“Miq të ngushtë familjarë me Ilirin dhe Monikën, më pas armiq dhe komplote”, ja kush është dëshmitarja që ka folur me gazetën austriake

17 Maj 2022, 10:15Politika TEMA

“Miq të ngushtë familjarë me Ilirin dhe Monikën,

“Dëshmitari me të cilin ka folur gazeta e madhe austriake KRONE është bashkëshortja e ish-kreut të DIA, Kastriot Ismailaj, aktualisht në burg”.

Kjo është ajo çfarë i tha redaksisë së gazetës DITA një burim afër studios ligjore të përfshirë në procesin e Arbitrazhit në Vjenë.

“Znj.Vojsava Ismailaj, ka qenë të paktën dy herë në qendër të vëmendjes publike në Shqipëri dhe në një intervistë në 2019 ajo tha se ndihej e kërcënuar nga z.Meta, të cilin e akuzon si personin që nxiti burgosjen e bashkëshortit të saj” – tha burimi i DITA.

Arrestimi dhe dënimi i Kastriot Isnailaj lidhet me atë që njihet në publik si skandali CEZ-DIA, por Ismailaj është gjithashtu personi i përgjimit të denoncuar kohë më parë, ku dyshohet se Meta kërkonte 200 mijë euro për fushatë.

Vojsava Ismailaj, e cila është larguar tashmë nga Shqipëria, është marrë gjithashtu në pyetje në 2015 nga Prokuroria, në kuadër të një hetimi të hapur pas deklaratave të ashpra publike mes Ilir Metës dhe Tom Doshit mbi një “komplot për vrasje”.

Në maj 2019, pas largimit nga Shqipëria ajo dha një intervistë në media, në të cilën ndër të tjera thoshte:

-Zonja Vojsava përse keni vendosur të largoheni jashtë Shqipërisë? 

Jam larguar nga Shqipëria, sepse pas arrestimit të bashkëshortit tim, Kastriotit, jam ndjerë e kërcënuar dhe e rrezikuar nga pushteti, d.m.th njerëz të veshur me pushtet. Çështjet për të cilat ai po hetohet janë madhore, janë çështje ku janë përfshirë dhe përfolur emra shumë të pushtetshëm të politikës shqiptare dhe unë si bashkëshortja e tij kam ndjerë se ne si familje mund të jemi të rrezikuar nga presione të njerëzve të pushtetshëm që nuk do të dëshironin që Kastrioti të sqaronte shumë detaje gjatë hetimeve që po kryhen ndaj tij.

Ka pasur direkt dhe indirekt kërcënime. Persona të njohur të mi dhe të Kastriotit, më kanë thënë: Kastrioti të tërhiqet nga Arbitrazhi që të lirohet. Ky është kërcënimi që ka ardhur në mënyrë indirekte, direkt më kanë kërcënuar persona të panjohur për jetën time dhe të djalit tim, më kanë ndjekur dhe ruajtur gjatë gjithë kohës persona të ndryshëm, kudo ku unë shkoja, para shtëpisë etj.

Në dijeninë tuaj, cila është arsyeja që prokuroria rinisi hetime, të cilat i kishte pushuar më parë?

Për Kastriotin, por edhe për mua, ishte e qartë se ngritja e këtyre akuzave dhe rifillimi i hetimeve ndaj Kastriotit, pasi hetimet ndaj tij ishin pushuar 3 herë në të shkuarën, kishin si qëllim vetëm ta sulmonin, për shkak të arbitrazhit të filluar në Vjenë.

Pra, Kastrioti duhej penguar me çdo kusht në vijimin e arbitrazhit, jo vetëm për shkak të shumës së kërkuar, por kryesisht për shkak të informacioneve që po dilnin gjithmonë e më shumë gjatë procesit të arbitrazhit. Avokatët e të dyja palëve kishin filluar të paraqisnin gjithmonë e më shumë detaje para Gjykatës së Arbitrazhit dhe me sa duket kjo duhej të ndalonte, pasi përfshiheshin persona të pushtetshëm.

Kur flisni për persona të pushtetshëm, siç e keni përmendur edhe më parë, për kë e keni fjalën konkretisht? A mund të përmendni ndonjë emër?

Mund të përmend Presidentin e Shqipërisë zotin Ilir Meta, i cili ishte një ndër personat e interesuar drejtpërdrejtë që zhurma rreth të ashtuquajturës “afera CEZ” në Shqipëri, të shuhej. Kjo e lidhur me aktivitetin e tij kur ka qenë ministër i Jashtëm apo edhe ministër i Ekonomisë.

Kastrioti për shkak të aktivitetit të tij të hershëm, jashtë Shqipërisë kishte lidhje dhe miq në të gjitha anët e botës. Ilir Meta, por edhe të tjerë janë përpjekur vazhdimisht t’i shfrytëzojnë këto lidhje për të nxjerrë përfitime. P.sh lidhja e Kastriotit me CEZ në Pragë, është krijuar falë lidhjeve të tij dhe jo ndikimit të politikanëve shqiptarë.

Këta të fundit kanë qenë ata, Ilir Meta në mënyrë të veçantë, që kanë shfrytëzuar lidhjet e Kastriotit, për të krijuar ata më pas lidhje me persona të rëndësishëm të biznesit apo edhe të politikës. Kështu ka ndodhur edhe me rastin e CEZ-it.

Kastrioti e kishte mik Ilir Metën dhe deri në fund të vitit 2012 marrëdhëniet e tij me Ilir Metën kanë qenë tepër të ngushta. Qysh në kohën para se të bëhej Kryeministër apo dhe person i rëndësishëm në politikë, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika, shpesh herë vinin në shtëpinë tonë.

Kemi kaluar shumë dreka dhe darka së bashku: Ilir Meta i kishte forcuar lidhjet me Kastriotin që në kohën e krijimit të FRESH-it. Kastrioti kishte ndërmjetësuar edhe pajtimin e Ilir Metës me Fatos Nanon dhe ky është një fakt i njohur publikisht.

Për t’ju rikthyer historisë së CEZ-it, po sjell vetëm një shembull: ka qenë pikërisht Ilir Meta, që pasi kishte realizuar uljen e çmimit të energjisë, i kërkonte Kastriotit që t’u kërkonte çekëve që ta shpërblenin atë, pra Ilirin, me pretendimin se ai i kishte bërë të fitonin miliona euro..

11 Komente

  1. J
    Ja pra , kush eshte Mafiozi pri Fshati -presidenti

    Dhe mos thot kush qi : Krisma s'ka pasur ne Bordellon e drejtesise drejtuar nga banda e Lalzit !!!!!!!!!!!! Mafioze e Kriminele sali meta , i njeh mire Gjithe Europa dhe Amerika ,madje ne detaje sepse mbahet Bota Perendimore mban Dosje te Vecanta per te gjithe Politikanet e Lindjes dhe gjithe Biografine e secilit - ku kan lindur - shkoll a ndejkur -arsimimi - kultura e familjes qe rrjedh - experiencat ne jete - karakteri i secilit -perjatesia fetare dhe politike - aftesia e Shkerdhimit Nderkombetare - siedhe Trafiqet e tyre te cdo natyre ,droh-ofshore .kriminalitet - e padyshim Pasurite - dijne fare mire -mos te rrej mendja anjiBastard Politike ne Shqiperi -se Ku i fshein Miljonat dhe ku ivestojne pra shkurt Gjithcka di Bota mbi politikanet Shqiptare edhe cdo Lecizje edhe cdo Krim te bere prej tyre -edhe kur Meta shkonte ne azernajxhan dhe Takohej me Njerezit e afert te Putinit etj etj si bente dikur sali berisha -qe takohej me Milloshevicin dhe arkanin -dy Kriminelet antishqiptare - Pra hani - hani

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komentator Politik ????????

      Nuk duhet ti hapim zemrën asnjë të huaji pasi pushtimi turk, pushtimi gjerman, pushtimi italian ,lufta me Sërbin., na bëjn me kuptuar se sejcili e ka me të futur, të jap 50 që të të rrëmbej gjithçka.

      Përgjigjjuni
      1. q
        qytetar

        Komentator - je bere si njeri ne koma qe flet percart. me sakte- i neveritshem .

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kapeni per zhelesh kete...kale troje ne SPAK!

        Nuk ka mundesi qe Ilir Meta te ngjyeje gishtin ne afera korruptuese e te kercenoje te vrase njerez!Ja fusin kot dhe gazetat dhe shqiptaret anembane ketij vendi e jashte tij.Mos kane pare enderr austriaket apo e kane zili se ai ka nje pasuri marramendese se eshte "i zoti" te korruptoje cdo gje qe prek e cdo gje qe i pelqen?!Te kercenoje te vrase Iliri?Si ka mundesi!Pse kush eshte Ai,Sali Berisha?pavaresisht se ky mund te jete dhe me i rrezikshem se Saliu!Ai nuk eshte person i tille dhe kete e ka vertetuar gjate karieres se tij 30 vjecare.Ai erdhi ne Tirane i varfer si te gjithe shqiptaret dhe tani,pas 30 vjetesh jeton "ne nje hyrje te kohes se Enverit" dhe mezi e nxjerr diten me buke i varferi dhe i digjet xhani per ata qe jane te varfer!Te gjitha te tjerat se ka vile ne Lalez disa milioneshe me WC dhe per macen,se ka grabitur si kryemafioz floririn,se ka kerkuar live ne Tv 700.000 euro apo ka paguar po kaq ne Uashington per foton me Trumpin e akuza te tjera te ketij lloji "jane fantazira"!Ai eshte qytetari numur nje i ketij vendi,eshte "Engjelli me koke te madhe si dash kopeje",eshte shembelltyre se si (nuk) duhet te jete nje shtetar.Dhe kete e verteton po te doni ju shefi i SPAKUT,Arben Kraja.:Pyeteni po te doni e do shihni se si do te pergjigjet.Asnje fakt e dosje per Liken tone te dashur!Dhe sa te jete Kraja atje as ka per te patur!Mbrohet Likja si ujet e paket,se mos na humbet,duhet per monster dhe beni kujdes se mos e merzisni se...!Dhe po nuk besoni as ate,pyesni ne GJykaten Kushtetuese,qe nga Xhaferllari,tek Bejtja e deri tek "kryetarja" Tusha,akoma ne detyre me mandat te mbaruar dhe qe do rrije atje edhe disa vjete,sepse ka qene shembull ne gjykimin e ceshtjeve te presidentit tone gjenial e shembullor!Vetem Dvorani duhej larguar,se i kishte mbaruar mandati,pa per Vitorine s'ka problem se i rri Likes lepe e peqe.A nuk e pate vendimin me koke poshte per shkarkimin e Metes? Vetem me pistolete ne dore nuk doli rrugeve te Tiranes,qe te konkludonin se e ka shkelur "shume "kushtetuten.Te tjerat per kete me nder GJk "jane hollesira",jane shkelje te vogla dhe mire ka bere!Meta e Berisha ne kete vend jane mbi ligjin,jane vete ligji dhe jane te paprekshem.Per ta s'ka asnje dosje,asnje fakt e asnje denoncim!Konkluziuoni i SPAKUT!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fjala

          PO mire, kjo e fejuara e Kastriotit a mund te na thote se: si ka mundesi, sipas gazetes zvicerane qe Parate e Ilir Metes si dhe floriri, zinku dhe diamantet qendrojne ne Qipro ne emer te Kastriot Ismahilit akoma, kur ato jane te ILir Metes? Pse nuk flet Kastrioti ne prokurori dhe gjykate dhe te thote te verteten?! Eshte bere lesh arapi kjo pune, por Arben Kraja nuk di gje se po te dinte, ai do bente nje mut te madh qe ne fund do ta haje vete. Bile ai nuk e di qe e ka gjiton ne Lalez Ilirin! Por si duket do ta kete dhe nje vend tjeter me vone.

          Përgjigjjuni
          1. p
            pirxh pirxh

            ahahhaahaha Bravo!!!!!

            Përgjigjjuni
          2. 1
            1

            Nje gazete serioze si kjo nuk besoj se prish reputacionin e saj per pese aspra.E sigurt qe ka shkruar ne baze te dokumentave qe i jane servirur.Kete pune e zgjith SPAK ,po fatkeqesisht ky organ doli i deshtuar ,dhe me e keqja nuk hapin krahun te vijne njerez me kurajo.SPAK nuk do frikacak

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Si ka mundesi SPAK qe e ka nje dosje te hapur per kete afere mos te alarmohet dhe te marre ne pyetje perseri kete te denuar e kedo tjeter qe kane qene pjese e kesaj afere? SPAK edhe pse Saimir Tahiri u denua nga gjykata, ata vazhdojne te ri-hapin ceshtjen e tij se gjoja nuk eshte denuar sa duhet apo per cfare duhet, por asnje hap e asnje pipetim per keto qe po flasin edhe ne arenen nderkombetare. Kjo tregon qarte qe SPAK eshte i kapur nga dyshja Berisha-Meta. Mos te flasim pastaj qe asnje nga ato tavolinat e tallavase mediatike as nuk e zuri ne goje lajmin.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Patronazhisti

                Po këtë "të mangëtën e djersitur" keni gjetur për dëshmimtare more tru-rrogëtarët e Edvinit ? Po kjo, për të soditur "kërthizën" e saj, përkul gjunjët dhe jo qafën ! Vaj medet si ka katandisur AgjitPropi I Mërobazetarit të Pështanit.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  SKAMPISTI

                  Iliri dhe Monika kane shume gjynahe.Vojsava beri mire qe u largua nga shqiperia,eshte e vetmja menyre per te shpetuar burin ,djalin dhe vehten.Kastrioti sa me shume te heshti aq me shume do te kete garanci qe te mos i ndodhi gje.Vellezerit Koka nuk do t’ja falin Monikes dhe Ilirit,ata dine ne detaje per te gjitha Zullumet dhe Poshtersit e Monikes e Ilirit.Vojsava ,vellezerit Koka e shume te tjeter qe jane victima te familjes Kryemadhi e Meta e kane transféruar betejen e tyre jashte vendit ata nuk duan te deshtojne,cdo veprim e kane te menduar mire,,ata nuk kane besim ke drejtesia dhe Lojen qe behet me drejtesin.Sali Berisha eshte shume i pezmatuar, tani qe guri po rrotulliset ,shume shpejte do ta abandonoj sa per sy e faqe Moniken dhe Ilirit,por ne realitet ata mblidhen ne darke dhe qajne hallet .Ne raste se Edi Rama nuk futet ne lojen qe po luan SPAKU , shume shpejte do te pendohet dhe fundit nuk i dihet , prisni dhe argetohuni me bemat e tyre .

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Koli

                    Cfare SPAK leshi qe kemi.Kjo e shkreta flet me emra dhe shifra,SPAKU dhe Kraja thote nuk kemi asnje denoncim per Saliun dhe Agush Ilir Meten.Hajde kulmi Korrupsionit hajde.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje