Militantët e Berishës nisin zhvendosjen para Parlamentit, një kordon efektivësh bllokon rrugën

17 Prill 2026, 21:11Politika TEMA
Militantët e Berishës nisin zhvendosjen para Parlamentit, një

Policia po ndjek një tjetër strategji ditën e sotme, për të bërë të mundur shpërndarjen e militantëve të Sali Berishës.

Pasi militantët e Berishës nisën hedhjen e molotovëve, Policia ndërhyri menjëherë me spraj lotsjellës, për të bërë të mundur largimin e tyre nga godina para Kryeministrisë.

Menjëherë kupola drejtuese e PD-së bëri thirrje që militantët të zhvendoseshin drejt Parlamentit, por mesa duket, Policia ka marrë masat për t’i paraprirë një situate të dhunshme atje.

Një kordon policie, i shoqëruar nga një autobot uji janë vendosur pranë Urës së Lanës, me qëllim që t’i pengojnë protestuesit që të vendosen para godinës së Kuvendit.

1 Komente

  1. a
    astriti

    ka cecua bicak .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje