
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi sot se LSI do të nisë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Kryemadhi u shpreh se duhen vendosur në zbatim mësimet e të shkuarës ndërsa shtoi se organizimi do të nisë nga Bashkia e Tiranës.
“E megjithëse prezenca në parlament është sot modeste, LSI paraqet me peshën e saj elektorale të 25 Prillit, një superfuqi përcaktuese për drejtimin e Bashkive dhe Këshillave Bashkiakë në zgjedhjet e radhës lokale, që do të mbahen 1 vit prej sot.
Ndaj e kam thirrur këtë mbledhje me ju si delegatë të LSI në Bashkinë Tiranë, sepse është përgjegjësia jonë, duke vendosur në funksion edhe mësimet e së shkuarës, pra të 25 Prillit 2021 dhe 6 Marsit 2022, për të nisur që sot përgatitjet tona për zgjedhjet lokale që po vijnë.
Organizimi për zgjedhjet vendore 2021 do të nisë nga Bashkia Tiranë, e duke vijuar me të gjitha Bashkitë e Shqipërisë. Kam marrë një ndjesi shumë pozitive nga njerëzit që kam takuar përgjatë Shqipërisë në këto muaj, një energji të jashtëzakonshme që nuk ishte ndjerë prej kohësh.
Kjo është energjia e frymës që krijon shembulli i një opozite të vërtetë. Qytetarët në të gjithë vendin janë të lodhur me situatën aktuale dhe kërkojnë një alternative”, deklaroi Kryemadhi.
Ajo tha se sot janë shumë të qartë për tradhtinë e madhe që sipas saj pësoi opozitarizmi nga ish-kryetari i PD Lulzim Basha.
“Është një kënaqësi e veçantë për mua, që të vijmë në këtë takim së bashku, gati 1 vit prej zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit dhe pas një periudhe të gjatë, disa mujore reflektimi për situatën e krijuar nga ato zgjedhje.
Kemi organizuar në këto muaj takime me anëtarët dhe simpatizantët e LSI në të gjithë vendin. Siç edhe kemi mbajtur komunikim të vazhdueshëm me anëtarë të forcës tonë, që sot gjenden në diasporë.
Jemi shumë herë më të qartë sot, për tradhëtinë e madhe që pësoi opozitarizmi shqiptar, nga ai që ndonëse i veshur me kostumin e kryeopozitarit të paepur, në fakt kishte shitur kauzat, e kishte tregtuar shpresën për ndryshimin e Shqipërisë dhe qeverisjes së saj, sikur të ishte besimi i shqiptarëve, një gjë që mund të shitej “lirë” në tregun e gjësë së gjallë.
Kemi kuptuar qartë edhe anët e dobëta tona. Nevojën për rritjen e nivelit të organizimit, që duhet të kishim treguar në Prill 2021, për të arritur që besimin që shqiptarët kishin ndaj LSI dhe kandidatëve tanë, ashtu siç tregonin informatat dhe sondazhet e brendshme, ta përkthenim në mbështetje reale në kutitë e votimit”, deklaroi Kryemadhi.
Po ke te drejte jeni superfuqi hajdutesh dhe mashtruesish.
Nuk di çfarë bën.i janë zënë sytë e mendja i ka dalë vendit. Ç bashki ka kjo ...?
A mendoni o njerez se gruaja qe u zhgerrye rrugeve te Tiranes Nafije dybeku i leshitlikes, pa pike turpi ne mbrojtje te nje teatri gerdalle bordello 87 vjecare mund te rivije ne pushtet ? Kurren e kurres, populli shqiptar e ka hedhur nje here e pergjithmone ne koshin e plehrave cizmeparticken e drejtoreve dhe ministrave superhajdute, te gjithe te pandehur dhe prapa hekurave. Bashke me te dhe haremin e Jales me sharebajgat e neveritura Kejdi dhembcakallja, Klajda surrattepsija, Floida surratalienja, Erisa hundpinokja, Elona guri drandja e Mirdites, Brisida shurreufulla
Sot per sot ne bashki ke 0 perfaqesues,ne zgjedhjet e ardheshme te shofim po i gjati eshte zotuar tu shkrij dhe ai e mban fjalen
Mona ik futi një masazh se të filluan celulitet.
E kena pa Monika! Jeni superfuqi per te vjedhur kete popull te jashtezonshem European! To dhe deri tek anetare me iparendesishem LSI jeni gatuar me meentalitetin e hajdutit ordiner! Turp te keni! Jeni njerez te ligj qe e doni se po te jeshe ne politike je i mbrojtur! Momentalishte kurre nuk do te pranoj ty dhe Ilirin ne shtepi sikur femijet e e tu te lidheshin me femijet e mi. Tashme ndoshta se di, ne syte e njerezve ju duken familje kriminale. Jeni te frikshem Monika! Te dhjefsha parat dhe floririn qe keni!
Moni te ka ra botox-i
Ppo ik moj shurr e mbushur me botox . Mu si lenka çuko më dukesh.