Akuzoi Alibeajn në Zeni.net, gazetari në Paraguaji: Deri tani nuk posedoj asnjë provë kundër tij por i di ca gjëra edhe unë

12 Prill 2022, 14:45Politika TEMA

Akuzoi Alibeajn në Zeni.net, gazetari në Paraguaji: Deri tani nuk

Zhurma mediatike që shkaktoi dje deklarata në “Twitter” e një gazetari paraguajan për Enkelejd Alibeajn, e pasqyruar menjëherë në ZeniTv dhe Zeni.net; është zvenitur.

Pasi u kontaktua nga Hashtag.al, ai deklaroi se nuk posedon asnjë evidencë ndaj Alibeajt, por thjesht dinte disa informacione që i konsideronte si të sigurta.

Por le ta nisim nga fillimi.

Ditën e djeshme një gazetar në Paraguaji, Pedro Escobar Medina kërkonte përmes një postimi në “Twitter” nga Ministria Publike në shtetin e tij, që të hetohet mbështetja që ekonomisti Carlos Fernández Valdovinos ka dhënë ndaj deputetit shqiptar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

“Ministria Publike e Republikës së Paraguajit duhet të marrë në konsideratë të hetojë mbështetjen financiare dhe bankare të Carlos Fernández Valdovinos dhënë politikanit të korruptuar Albanes Enkelejd Alibeaj.”– shkruante ai.

Mirëpo i kontaktuar nga Hashtag.al lidhur me këtë akuzë, gazetari nga Paraguaji pranoi se nuk posedon asnjë provë ndaj Alibeajt, por thjesht dinte disa informacione.

“Informacioni për Alibeajn është i disponueshëm në dokumente zyrtare tek të cilat unë kam patur akses konfidencial këtu në Paraguaji dhe në Panama. Duhet të ketë një institucion në qeverinë e Shqipërisë që mund t’i kërkojë këto dokumente këtu në Bankën Qendrore të Paraguajit.

Gjithçka mund të them është që z.Alibeaj është një politikan i diskutueshëm – sipas burimeve dhe supozohet se është i lidhur me krimin e organizuar.

Ju duhet të rishqyrtoni publikimet e Emmanuele Ottolenghi-t për të krijuar një ide më të mirë për këto praktika të pastrimit të parave. Të afërm të Alibeajt po punojnë në administrimin e pronave të tij në SHBA, gjithmonë duke iu referuar burimeve shumë serioze.”- përgjigjet gazetari nga Paraguaji duke pranuar kështu se vetë nuk zotëron asnjë provë, por këto informacione i ka vetëm me burime.

2 Komente

  1. S
    Sara

    po ndonje ne Filipine nuk gjetet?!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mal Cori

      Këto akuza z. Alibia i janë bërë edhe nga PS, edhe nga gazeta Tema, para 5 vjetësh. I vëllai i Alibeaj, është pjesë e krimit dhe e bandave narko trafik. Dhe këtë ju e dini....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje