do ta sheroje ?
Analize mjafte e sakte sipas nje mendimi tim si qytetare i thjeshte... te gjitha Emrat ( pervece z. Edi..qe fundja ka punuar dhe ka bere mrekullira ne te gjithe vendin..) te tjeret qe ka permendur te gjithe jane b...th...q.... si ato grate qe jane martuar mbi tre kater here.... dhe ne diten e dasmes te fundit te marteses thojne jam e virgjer.... Pa ju ritur bari ketyre plehrave qe kane qene ne Politike mbas 90 duke filluar qe nga Penecilina b...th...q..... qe dogji nje shqiperi....vodhi nje populll....dhe shkataroi te gjithe sistemin e drejtesise..shqiperia do kete veshtersi.... sa e sa kriminelel ka shqiperia...nuk besohet te kete ne asnje vend te Botes...( politikane e kam fjalen..pervece krimineleve ordinere..)
Analize mjafte e sakte sipas nje mendimi tim si qytetare i thjeshte... te gjitha Emrat ( pervece z. Edi..qe fundja ka punuar dhe ka bere mrekullira ne te gjithe vendin..) te tjeret qe ka permendur te gjithe jane b...th...q.... si ato grate qe jane martuar mbi tre kater here.... dhe ne diten e dasmes te fundit te marteses thojne jam e virgjer.... Pa ju ritur bari ketyre plehrave qe kane qene ne Politike mbas 90 duke filluar qe nga Penecilina b...th...q..... qe dogji nje shqiperi....vodhi nje populll....dhe shkataroi te gjithe sistemin e drejtesise..shqiperia do kete veshtersi.... sa e sa kriminelel ka shqiperia...nuk besohet te kete ne asnje vend te Botes...( politikane e kam fjalen..pervece krimineleve ordinere..)
Pata hahaha…çfarë llagapi…që këtu fillon serioziteti për të lexuar shkrimin tënd. Do të pres kur të shkruaj Rosa, ishallah mos na thotë ndonjë të re. Ty rrapatu nëpër shalët e Gëlbazës
Xhaxhi Ramiz , ne unitet te plote me xha Sulon ,komanduan shokun Sali ne krye te se djathes,qe u doli djale mbi djjalke per besnikerin.Pse?1.Partitet tradicionale te djathta ballistet,nacionaliste i shperbeu kashte e koqe .2.Pronant ua vodhii pronarve te ligjshem.!3 Te persekutuarve politike u vuri drurin si shefat e tij!Gare te ndershme per ludership ne pd,as mendoi ndonje here!?
SB, një copë muti në gojën e historisë shqiptare. Krijesa më e ndyrë, më prostitutë, më e pisët, që shqiptarëve do t'ju vijë përjetësisht turp dhe neveri që i përfaqësoi në majat më të larta të shtetit që përdhunoi, rropi, dogji dhe shiti tek armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve. Po shkon familjarisht me shpejtësi drejt atij fundi të tmershëm që ndërtoi për shqiptarët duke i futur në vllavrasje, duke i vjedhur me familjen dhe bandën politike tribale, duke ushqyer urrejtjen e tërbuar , duke bredhur me shishe benzine në dorë kundër institucioneve, duke hapur depot, duke vrarë, duke u marrë me intriga dhe tradhëtira të tmerrshme me grekët dhe serbët, kundër Shqipërisë dhe Kosovës. Po pret VorioEpirin duke ju dhënë një dorë grekqirëve kundër Shqipërisë, por do marrë arkivolet me kadavrat e dy shushunjave që polli, pasi fundin e tmerrshëm ju la të vetmen trashëgimi legjitime nga llogaria e papaguar, edukata e tmerrshme familjare dhe psikopatia e tij. Pasuria dhe PDja që Shkërdheni dhe Shkërdhita kanë dhe nuk lëshojnë nga thonjtë e pisët, janë mall i vjedhur nga xhepat, pasuria dhe historia e shqiptarëve.
Ja dhe nje fjale e re ju shtua gauges shqipe nga Yllvi Patoku : idolizuar