Nard Ndoka 'tradhton' Berishën: Nuk e mbroj dot, le të merren avokatët e vet me të

26 Tetor 2023, 18:57Politika TEMA
Nard Ndoka 'tradhton' Berishën: Nuk e mbroj dot, le të

Hetimi i Sali Berishës për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në Tiranë për kreun e PDK Nard Ndoka është pozitive. I ftuar në “Studio Live” në Report Tv Ndoka tha se shkëlqimin e këtij reagimi të SPAK e “sfumon” sipas tij veprimi me regji, e këtu iu referua mënyrës sesi shkuan në selinë e Rithemelimit agjentët për t’i komunikuar Berishës caktimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje.

“Është pozitive që SPAK po reagon. E kemi pritur që edhe politika të tronditet nga ky realitet plogështie. Shkëlqimin ia heq që njëra palë e ka kapur dhe po vijon me regji. Por fakti  që SPAK po heton është poizitive”, tha ai.

Sa i përket mënyrës se si u përball Berisha në Gjykatë duke mos shkuar personalisht dhe më pas duke e bojkotuar procesin edhe nga ana e përfaqësuesve të tij ligjorë, Ndoka i jep të drejtë.

“E para Berisha ka dërguar avokatët e tij. Berisha vërejti që të dielën shkuan dy personazhë me letër te PD. Pse? Me kriju frikë terror... 

Nëse kjo s’do kishte ndodhur ai do merrte pjesë. Kushtetuta është mbrojtje e veçantë sidomos për opozitën. Mazhoranca sulmon opozitën prandaj mbrojtja është krijuar më shumë për të mbrojtur opozitën”, tha Ndoka në Report Tv.
Sipas kreut të PDK edhe arrestimi i Jamarbër Malltezit në Rinas është bërë për shoë.

“Edhe arrestimi i familjarit të Berishës është bërë me show. Ai po priste bashkëshorten e tij.”
I pyetur nëse do të ndjekë aksionin e opozitarëve që mbështesin Berishën në këtë betejë të tij me ligjin, Ndoka u tregua i tërhequr.

“Unë jam në opozitë dhe do mbështes çdo aksion opozitar. Kurse për Berishën atë e mbështesin vetëm avokatët e Berishës, ata kanë për mision që ta përfaqësojnë dhe ta mbështesin. Në politikë, te pjesa politike është tjetër aksioni i opozitës. 

Nëse unë që kam një karrierë, jam jurist e shoh dosjen dhe e kuptoj që kjo dosje e fajëson zotin Berisha kushdoqoftë, nesër edhe një mik i imi apo Berisha, apo dhe unë vetë, nëse fajësohet unë nuk e mbështes as politikisht as proceduralisht në asnjëlloj mënyre. 

Në këtë aspekt nëse unë e shikoj. Më tha një deputet i PS me këto procedura që akuzojnë sot Berishën kryetari jonë Edi Rama duhet të dënohet mbi 100 vite”, shtoi Ndoka.

6 Komente

  1. o
    ooooooo si keshtu bre Nord Nocka !

    na zhgenjeve pasha allaun , s'e kena prit nji ket tradhti qi i bo babait tat ,qi t'bani nga Elektrout - Minister Shendetcie hahahahahaha mar harramseze .po kshtu e kin ju nga ato hane ,tradit tradhtine, allahu te vrafte ishallah

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dominote me vete ! je ok .

      Ta ben bytha pse pse ! do te behen dhogari edhet ty nga SPAK Drejtesia e re ! dhogarite ! nese je i paster je ok nese jo sebashku me plakun Mero ! Dominote mos i haro se skalohet koha kollaje !

      Përgjigjjuni
      1. C
        Con rakia

        Si tru peshk që është Nardi paska fol drejt ja le ligjit dhe avokatëve po ju doni të marrin armët

        Përgjigjjuni
        1. n
          nard ndoka

          "Më tha një deputet i PS me këto procedura që akuzojnë sot Berishën kryetari jonë Edi Rama duhet të dënohet mbi 100 vite."

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loni

            Por kush e mer serseriozisht kete budallen e stalles derrave te malaise madhe, more a man!?!?!?!?!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Demotakercita

              Te gjithe bertasin qe "deputetet tane" te mos kene imunitet por,te nbrohen si gjithe njerezit e thjeshte.Te gjithe keta "burra e gra" kur vjen dita e gjykimit mbahen pas imunitetit.Ky eshte rasti i Z.Bersha (njerut qe ka 33-vite qe i ben karshillek ligjeve.Ai asnjeher nuk ka shkuar ne gjykate,as per deshmi).Ky eshte rendi DEMOTAKERCITA i Saliut,A.Ametajt,I.Meta(J) e te tjere Ky nuk eshte shtet.Forca e ligjit duhet te veproj.A do te ndodhte i njejti qendrim i Gjykates sikur ta sfidonte nje qytetar i thjeshte?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje