Qeveria shqiptare pritet të miratojë një amnisti penale. Nismën e ka komunikuar Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari përmes një video-mesazhi, ku zbulon edhe detaje nga kategoritë që përfitojnë dhe sa është numri.
"Nga zbatimi i kësaj amnistie në vlerësimet paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm; dhe rreth 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi, ndërsa numri real i përfituesve është edhe më i lartë, duke përfshirë ata që përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale si dhe masat alternative", thotë Ministri i Drejtësisë. Sipas tij në këto kategori përfituesish përfshihen të mitur, gra dhe persona të dënuar për vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore
Më tej Lamallari thekson edhe ata që nuk përfitojnë nga amnistia.
"Sigurisht që nga kjo amnisti nuk mund të përfitojnë ata që kanë kryer krime të rënda, korrupsion apo vepra me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kurrsesi jo subjekte që janë hetuar nga SPAK dhe gjykuar nga GJKKO. Nuk ka amnisti selektive dhe as favorizime, por kritere ligjore të qarta dhe transparente. Kush e sheh amnistinë si dobësi, ngatërron ndëshkimin me drejtësinë", shprehet Lamallari duke theksuar se kjo amnisti nuk është falje e shkeljes së ligjit, por një shans i dytë, i dhënë me përgjegjësi, për ata që mund dhe duhet të rikthehen në shoqëri dhe pranë familjeve të tyre.
"Ne besojmë në një drejtësi të drejtë, jo për statistikë dhe as në kurriz të të pamundurve, një drejtësi që nuk humbet kurrë humanizmin, dhe që në frymë dhe shpirt udhëhiqet nga standarde të panegociueshme demokratike europiane", thotë ministri Lamallari.
Më poshtë mesazhi i tij i plotë.
Të dashur qytetarë, në mbyllje të këtij viti, Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë nismën për miratimin e një amnistie penale, një akt ligjor ky i bazuar te humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet evropiane të drejtësisë.
Ky lajm i mirë për përfituesit direkt dhe për familjet e tyre është me siguri urimi më i mirë i këtij fundviti. Kjo amnisti që ne do të miratojmë nuk është kurrsesi një lëshim politik, por një politikë penale moderne.
Një shtet i fortë nuk ka nevojë të mbajë ne burg njerëz pa rrezikshmëri reale, por të investojë në rehabilitim dhe siguri afatgjatë. Drejtësia evropiane nuk matet me numrin e të burgosurve, por me parandalim, rehabilitim dhe uljen e përsëritjes së veprave penale.
Amnistia që ne do të miratojmë në Këshillin e Ministrave nuk është një vendim i rastësishëm. Ajo vjen pas një analize të detajuar të situatës në sistemin e drejtësisë penale, në bashkëpunim me organet përgjegjëse, dhe adreson një shqetësim madhor; përdorimin e lartë të masës së paraburgimit dhe nevojën për një qasje më proporcionale dhe më humane.
Sot, për fat të keq, në sistemin e burgjeve ndodhen rreth 5 mijë persona, nga të cilët një pjesë e konsiderueshme, konkretisht më shumë se gjysma e tyre janë të paraburgosur. Kjo situatë kërkon ndërhyrje të përgjegjshme dhe të mejëhershme, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.
Paraburgimi i tepruar është një shqetësim persistent në sistemin tonë penitenciar, shqetësim i ngritur në mënyrë të përsëritur nga Këshilli i Europës si dhe nga partnerët tanë evropianë. Mbipopullimi në burgje nuk është forcë e shtetit, është dobësi e sistemit. Kjo amnisti e korrigjon në një farë mënyrë atë dobësi teksa ne kemi ende punë përpara për një politikë penale moderne që i përgjigjet stadit në të cilin Shqipëria është sot dhe nesër si vend anëtar i Bashkimit Europian.
Përmes kësaj amnistie qeveria po ndërmerr një tjetër akt parandalues dhe human, përpara se problemi të kthehet në krizë sistemike.
Më konkretisht, nga zbatimi i kësaj amnistie në vlerësimet paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm; dhe rreth 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi, ndërsa numri real i përfituesve është edhe më i lartë, duke përfshirë ata që përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale si dhe masat alternative.
Jam vecanërisht i lumtur që në këto kategori përfituesish përfshihen të mitur, gra dhe persona të dënuar për vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore.
Efekti është konkret dhe i menjëhershëm:
-popullimi në burgje ulet me gati 7%
-përmirësohen kushtet e trajtimit, sigurisë dhe rehabilitimit
-si dhe garantojmë më shumë respekt ndaj dinjitetit njerëzor
Sigurisht që nga kjo amnisti nuk mund të përfitojnë ata që kanë kryer krime të rënda, korrupsion apo vepra me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kurrsesi jo subjekte që janë hetuar nga SPAK dhe gjykuar nga GJKKO. Nuk ka amnisti selektive dhe as favorizime, por kritere ligjore të qarta dhe transparente. Kush e sheh amnistinë si dobësi, ngatërron ndëshkimin me drejtësinë.
Kjo amnisti nuk është falje e shkeljes së ligjit, por një shans i dytë, i dhënë me përgjegjësi, për ata që mund dhe duhet të rikthehen në shoqëri dhe pranë familjeve të tyre. Ne besojmë në një drejtësi të drejtë, jo për statistikë dhe as në kurriz të të pamundurve, një drejtësi që nuk humbet kurrë humanizmin, dhe që në frymë dhe shpirt udhëhiqet nga standarde të panegociueshme demokratike. Faleminderit dhe gëzuar festat.
PERVEC NJERZORES ,, FALJET JANE DHE NJE LEHTESIM PER BUXHETIN E SHTETIT.......QE ATO PESE LEKE TE PERDOREN PER KOPSHTE VERDHE E SHKOLLA..... DUHET PARE EDHE FALJE NE FUSHEN E SHPERNDARESVE TE DROGES , KJO TE JETE VETEM PER ATA TE KANABIS SATIVA DHE NJEKOHESISHT TE KETE FORCIM PER SHPERNDARESIT E DROGERAVE TE FORTA.....
Minister drejtesie pa certifikate sigurie!! Ky lumjani s'duhet te jete aty pasi cenohet siguria e shtetit shqiptar. Apo varja thuaj kto te gjithje hajduta jane...
O Daniel, po Sali Berisha ka çertifikate sigurie kur futi Fazlliçin ne mbledhje te qiverise per sigurimin?! Hani njeri tjterin pastaj kokat tuaja se s'keni per tu bere njerez kur nuk u bete per 21n shekuj !
I vetmi shtet ne bote qe inkurajon krimin. Paqe fiskale ku do falim detyrimet e papaguar prej 10 vitesh te bizneseve qe vetem kane abuzuar me konsumatorin duke i shitur helm me marzh fitimi 800 perqind. Tani hajde lirojme dhunuesit, drogaxhinjte, horrat, llumin pasi pse jo, vetem budallenjte zbatojne ligje. Vetem budallenjte sillen ne menyre te qyteteruar. Vetem budallenjte na votojne ne. Shtet i krimit, per krimin me krimin. Do ju vije dita se te gjitha keto nuk harrohen kurre. Ne vendin tuaj ishte Ilir Meta dhe Lali Eri dhe ca te tjere ku me arrogancen e tyre kujtuan se ishin te paprekshem, ku jane sot? Do ju vije dita o llum i peshtire.
flet kot pa pasur informacion nga perendimi, paqe fiskale aplikohet ne te gjithe vendet perendimore!
Gjithmonë e më keq. Në Shqipëri ka nevojë për dyfishim dënimesh, jo për amnisti. Gomarë, maskarenj dhe të poshtër. Duke filluar nga ky palo ministër deri te kryeministri karagjoz.
Te qifsha ropt
Po lind pyetja kot fare.Pse nuk perfitojne ata qe jane hetuar nga SPAK e denuar nga GJKKO apo fshini prapanicen me kushtetuten ku thote:Qytetaret jane te barabarte para ligjit.
Atyre tu sekuestrohet pasuria. Vetem keshtu nuk do guxoje kush me te vjedhe qytetaret e te shkaterroje tregun.
shume te drejte ke, dikush duhet ta ankimoje ne gjykaten kushtetuese kete lloj amnistie, disa te Spakut e disa te tjere te Alif Matrakut!
Se ka çeçua biçak. Per ta vendoset tjeterkund
Jan shume dakord dhe i gëzuar , ku lajm gëzon te burgosurit dhe familjet e tyre , ju duhet te sqaroni një gjë me përpara sesa ky ligj hyn ne fuqi , po ata si kane paguar drejtësinë dhe i kane dhëne parat ku nuk jane gjykuar ende dhe përfitojnë a do ti marrin paratë mbrapsht, dhe e dyta po i prishni biznesin gjakpirëseve neper gjykata dhe prokurori, sa here jepen njoftime per arrestime këtë gjarpërinj mprehin veshët per te zbuluar sa te pasur jane per ti c'vatur nga paratë . një humbje e madhe per hajduterit e punësuar ne institucionin e drejtësisë ku vetëm drejtësi nuk jepet, po te kishte drejtësi me kohe do te kishim marr mbrapsht parat e Ilir Floririt dhe te Sali Sheqeres . këtë liri do ta gëzojnë ata si hala nuk i paten dhëne paratë , gjithë sesi avokatet apo sekserët do te justifikohen duke thënë se ne i shtyme te bënin ketë amnisti
O ti funderrine me kete koment, po ato qe kane qene pale e lenduar nga keto te burgosur si i behet? Atij qe i eshte vjedhur, ajo qe eshte dhunuar, ata qe kane mbetur duke pare se si drogaxhinjte qijne, pine, hane e shijojne luksin? Eeee te qifsha robt te gjalle e te vdekur qe ke o llum i piset.
Mirë do të ish t'u jepeshin edhe tesera partie si një mundësi akoma më e madhe për përparim edukativ dhe përtëritje shpirtërore pas daljes nga burgu. Kjo jo vetëm do t'i bënte ata më të përgjegjshëm për sjelljen në jetë, për do të shkëmbenin edhe përvojë me anëtarët e partive që akoma nuk e kanë patur fatin të futeshin nëpër burgje, për të parë sa kujdes ka treguar qeverisja socialiste në këto kampe riedukimi.
"Kurrsesi nuk do kete amnistia per subjekte që janë hetuar nga SPAK dhe gjykuar nga GJKKO". Pra kush eshte denuar per nje arke peshk nga Spaku dhe Gjkko, nuk perfitimi, ndersa kush eshte kapur me droges apo arme, por i gjykuar nga gjykata e shkalles se pare, perfiton. Tani o ky ministero eshte idiot ose kryeidioti eshte Edi Rama!
Jo vetem te mos falen por si tha parafolesi tu sekuestrohet pasuria personale.
Na hapet barkun me termin standard europian!! Europa eshte duke t’alimentera, ne prag kaolin, ju na shisni stàdarte europiane.
O komentusa po me çfar ti mbaj Edi me mora tē burgosurit ? Ska lek mor zotni prandaj e bēn ktē pun. E ska dhe vēnd nēpēr burgje. Se shqiptarēt smarin vesh duan tē pasurohen pa pun ky ēshtē fakt i pa diskutushēm.
Njē gjē e mir ēshtē kjo gjē se letēson taksat e shqiptarve se duhen gjith ato lek pēr ti mbajt nē burg kta sprechen.
Po Erioni perfiton gjë?
Jam dakort me “1997”pse duhen bere amnisti selektive? Te gjithe duhet te perfitojne nga amnistia duke pershkallezuar nenet e kodit penal.Po a e dini ju zoti minister se SPAK e GJKKO jane denuar anetaret e KVO-ve pa kryer asnje veper penale. Keto nuk duhet te perfitojne? Si ajo zonja per arken e peshkut qe ia falen peshkataret, nuk duhet te perfitojne ? Shikoini mire keto gjera se jane gjynah, pa bere asgje i denoi GJKKO. Amnistoni dhe Spak e GJKKO me kete rast