
Deputeti Flamur Noka ka deklaruar në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së se bashkimi i demokratëve do të thotë rikthimi në normalitetin e para datës 9 Shtator.
Noka është shprehur se ish-kryetari Lulzim Basha mori vendim individual por me largimin e tij bie edhe vendimi për përjashtimin e Sali Berishës.
“Bashkimi i demokratëve domethënë rikthimi në normalitetin para 9 shtatorit. Ish-kryetari mori vendimin individual pa pyetur institucionet, mori edhe faturën individuale me ikjen.
Bashkë me të ikën edhe çdo vendim që ai ka marrë. Bashkim domethënë tërheqje nga ankimimet pasi drejtimin e vendos vota.
Pas datës 6 Mars ne që dolëm shumicë kemi bërë thirrje vetëm për bashkim. Kryetari i grupit me ndonjë tjetër ka vazhduar axhendë tjetër përçarëse”, ka thënë Noka.
Presione per te terhequr ankinimin .......keta nane organizate kriminale .
Jepini nje dore valanidh te haje Muli , dhe mos e nevrikosni shume se hipen ne peme dhe veshtire se zbret poshte pastaj .... E vaj me det , po priti Shqiperia te beje prokopi me Mul Noken dhe Paloken ka mare fund .....