Paloka për Alibeajn: Të shkarkohet, po i shërben axhendës Rama-Basha dhe jo interesave të demokratëve

12 Prill 2022, 14:20Politika TEMA

Paloka për Alibeajn: Të shkarkohet, po i shërben axhendës

Deputeti i PD, që përfaqëson Komisionin e Rithemelimit, Edi Paloka në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, ka hedhur akuza ndaj Enkelejd Alibeajt  duke thënë se ai po ndjek një axhendë të kryeministrit Rama dhe Lulzim Bashës.

Paloka u shpreh se nuk mundet që Alibeaj të jetë me kryetar i grupit parlamentar, pasi Kuvendi i 11 dhjetorit e ka shkarkuar.

"Është një mbledhje e grupit të PD që orientohet nga ai që deri më sot drejton grupin parlamentar jo me agjendë të PD, por me agjendën e Kongresit të PS. Alibeaj flet të flasë gjoja për bashkimit, ka parashikuar bashkimin dhe fillon mbledhjen me agjendën që la Edi Rama, përjashtimin e deputetëve të PD. Si të flitet për bashkim ku fjalët e parë të Alibeajt janë që këta deputetë janë të përjashtuar. Në këto kushte, Alibeaj ka shkelur të gjitha parametrat që i lejohen edhe një kryetari grupi.

Alibeaj nuk mund të jetë kryetar grupi, sepse është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Në statutin e PD, është e qartë që vendi i kryetarit është paralele me atë të nënkryetarit. E kemi pranuar për të mos krijuar klimë përçarëse.

Jemi ne ata që kemi bërë thirrje për bashkim. E kemi pranuar atë për këtë arsye. Për të mos filluar përçarje të PD, por për të bashkuar çdo gjë që u prish nga Basha dhe ata që i shkonin dhe për fat të keq, po i shkojnë mbrapa. PD e drejton Komisioni i Rithemelimit, me të gjitha kompetencat që ka një komision i tillë për të marrë të gjitha vendimet e duhura në funksion të PD, siç është edhe shtyrja për 30 prillin, që ishte një tentativë për të afruar sa më shumë demokratët. Është një grup prej 2 deputetësh që ndjekin agjendën Basha-Rama. Pjesa tjetër e grupit kërkojnë bshkim dhe normalizim të punës të PD.

Ne si komision kemi bërë propozim tjetër, meqenëse ne kemi miratuar në Kuvend që deputetët s’duhet të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar, ne do të kërkojmë që deputetët të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar, pa u votuar. Zoti Alibeaj e ka sjellë situatën në këtë pikë, madje jo vetëm po ndoqën me atë agjendë që nuk është e PD, por e Edi Ramës.

Janë kryer veprime banale dhe tregojnë mentalitetin si po ecën ky grup i vogël. Alibeaj ka bërë një numër emërimesh me kokë të tij. Ka arritur deri aty sa në Qarkun e Gjirokastrës, ku kemi deputet Tritan Shehu, ka shkuar ka emëruar një sekretar që i bie të jetë i Shehut. Kjo tregon mentalitetin që po ecin këta njerëz, që nuk i shërbejnë interesave të PD. Nuk ka asnjë logjikë juridike dhe ligjore që të rrëzohet vendimi i mbi 4 mijë delegatëve të PD. Vendimin e kanë marrë anëtarët, delegatët. Ne do të ndjekim të gjitha hallkat e drejtësisë. Ne nuk përjashtojmë asnjeri, e kemi thënë ditën e parë. Kur një njeri ndjek agjendën e Edi Ramës, nuk mund ta bësh”, tha Paloka.

5 Komente

  1. B
    Ballisti Ali- beu

    BALLISTI E KA KAPUR BUKUR FILMIN PO FITOJE GJYQIN QE NORMALISHTE DO TA FITOJE, NGELET NE FUQI PERJASHTIMI I KRIMINELI BERRISHA ISH PD , NDAJE KETA I BEJNE PRESIONE BALLISTIT TE TERHEQI PADINE QE TE NGELET NE FUQI GJYQI GJYQTARE ' SHOFERI TE BERRISHES . PO BALLISTI DO FITOJE KOT E KA NON GRATA QE LODHET

    Përgjigjjuni
    1. K
      K

      I shloi qentë berisha të kafshojne alibeajn, se i prish i planet. Jepi të qarta instruksionet se një ditë do kthehen te kafshojne ty si qent e toger Lukashit.

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1

        Aktor Paloqja qe ka lene mjeker.Regjizor:Sali nongrata.Skenarist Sali nongrata .Skena selia e pd

        Përgjigjjuni
        1. c
          cfar shkarkim o Ploka denoheni me vdekje tradhetar

          cjan kto gjona me PD-n dikur hiqeshin qafe mrena nates kundershtaret e shpellarit demokrate sot Paloqa i lutet ! Dhe kujt nji bixhuli katundi si alibeaj qe do arrestohet per aferene me bashen qe kan nis Miljomat e Buxhetit ne paraguaje ti shumfishojne . O bo nami na mbyten katnaret e shpellart na shpartallun Thesaret e Bankat

          Përgjigjjuni
          1. S
            Student

            O Paloqe he mer dreq ne fshataret e Kavaja se go gjene e ke i dojo raki te paster. Ca te duhet ty politika!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje