REPLIKAT/ Gazment Bardhi përplaset me Flamur Nokën: Unë jam në partinë time, nuk të marr leje ty

12 Prill 2022, 17:29Politika TEMA

REPLIKAT/ Gazment Bardhi përplaset me Flamur Nokën: Unë jam

Ka vijuar me debate me tone të larta mbledhja e grupit parlamentar të PD i mbledhur ditën e sotme në selinë blu.

Gazetari Mariglen Kume raporton se deputeti Flamur Noka ka replikuar me sekretarin e Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi.

Ai e ka bërë Bardhin fajtor për gjendjen ku ndodhet sot Partia Demokratike.

Ky i fundit ka thënë se nuk i merr leje askujt pasi është në partinë e tij ndërsa ka ironizuar qëndrimin e Grupit të Rithemelimit në lidhje me vendimin e gjykatës.

Flamur Noka: Ti je shkaktar i kësaj gjendje.

Gazment Bardhi: Unë jam në partinë time, nuk të marr leje.

Kur erdhët ditën e vendimit gjyqësor thatë se vendimet e gjyqit zbatohen. Sot thoni gjykata është e Ramës.

Ervin Salianji: Është një mbledhje që duhej zhvilluar 2 javë më parë!

Çdo mbledhje pa axhende duket si mbledhje për axhenda okulte, produkti që jem kjo mbledhje nuk duhet të prodhojë më shume paqartësi, më shume mjegull dhe më shume ndasi!  Personalizimi i mbledhjes i shërben krijimit të ndasisë dhe propogandimit ne publik të ndarjes.

Duhet t’iu them disa elementë; ne kemi bërë një rrugëtim të ndryshëm për disa muaj; para 2 javëve ka pasur një vendim gjykate, njëra palë thote nuk e njoh, por ndërkohë prej dy javesh nuk e ka thërritur pjesën e grupit që mendon kështu, as kryesinë e partisë, nuk e ka mbledh as degët, çuditërisht dorëzuan dhe çelsat duke e bëre fakt vendimin!

Gjendja dhe prania e çdo deputeti këtu ka berë fakt një gjendje të re, sot gjendja faktike po tregohet nga të gjithë kolegët që folën. Po i kërkohet Komisionit të Rithemelimit të bëjë pjesë të procesit deputetët dhe nuk po i kërkohet askujt tjetër.

Problemi themelor që ka partia sot janë plagët në bazë, ne duhet t’i japim mundësi çdo demokrati të garojë në një proces të besueshem dhe ku janë gjithe palët. Bashkimi vjen duke u bërë proces i përbashkët.

Po ju kerkoj dhe diçka si kolegë,  secili prej jush është në të drejten e vet për sa kohë flet në cilësi personale dhe  jo në emër të grupit, por zoti Berisha duhet të ndalen sulmet ndaj ambasadores amerikane dhe çdo përfaqësuesi të Shteteve të Bashkuara.

Problemet ja kemi shkaktuar njëri-tjetrit, nuk mund të shpallim fajtorë ambasadorët për gabimet e dikujt.

Na ka ndarë jo mbeshtetja ndaj një personi, por mbështetja që i kemi dhënë sigles dhe puna për demokratët.

Flamur Noka nga ana tjetër ka deklaruar në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së se bashkimi i demokratëve do të thotë rikthimi në normalitetin e para datës 9 Shtator.

Noka është shprehur se ish-kryetari Lulzim Basha mori vendim individual por me largimin e tij bie edhe vendimi për përjashtimin e Sali Berishës.

Ai ka shtuar se bashkë me kolegët e tij kanë vazhduar thirrjet për bashkim pas datës 6 mars, ndryshe nga kreu i grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj.

“Bashkimi i demokratëve domethënë rikthimi në normalitetin para 9 shtatorit. Ish-kryetari mori vendimin individual pa pyetur institucionet, mori edhe faturën individuale me ikjen.

Bashkë me të ikën edhe çdo vendim që ai ka marrë. Bashkim domethënë tërheqje nga ankimimet pasi drejtimin e vendos vota.

Pas datës 6 mars ne që dolëm shumicë kemi bërë thirrje vetëm për bashkim. Kryetari i grupit me ndonjë tjetër ka vazhduar axhendë tjetër përçarëse”, ka thënë Noka.

8 Komente

  1. S
    Skenderbegasi

    Saliu ka nje pit bulle te shkelqyer Kukesi pa maske, sa here ndjen zhurma frike I zoti ai leh serbisht besnikerishte.

    Përgjigjjuni
    1. r
      raul

      Vetem po te kete Greten prane ai behet pule, ish drejtoreshen e kultures ne kabinet qe e mori nga rruga si kengetare tallava, . Sa kohe ky pitbull i pds do lehe ne pd aq me e pamundur behet shpresa per nje pd ne pushtet. Ky ka hijen e Herman Geringut te Rajhut te trete dhe sa here del ne ekran ne nderrojme kanalin se na duket se pas tij do dale Fyrheri.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arber iliri

        Ky kërkon PD kundër USA.Ka premtu tek UDB kur e burgosën 40 ditë.Mos harroni o milet ka qenë në burg 40 ditë , UDB e lëshoi mbasi firmosi.

        Përgjigjjuni
        1. a
          alphade

          Rauloooo ky Noka eshte fena e Herman Geringut dhe eshte mediokritet politik e historik te krahasosh nje mize kali me nje elefant si Geringun ! Beringu kishte tru pa koke kurse ky i yni ka vetem nje kafke pa asnje neurone, per bese veje bast per kete. Ky eshte thjeshte nje koqe gomari me kafke katrore . Ptuuuuuu race e felliqur malokesh qe s’kane asgje te perbashket me malesoret: trima, besnike dhe bujare …!

          Përgjigjjuni
          1. a
            alphade

            Rauloooo ky Noka eshte fena e Herman Geringut dhe eshte mediokritet politik e historik te krahasosh nje mize kali me nje elefant si Geringun ! Beringu kishte tru pa koke kurse ky i yni ka vetem nje kafke pa asnje neurone, per bese veje bast per kete. Ky eshte thjeshte nje koqe gomari me kafke katrore . Ptuuuuuu race e felliqur malokesh qe s’kane asgje te perbashket me malesoret: trima, besnike dhe bujare …!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Monitor

              Muli eshte i lezetshme kur pi kafe, por eshte cope idioti, skllav, shkurt trap! S'can shume trapin per shqiptaret! Serbet ne 89 kane punuar mire me jete hajvan.

              Përgjigjjuni
              1. g
                goni

                Jepi Gazi, je krenaria e grave te PD-se.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkodra Loce

                  Keshtu u pafsha ,çik e cope. Derra!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje